Ekzistojnë fëmijë të cilët me gjithë qejf i bëjnë detyrat e shtëpisë, por për fat të keq të prindërve, dukshëm më i madh është numri i atyre që kanë qejfe tjera para mësimit dhe kryerjes së detyrave të shtëpisë. Që të mund t’i motivoni në fillim të vitit shkollor t’i bëjnë ato me qejf dhe të zbaviten, ekspertët rekomandojnë që fëmijëve të shkollës t’u sigurohen disa kushte:
- Hapësira tërheqëse e punës – Sikur të rriturit, ashtu edhe fëmijët janë më produktiv kur punojnë në një hapësirë tërheqëse dhe kreative, ndaj lejoni që ata vetë ta rregullojnë atë hapësirë nëse kanë dëshirë. Ndërsa disa fëmijë pak më të vjetër, kanë qejf detyrat e shtëpisë t’i bëjnë në tryezën e kuzhinës. Lejoni edhe atje të mësojnë, por bëjua me dije që pas kryerjes së tyre ta pastrojnë tryezën dhe hapësirën ku kanë punuar.
- Shpërblimet – Sistemi i shpërblimit është me rëndësi dhe duhet të niset që nga fëmijëria e hershme. Vendosni ndonjë sistem, sidomos kur ka të bëjë me fëmijët e klasave të ulëta, që pas kryerjes së detyrave të shtëpisë, t’u vendoset njëfarë ylli si shenjë vlerësimi. Ndërsa, për shembull, kur të merr pesë yje, të mund të zgjedh ndonjë shpërblim, sikur shkuarja në kinema, ëmbëlsira etj. Por nuk duhet ekzagjeruar me shpërblimet me qëllim që të mos bëhet shpërblimi shkas i kryerjes së detyrave.
- Atmosfera e punës – Shpesh herë fëmija rëndë koncentrohet në punë në rast se gjithë të tjerët rreth tij zbaviten me gjëra tjera. Për shembull, deri sa ai i bën detyrat e shtëpisë, mos shikoni seriale filmike, lënie telefonin anash dhe përkushtohuni obligimeve personale, siç janë pagesa e llogarive, shkrimi i e-maileve, planifikimi i fundjavës…
Burimi: novosti.rs
Përkthim: Lutfi Muaremi