Shpirti i njeriut është i pastër nëse edhe veshjen e ka të tilla. Kjo është çështje tejet me rëndësi të cilën assesi nuk duhet harruar. Njerëzit e urtë kanë deklaruar: “Ai që ka rroba të pista, as shpirtin nuk e ka të pastër.”
Shumë njerëz e ndotin shpirtin e vet për shkak të papastërtisë së rrogave ose parregullsisë në jetë. Shtëpia e parregullt, zyra, dollapi, si dhe mungesa e disiplinës në planifikimin e kohës janë vetëm një pjesë e vogël e gjërave që ndikojnë në gjendjen e keqe të shpirtit. Mos harro se gjithësia bazohet në rregull dhe në harmoni.
Besimtari e ka të qartë se esenca e Islamit përkufizohet në faktin që njeriu duhet të rregullojë jetën që nga detajet më të vogla e deri te gjërat më të rëndësishme. Gjithçka ka rrugëtimin e vet dhe:
“Në libër nuk është lënë asgjë anash” (Nebe, 29)
Në hadithin të cilin e citon Tirmidhu thuhet: “Allahu është i pastër dhe e do pastërtinë”.
Muslimi e citon një transmetim tjetër në të cilin thuhet: “Allahu është i bukur dhe e pëlqen bukurinë”.
Në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Zbukurohuni gjersa të mos bëheni si nishan i hënës në sytë e njerëzve”.
Bukuria përkufizohet në përkujdesje për pastërti dhe rregull. Buhariu citon hadithin vijues: “Është detyrë e myslimanit që të lahet të paktën një herë në javë”.
Prandaj të lahemi një herë në javë është ajo për çka jemi të detyruar, por dihet që disa prej pararendësve tanë janë larë çdo ditë, sikurse Othman ibën Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të).
“Ja uji i freskët për larje dhe pirje” (Sad, 42)
Në pastërti hyjnë shkurtimi i mustaqeve edhe lëshimi i mjekrës, prerja e thonjve, heqja ë qimeve nga vendet e turpshme, përdorimi i misvakut, përdorimi i aromave, larja e dhëmbëve, pastrimi i rrobave. Krejt kjo ndikon në zgjerimin e gjokseve dhe na sjell qetësi. Në gjithë këtë, ngjyra e bardhë ka vend të posaçëm.
“Vishni me të bardha të gjallët tuaj dhe me qefin të bardhë mbështillni të vdekurit tuaj”.
Në përmbledhjen e Buhariut kemi një kaptinë të posaçme lidhur me bartjen e rrobave të bardha. Një hadith nga kjo kaptinë thotë: “Melekët vijnë në tokë me veshje të bardhë dhe me mbulesa të bardha”.
Bardhësia pasqyrohet edhe tek njeriu që ka një fletore të vogël në të cilën i shënon planet, takimet, gjegjësisht e menaxhon kohën e vet.
Në një sallë kongresi ekziston një mbishkrim i madh: “Gjithësia bazohet në harmoni dhe në rregull të përkryer”.
Me të vërtetë ligjet qiellore dhe tokësore na dëshmojnë për rregull të përkryer , planifikimi dhe harmoni. Allahu i Madhërishëm na ka informuar se Kozmosi nuk është krijuar si lojë dhe argëtim, porse që është përcaktim i Mëshirëplotit, dhe se çdo gjë lëviz në rrugën e vet.
“Dielli dhe Hëna lëvizin në rrugë të caktuara”. (Rrahman, 5)
“Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i Ngadhënjyesit, të Dijshmit. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë). As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë”. (Jasin, 38-40)
“Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme”. (Isra, 12)
“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran, 190-191).
“Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar). Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë”. (Enbia, 16-17).
Dhe thaj “Punoni!”
Puna është ilaç për shumë vështirësi psikike. Të urtit e lashtë grek shkonin në fusha dhe kopshte kur dëshironin të shëronin shpirtin nga shqetësimi, anksioziteti dhe sëmundje të shumta të tjera shpirtërore. Për një kohë relativisht të shkurtër të gjitha problemet e tyre zhdukeshin.
“Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja”. (Mulk, 15).
“Dhe thuaj: “Punoni! Allahu do t’i shohë punët tuaja, edhe i dërguari i Tij e besimtarët. Dhe ju do të ktheheni te i Gjithëdituri i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për punët që keni bërë”. (Teube, 105)
Punët e ndryshme fizike shpeshherë sjellin qetësi, lumturi dhe frymëzim në shpirt. Vetëm ndalu për një moment dhe vështro punëtorët e thjeshtë, sa njerëz të pabrengë dhe të lumtur janë. Lëvizshmëria e tyre e jashtëzakonshme e forcon trupin dhe shpirtin e tyre.
Prandaj në lutje shpeshherë dëgjohen fjalët: “Zoti im, mbështetem tek Ti nga përtacia dhe pleqëria e shtyrë”.
Marrë nga libri “Mos u dëshpëro” nga autori Aid El Karni