93 vjet më parë, ose më saktësisht, më 3 mars të vitit 1924, kalifati islam është fshirë nga harta, pasi që i shërbeu botës muslimane për 1350 vjet, shkruan Worldbulettin.
Pavarësisht nga fakti se Sulltanati osman u hoq zyrtarisht në nëntor të viti 1922., udhëheqësi i dinastisë osmane vazhdoi të mbajë titullin e kalifit të të gjithë botës muslimane.
Abdulmexhidi e mori titullin nga kushëriri i tij Sulltan Mehmet Vahdetini, i cili u rrëzua në nëntor të vitit 1922, në të njëjtën kohë me heqjen e Sulltanatit, Abdulmedxhidi u emërua në post nga Asambleja Kombëtare Turke menjëherë pas kësaj, por vetëm pak kohë i gëzoi kompetencat e kufizuara.
Në pajtim me aktgjykimin që është bërë nga ana e parlamentit turk, më 03 mars të vitit 1924, pozita e kalifit u hoq zyrtarisht, dhe kalifit të fundit, Abdulmexhidit, dhe familjes së tij i është urdhëruar të largohen nga Turqia.
Abdulmexhidi dhe familja e tij u arrestuan menjëherë dhe u vendosen në trenin e parë për Zvicër. Por, pasi Zvicra ua ndaloi hyrjen, ata nuk kishin zgjidhje tjetër përpos të vendoseshin në Francë.
Kalifi i fundit mbeti në Francë për 20 vjetët e ardhshme, derisa në vitin 1944 vdiq nga një atak në zemër. Vajza e tij ka udhëhequr fushatën shumëvjeçare që ai të varroset në atdheun e tij në Turqi, por presidenti i atëhershëm Ismet Inonu refuzoi.
Pasi që Abdulmexhidi u rrëzuar dhe u dëbua nga Turqia, mbreti Husein bin Ali i Hixhazit (Arabia Saudite e sotme), u shpall kalif, duke pasur parasysh se ai ishte kujdestari i dy haremeve të shenjta, në Mekë dhe Medinë. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, në vitin 1925, familja Saud ka sulmuar nga drejtimi i rajonit Nexhd dhe e dëboi mbretin Husein nga vendi.
Edhe pse kujdestari i ri i dy haremeve, familja Saud, kishte fuqi të konsiderueshme për të deklaruar kalifatin, në vend të kësaj, familja saudite zgjodhi titullin e “Mbretit”, duke mos pranuar zyrtarisht pushtetin në gjithë botën muslimane, por vetëm në mbretërinë e tyre.
Esat Rexha
(Breziiri)