Shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi paraqet një problem shqetësues. Regjistrimi i fundit tregon se më shumë se gjysma e popullatës shqiptare jeton jashtë vendlindjes. Kjo dukuri është më e theksuar në Tivar dhe Rozhaje, ku disa fshatra janë boshatisur plotësisht.
Rënia e vazhdueshme e numrit të banorëve, sipas analistëve, do të ndikojë dukshëm në të ardhmen e këtij komuniteti.
Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaditur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.