Shkatërrimi i familjes, shkatërrimi i arsimit dhe zhvlerësimi i heronjve janë shkaqet e shkatërrimit të qytetërimeve
Një orientalist ka thënë: Në qoftë se dëshiron të shkatërrosh qytetërimin e një populli duhet të përqendrohesh në tre gjëra:
1. Shkatërrimin e familjes
2. Shkatërrimin e arsimit
3. Zhvlerësimin e heronjve dhe personaliteteve (shembujve të mirë si pika referuese)
– Për shkatërrimin e familjes duhet mungesa e rolit të nënës duke e bërë atë të ndihet e poshtëruar dhe e turpëruar nga cilësia e saj e të qenit zonja e shtëpisë.
– Për shkatërrimin e arsimit duhet të sulmohet mësuesi, në mënyrë që ai të humbë vendin dhe respektin e tij në shoqëri e më pas të poshtërohet nga nxënësit.
– Dhe për të zhvlerësuar shembujt e mirë (heronjtë, dijetarët dhe personalitetet) duhet përqendruar te dijetarët e më pas të akuzohen, të përçmohen dhe të dyshohet në sinqeritetin dhe nijetin e tyre në mënyrë që të mos iu dëgjohet fjala dhe as të merren si shembuj për tu ndjekur.
Kështu edhe për shembujt e tjerë shoqërorë të akuzohen e të përshkruhen me cilësitë më ulëta.
Në qoftë se humbet nëna e vetëdijshme
Mungon mësuesi i respektuar
Dhe zhvlerësohen shembujt e mirë që duhen ndjekur
Atëherë çfarë të mire shpresohet prej një shoqërie ku i sinqerti përgënjeshtrohet dhe gënjeshtari besohet, tradhtohet besniku dhe besohet tradhtari?
Dania Khalid
/mesazhi/