Kur’ani është i qartë në sqarimin e qëllimit të Ramazanit, i cili është ringjallje e devotshmërisë, është përsosuria dhe kalitja e shpirtit të besimtarëve.
Kur një person agjëron, ai e kontrollon veten, përmbahet nga dëmtimi i njerëzve dhe gjithashtu zotohet të bëjë punë të mira, dhe kushdo që dëshiron ta dijë suksesin e tij në këtë muaj, le të mat jetën e ramazanit sipas këtyre tri kritereve.
1. Kontroll ndaj vetës
2. Përmbajte nga dëmtimi i tjerëve
3. Të vepruarit mirë
Ramazani vjen të merret, në një farë mase, me “krizën e sjelljes”. Shpesh myslimanët kanë një karakter pozitiv, qoftë në adhurime apo marrëdhënie, dhe ngushëllimi i tyre në të është “unë jam agjërushëm”, siç ishte porosia profetike për agjëruesin, i cili mund të ballafaqohet me ndonjë ofendim a provokim.
Thellësia e kuptimit të Ramazanit civilizues qëndron në nivelin e përfaqësimit të dy elementeve:
a) Ndalimi i çfarëdo lëndimi ndaj tjetrit
b) Të vepruarit mirë!
Nga: Halil Avdulli