Si ti edukoni udhëheqësit tuaj të ardhshëm:
– Lëvdoni fëmijën tuaj edhe atëherë në test merr notat me te dobëta, lëvdoje para të tjerëve.
– Kurrë mos lejoni që fëmija juaj të ndjehet i pavlerë. Asnjëherë mos i jepni përparësi një fëmiu ndaj tjetrit.
– Gjithmonë flisni me fëmijët tuaj plotë respekt, thoni ‘faleminderit’ dhe ngjashëm. Përdorni fjalë të qarta, flisni me dashamirësi dhe mos përdorni fjalë vulgare.
– Keni parasysh që kur fëmija juaj është ende i vogël, mos ia merrni kohën e lojës duke u sjell me ta sikur me qenë të rritur ngase ashtu do t’i bëjmë të rebelohen.
– Ndihmoni fëmijët tuaj të sjellin vendime. Fëmijët doemos të mësohen të sjellin vendime. Duhet vënë në dije dhe udhëzoni që të bëjnë planifikim të mirëfilltë nëse duan të bëjnë diçka.
– Kur dëshironi të merrni ndonjë vendim, pyetni fëmijët tuaj për mendimin e tyre. Për shembull, nëse dëshironi të bleni veturë, pyetni për mendimin e tyre, ku dëshirojnë të hanë… në këtë mënyrë ju do të zhvilloni shprehinë e konsultimit.
– Mësoni që t’ju imitojnë gjatë namazit. Udhëhiqni në vend që t’i mësoni, kjo është mënyrë më efikase. Atë që fëmijët e shohin rezulton me memorizim të përhershëm. Filloni t’ua mësoni namazin që në moshën shtatë vjeçare, kjo do t’u ndihmojë të fillojnë praktikumin e tij kur ta arrijnë moshën madhore dhe ta kenë namazin të detyrueshëm.
– Duhet t’i mësojmë fëmijët tonë si të shprehen. Mos përdorni sharje kur nuk jeni dakord nëse ju pyesin diçka ngase kështu tregoni agresivitet ndaj tyre. Keni parasysh se ata shumë më lehtë i perceptojnë gjërat.
– Inkurajoni fëmijën tuaj për të bërë pyetje dhe përpiqeni t’u përgjigjem çdo pyetje që kanë, përndryshe do të marrin përgjigjet nga burime të gabuara. Lëvdoni kohë pas kohe për atë që ju pyesin.
– Gjithmonë përmbushni premtimet e dhëna fëmijëve. Assesi mos premtoni gjëra që nuk mund t’i realizoni, ngase kjo do t’i mësoj të premtojnë rrejshëm. Në rast se ndodh të mos përmbushni ndonjë premtim, mundoheni t’ia sqaroni arsyen.
– Me rëndësi është që t’ia mësoni aftësitë e të qënit pjesë grupi. Veprimi ekipor është shumë me rëndësi, ai i mëson si t’u japim njerëzve shans në jetë në vend që gjithmonë të garojnë.
– Lutuni për ta. Madje edhe nëse devijojnë, bëni dua për ta.
– Thoni që ndoshta nuk do të kenë sukses menjëherë, por assesi nuk duhet humbur shpresën. Mësoni si të reagojnë në rast mossuksesi.
– Kërkoni falje nëse keni gabuar, kështu e mësoni që t’i kërkoj falje Allahut. Mos i arsyetoni gjërat kur nuk keni të drejtë, ngase nuk ka arsyetim kur është në pyetje pendimi për diçka.
– Gjithmonë bëni befasi të papritura për fëmijë tuaj, lëvdoni dhe shpërbleni kur bëjnë ndonjë vepër të mirë duke u thënë arsyen e shpërblimit.
– Duhet kujdesur që për çdo ditë t’ua mësojmë nga disa ajete, varësisht mundësive dhe moshës së tyre.
– Thoni sa më shpesh që i doni, thoni që janë të shkëlqyeshëm dhe se janë të rëndësishëm, përqafoni dhe puthni meqë ajo vepër paraqet sunnet të Dërguarit alejhis-selam.
Autor: Mufti Ismail Menk
Përshtati: Lutfi Muaremi