Të Fundit
Nuk ishte dashuri në shikim të parë, por dashuri pa shikim

Nuk ishte dashuri në shikim të parë, por dashuri pa shikim

Udhëtarët e autobusit  shikonin me simpati deri sa gruaja e re dhe atraktive me bastun të bardhë kujdesshëm hynte në autobus. Shoferit ia pagoi biletën dhe  me ndihmën e duarve ecte ngadalë të gjejë ulësen për të cilën i thanë që ishte e lirë. Mandej u ulë, vendosi çantën anash dhe shkopin pranë këmbëve.

Kaloi një vit që kur Safija, tridhjetë e katërvjeçare humbi të pamurit nga diagnoza e gabuar mjekësore dhe u hedh në botën e errësirës, zemërimit, frustrimit dhe vetë-keqardhjes.

Safija nganjëherë plotësisht e pavarur, ndërsa në moment ndjehej e mallkuar për shkak të lojës së fatit e të bërit e paaftë, dhe barë e tjerëve rreth saj. “Si mund të më ndodhte kjo?”, pyet veten deri sa zemra i mbushet me zemërim. Pa marrë parasysh dhe sa do qoftë të qajë apo zemërohej, e dinte të vërtetën e hidhur se shikimi nuk do t’i kthehej asnjëherë. Mirëpo, mjegulla e depresionit fluturon mbi shpirtin e dikurshëm optimist të Safijes. Çdo ditë e kaluar paraqiste një ushtrim frustrimi dhe rraskapitjeje. Ndërsa ajo që e shtynte të përmbahej ishte bashkëshorti i saj Mehmedi.

Mehmedi ishte oficer forcave ajrore dhe ai e dashuronte Safijen me gjithë zemër. Kur ajo humbi të pamurit ai e shikonte gruan e tij si fundosej në dëshpërim dhe ishte i vendosur t’i ndihmojë që të fitoj fuqi dhe vetëbesim të cilën e kishte më se të nevojshme.

Angazhimi profesional ushtarak, Mehmedin e kishte mësuar mirë si të përballoj situata të tilla të ndjeshme, edhe pse e dinte që ky rast paraqiste betejën më të rëndë me të cilën përballej.

Më në fund Safija ndjehej e gatshme që të kthehej në punë, mirëpo si do të vinte deri te vendi i punës? Ajo më herët udhëtonte me autobus, mirëpo tani është e frikësuar se si do të udhëtonte e vetmuar në qytet. Mirëpo, Mehmedi e dërgonte atë deri tek puna, edhe pse vendet e punës i kishin në anë krejtësisht të kundërta të qytetit.

Në fillim, kjo ngushëlloi Safijen dhe nevojën e Mehmedit për ti ofruar mbrojtje gruas së tij të verbër i cila ishte i pasigurt për të kryer madje detyrën më të vogël. Ai e dinte se kjo punë ishte shumë e vështirë dhe e shtrenjtë. Safija duhej përsëri të udhëtojë me autobus, ia pranoi veten së tij. Por e kishte problem si t’ia përmend asaj. Ende ishte mjaftë e brishtë dhe e zemëruar. Mu ashtu siç mendoi Mehmedi, ajo tmerrohej nga udhëtimi me autobus. “Unë jam e verbër”, i përgjigjej me trishtim. “Si do ta dijë nga të shkoj? Më duket sikur dëshiron me më lënë mua”.

Këto fjalë i thyenin zemrën Mehmedit, mirëpo e dinte çfarë duhet bërë. Mehmedi i premtoi Safijes që për çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje do të udhëtonte me të në autobus, deri sa të ketë nevojë, deri sa Safija të mësohet. Dhe mu kjo ndodhi…

Dy javë të tëra, për çdo ditë Mehmedi me uniformën ushtarake e përcjellke Safijen deri te puna. Mehmedi e mësoi Safijen si duhet mbështetur në shqisat e tjera, në veçanti shqisën e dëgjimit, ashtu që të njoh ku gjendet dhe si duhet t’i përshtatet mesit të ri. Mehmedi i ndihmoi të shoqërohet me shoferin e autobusit i cili mund të përkujdesej dhe të ruaj një ulëse për të. Mehmedi e bënte të qesh Safijen, madje edhe atëherë kur ajo pengohej në dalje nga autobusi, apo kur i binte çanta. Pasi e lente Safijen, Mehmedi me taksi shkonte në zyrën e tij.

Edhe pse ky udhëtim ishte i shtrenjtë dhe i mundimshëm, Mehmedi e dinte se është në pyetje koha kur ajo do të mësoj udhëtimin me autobus. Mehmedi kishte besim tek Safija, meqë e njihte atë që para se ta humb shikimin; gruan e cila nuk frikësohej nga asnjëfarë sfide dhe asnjëherë nuk hiqte dorë. Përfundimisht Safija vendosi se është e gatshme të tentonte të udhëtoj.

Erdhi e hëna në mëngjes, dhe para se të niseshin, Safija e përqafoi Mehmedin, përcjellësin e tij të përkohshëm me autobus, bashkëshortin dhe shokun më të mirë përcjellës. Sytë ishin përplot falënderime për shkak të përkushtimit, durimit dhe dashurisë së tij dhe nisën rrugën. E hënë, e martë, e mërkurë, e enjte… Çdo ditë kalonin për mrekulli dhe ajo asnjëherë nuk ishte ndjerë më mirë. Mandej filloi të udhëtoi krejtësisht e vetme!

Të premten, si zakonisht Safija udhëtonte për në punë me autobus, dhe deri sa priste të del nga autobusi, shoferi i tha: “Motër, unë të xhelozoj.” Safija nuk ishte e sigurt që flet shoferi i flet asaj. Në fund të fundit, a mund dikush në Botë t’i xhelozoj një gruaje të verbër e cila mezi mbijeton vitin e fundit? Me kureshtje, pyeti shoferin: “Pse the që më keni zili?” Shoferi u përgjigj: “Ju me siguri ndjeheni shkëlqyeshëm kur aq mirë kujdesen dhe ju mbrojnë.” Safija ende nuk e kishte të qartë ku e ka fjalën shoferi dhe e pyeti: “Pse mendoni ashtu?” Shoferi iu përgjigj: “E dini, një zotëri me uniformë ushtarake për çdo ditë qëndronte në skaj dhe ju përcjellke si dilni nga autobusi. Vërente a do ta kaloni e sigurt rrugën dhe mandej ju përcjell me shikim deri sa hyni në ndërtesën ku punoni. Mandej ju përshëndet dhe ik. Ju jeni një grua shumë me fat.”

Lotët filluan të rrjedhin në faqet e Safijes. Meqë, edhe pse sytë e Safijes fizikisht nuk mund të shikonin, ajo gjithmonë e ndjente prezencën e Mehmedit. Safija ishte shumë e lumtur që ai ia dha një mirësi më të madhe se shikimi, mirësinë e dashurisë e cila mundëson depërtimin e dritës atje ku është errësirë.

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” [Et-Teube, 71]

 Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)