Pas vdekjes së babait, djali e çoi nënën e tij në shtëpi të pleqve, dhe nganjëherë shkonte e vizitonte.
Një ditë e mori një ftesë nga shtëpia e pleqve ku e njoftonin se nëna e tij ishte në prag të vdekjes. Ai menjëherë shkoi në shtëpinë e pleqve që të paktën edhe një herë ta shohë nënën e tij të gjallë.
Pasi që i dha selam dhe e puthi, ai e pyeti atë:
“Oj nënë, më thuaj çfarë dëshiron që të bëj për ty?”
Ajo u përgjigj:
“O biri im, më vjen mirë që ma bëre këtë pyetje. Dëshiroj që t’i instalosh ventilatorët në shtëpi të pleqve dhe të blesh frigoriferë, në mënyrë që banorët e shtëpisë të kenë ku ta mbajnë ushqimin dhe pijet. Sa herë kam ra në gjumë e uritur!”
Djali u befasua nga fjalët e nënës së tij, andaj e pyeti:
“Mirëpo, nënë, pse po mi thua këto fjalë në momentet e fundit të jetës tënde, pse nuk je ankuar më herët për kushtet e këqija?”
Nëna iu përgjigj me pikëllim:
“O bir, kjo nuk është problem për mua. Unë tashmë jam mësuar me nxehtësinë dhe me urinë. Mirëpo, unë po kujdesem për ty, andaj po të paralajmëroj me kohë që t’i përmirësosh kushtet e jetesës në këtë shtëpi. Kjo do të nevojitet ty kur në pleqërinë tënde bijtë e tu do të vendosin në shtëpi të pleqve.”
Përkthim: Miftar Ajdini