Para martese nuk turpëroheshe t’ia shpallësh dashurin
Kurse tani pse e fsheh dashurin ndaj saj!
Para martese e bëje të ndjehej si një engjëllush
kurse tani si një robëresh!
Para martese një orë mendoje për një mesazh
kurse tani nuk mendohesh fare a e lëndon!
Para martese ia plotësoje çdo dëshir
kurse tani ia refuzon çdo fjalë!
Para martese i bleje dhurata
kurse tani i bërtet pse kërkon para për një fustan!
Para martese flisje me ëmbëlsi
kurse tani fjalët e tua nuk kan shije!
Para martese ëndërronim së bashku ardhmërin tonë
kurse tani për asgjë nuk bisedon me mua!
Para martese asgjë nuk të pengonte tek unë
kurse tani çdo gjë.
Para martese ishe njeriu më i mirë në botë
dhe besoj se ende je i till
e di që brengat e jetës të mundojnë
më lejo që në jetë të të ndihmoj
sepse unë ende besoj se ti je princi im
i cili mi dhuronte krahët të fluturoj.