Duke u afruar një qyteti të madh, udhëtari e pyeti një grua të moshuar e cila rinte ulur pranë rrugës:
“Si janë njerëzit në qytetin tuaj?” “
Si ishin në vendin nga ku vinë ti?” – pyeti gruaja.
“Të tmerrshëm – u përgjigj udhëtari. “Të këqij, të pa besueshëm dhe antipatik.”
“Eh”, Tha gruaja – “të atillë do t’i takosh edhe në qytetin ku shkon.”
Në momentin që udhëtari i parë shkoi, një tjetër udhëtarë u ndal para gruas së moshuar dhe e pyeti si janë njerëzit në qytet.
Përsëri gruaja pyeti se si janë njerëzit në vendin nga ku vinë ai.
“Ishin njerëz të mrekullueshëm: të ndershëm, punëtorë dhe bujarë. Më erdhi keq pse u largova prej atje”. tha udhëtari i dytë.
Gruaja e urtë iu përgjigj:
“Të tillë do t’i takosh edhe në qytetin që shkon.”