Një ditë një luleshitës erdhi në dyqanin e berberit për t’i qethur flokët. Kur i erdhi radha për të paguar, berberi i tha:
“Nuk do t’i marr paratë, këtë javë do të punoj për hobi.”
Luleshitësi e falënderoi dhe shkoi.
Të nesërmen kur berberi erdhi në dyqanin e tij, para derës e gjeti një fletëfalënderim dhe 15 trëndafila.
Ditën tjetër në dyqan i hyri bukëpjekësi dhe kur deshi të paguajë, berberi i tha:
“Nuk do t’i marr paratë, këtë javë do të punoj për hobi.”
Bukëpjekësi u largua nga dyqani i gëzuar.
Në mëngjes kur berberi erdhi në punë, në prag të derës i gjeti 15 petulla të shijshme.
Në ditën e tretë erdhi një senator. Kur deshi të paguajë, berberi edhe atij i tha:
“Nuk do t’i marr paratë, këtë javë do të punoj për hobi.”
Senatori i entuziazmuar shkoi nga dyqani.
Kur në mëngjes erdhi në punë, berberi para dyqanit tij i gjeti 15 senatorë, 10 zëvendës, bashkiakun e qytetit, bashkëshorten e tij me 6 fëmijë, disa ministra dhe të gjithë po pritnin qethjen e flokëve falas.
Ky është dallimi në mes të qytetarëve ‘të zakonshëm’ dhe njerëzve në pushtet.
(FB- Nezim Haliloviq Muderris) – (M/A)