Aleksandri i Madh i shkruan një letër Aristotelit ku i kërkon mendim mbi një çështje të rëndësishme. I thotë:
“Çfarë të bëj për t’i mbajtur të nënshtruar njerëzit e vendeve që kam pushtuar:
– të syrgjynos parinë e vendit?
– të burgos parinë e vendit?
– të ekzekutoj parinë e vendit?
Përgjigja e Aristotelit ishte kjo:
– nëse i syrgjynos, ata bashkohen në ekzil e vijnë e të ngrejnë krye.
– edhe burgjet kthehen në strehë kryengritësish dhe situata del jashtë kontrolli.
– nëse i ekzekuton, pasardhësit e tyre rriten me frymën e hakmarrjes dhe ta trondisin fronin.
Më pas, si zgjidhje i jep këtë sugjerim:
“Do të mbjellësh tek ta farën e përçarjes dhe, kur ata të luftojnë kundër njëri tjetrit, do të bësh të të zgjedhin për gjykatës. Kështu do t’ua bllokosh të gjitha rrugëdaljet!..