Një sasi e pallogaritshme informacionesh të studiuara vërshojnë drejt nesh natë e ditë. Ato na përcillen nëpërmjet mediave të ndryshme, audio dhe vizive. Një stil jetese po na imponohet, i cili është krejtësisht i modeluar dhe i krijuar nga të tjerët.
Por, cili është roli i gjithë kësaj në formimin dhe krijimin e njeriut dhe shoqërisë së re?
Si ndikon e gjitha kjo në vendim marrjet e këtij njeriu?
Në një studim të parë për nga lloji i tij, studiuesit dhe shkencëtarët e institutit Maks Planck, zbuluan se vendimet tona merren në pavetëdijen tonë, shtatë sekonda para se ti marrim në vetëdijen tonë.
Pjesëmarrësit në studim, ishin të lirë të përdorin dorën e djathtë ose të majtë për të shtypur një buton që gjendej para tyre. Në momentin që ata do të vendosnin se cilën dorë do të përdornin, ata do të sinjalizonin studiuesit. Falë rezonancës funksionale magnetike, studiuesit arritën të përcaktojnë me saktësi shtatë sekonda para se personi të vendosë me mendjen e tij të vetëdijshme, se cilën dorë do të përdorë për të shtypur butonin.
Si ndodhi kjo?
Bruce Lipton, profesor i biologjisë pranë universitetit të Standaford, e krahason punën që bën pavetëdija, me një kompjuter i cili mban një sasi të madhe sjelljesh, shumica e të cilave janë programuar në vitet e para të jetës së njeriut.
Vetëdija mendon në mënyrë të lirë dhe krijon ide dhe mendime të reja, jashtë kutisë (out of the box). Ajo është përgjegjëse për proceset që kanë nevojë për llogaritje. Ajo operon me shpejtësinë 40 bet në sekondë. Bet, është njësia më e vogël matëse e informacioneve dixhitale, shifrore.
Sakaq, mendja e pavetëdijshme, nuk mund të dalë jashtë kuadrit me të cilin është programuar. Ajo reagon dhe përgjigjet në mënyrë krejt automatike, e shkëputur nga kontrolli i mendjes se vetëdijshme. Shpejtësia e procedimit të saj është 40 milionë bet në sekondë. Duket qartë që ajo është shumë herë më e shpejtë sesa mendja e vetëdijshme.
Është pikërisht mendja e pavetëdijshme ajo që formon stilin tonë të jetesës. Shkencëtarët thonë se 95-99% e vendimeve, sjelljeve, emocioneve, reagimeve dhe ndjesive tona, bazohen tek aktiviteti i pavetëdijes. Që këtu, pavetëdija jonë kontrollon edhe ritmin e rrahjes së zemrës, frymëmarrjes dhe të gjithë funksioneve të tjera të pavetëdijshme në trupin e njeriut.
Aktivitetin e pavetëdijes dhe të vetëdijes, mund ta krahasojmë me mësimin e diçkaje për herë të parë, si guidimi i makinës. Në ditët e para, personi që po mëson makinën, e ka të pamundur të bëjë diçka tjetër, si të biseduarit rreth një teme që kërkon përqendrim. Por me kalimin e kohës, personi e ka të lehtë të bisedojë edhe në telefon gjatë guidimit, madje edhet të dërgojë mesazhe. Kështu, guidimi i makinës kaloi nga vetëdija tek pavetëdija dhe vetëdija çlirohet për aktivitete të tjera dhe mund të flasë edhe në telefon.
Si mund ta programojmë pavetëdijen tonë?
Vetëm me përsëritje dhe jo me logjikë mund të ndryshojë njeriu. Po, të përsëritet një stil i caktuar jete, derisa të shndërrohet në zakon. Kjo nuk ka nevojë fare për përqendrim dhe logjikë. Del nga shtëpia, nget makinën dhe veç kur e sheh veten para zyrës. Këtë, njeriu mund ta bëjë edhe me veprat, moralet, virtytet dhe me gjithçka tjetër në jetë.
Një formë tjetër, është ajo që shkencëtarët e kanë zbuluar kohët e fundit: ndikimi që ushtrojnë lutjet (namazi) në pavetëdijen e njeriut. Është zbuluar se lobi që aktivizohet gjatë përhumbjes në namaz, është ai frontal, i cili është përgjegjës për emocionet dhe ruajtjen e përvojave të reja. Që këtu u vërtetua aftësia e namazit dhe lutjeve në infiltrimin e të pavetëdijshmes, duke e riprogramuar atë me kujtesë dhe emocione të reja, për të rikrijuar një stil të ri jetese.
Pavetëdija është shumë herë më e fuqishme dhe më e shpejtë sesa vetëdija. Konkluzionet e përvojave tona të mëparshme dhe gjithçka tjetër që memorizohet si besimet, bindjet, idetë, virtyte, vese dhe tipare, jemi ne që i kemi lejuar të formohen, njëlloj siç u lejojmë syve të shohin dhe veshët të dëgjojnë.
Nëse dikush do të orvatej të hedhë mbeturinat e tij në shtëpinë tonë, do i shpallnim luftë dhe do të bënim çmos që ta ndalojmë. Sakaq, trurin dhe mendjet tona i lëmë të hapur për këdo që do ti shkelë dhe të hedhë brenda çfarë të dojë.
Që këtu kuptojmë çdo të thotë që të familjarizohesh me gjynahut dhe të keqen. Kështu shpjegohet fakti kur e keqja nuk të bën më përshtypje. Kjo na bën të shtrojmë pyetjen tjetër: A është e mundur që pavetëdija të jetë “shoqëruesi – elkarijn” të cilin e formuam vetë ne, falë veprave tona? A është ky interpretimi i faktit që gjatë Ramazanit, muajit kur prangosen shejtanit, mes njerëzve ka gjynahqarë dhe vepra të liga?
Është ai “bashkëshoqërues” i cili nuk shqitet njeriut dhe e shtyn të vazhdojë të njëjtin stil jetese si më parë.
Përgjegjësia jonë shoqërore konsiston në formimin e ambientit të përshtatshëm dhe pjellor për prodhimin e një arsyeje e cila nuk del nga shinat e të natyrshmes me të cilën i ka krijuar Zoti njerëzit. Beteja e vërtetë me të cilën përballet çdo popull në çdo kohë, nuk është beteja e pushtimit të tokave, por është beteja e pushtimit të mendimit dhe trurit, nuk është beteja e zëvendësimit të një populli nga një tjetër, por është beteja e zëvendësimit të një ideje me një tjetër, një parimi në vend të një tjetri, një besimi në vend të një tjetri. Njeriu është fuqia dhe motori i jetës, është ai që sulmon dhe mbrohet. Sakaq toka, nuk ka vullnet dhe dëshirë, ajo thjesht i përgjigjet dinamikës së njeriut.
Nëse dëshiron të pushton një popull, pushto mendjen dhe trurin e tij, pushto vullnetin dhe vendosmërinë e tij, pushto besimin në çështjet e tij. E nëse ia arrin kësaj, tokat dhe territoret e tij do të vijnë me vrap drejt teje.
Dr Velid Fethij
Perktheu: Elmaz Fida