Të Fundit
Si do të lëviz koha e Ramazanit deri në vitin 2020?

Si do të lëviz koha e Ramazanit deri në vitin 2020?

Gazetat britanike The Guardian në web-portalin e vet publikuan udhëzues për Ramazanin, me qëllim të njoftimit të opinionit në lidhje me muajin e bekuar të muslimanëve. Në përmbajtjen e artikullit u sqarua rreth urtësive të agjërimit, porosisë dhe traditave, dhe u vendos një kartë se si do të lëviz muaji i Ramazanit në aspektin kohor deri në vitin 2020.

Ramazani i vitit 2010 fillim në muajin Shtator, ndërsa në vitin 2020 besimtarët do të agjërojnë kah fundi i muajit Prill.

“Muaji i agjërimit këtë vit përfundon të premten (17.07. ose të shtunën (18.07), me plotësimin e 29 apo 30 ditëve të muajit lunar. Meqë Ramazani fillon njëmbëdhjetë ditë më parë nga viti i kaluar, nganjëherë bie në muajt e dimrit kur ditët janë të shkurta, e ndonjëherë verës kur ata janë më të gjata”,  shkruan The Guardian.

Artikulli potencon disa kuriozitete lidhur me agjërimin, siç janë përmendja e vendeve ku ditët janë më të shkurta dhe me të gjata.

Agjërimi më i gjatë është në kryeqytetin e Islandës, Reikjavik, dhe zgjatë 21 orë e 57 minuta në fillim të Ramazanit. Ndërsa fillimi i agjërimit është nga ora 2:03 minuta dhe zgjatë deri në mesnatë.

Agjërimi më i shkurtë është Sidnej (Australi) dhe zgjatë rreth 11 orë e 24 minuta në fillim të Ramazanit. Agjërimi në Australi fillon në ora 5:29, ndërsa përfundon në ora 16:53 minuta.

Burimi: The Guardian

Përktheu: Lutfi Muaremi  (Islampress)

34