Tregohet se një gjel kishte parë se si disa kafshë më të mëdha se ai hanin nga mbeturinat dhe nga jashtëqitjet e ndryshme.
Kjo ua shtonte forcen andaj me vete tha: Kjo qenka një ide e mire.
Fillojë edhe ai të hante nga mbeturinat dhe fillojë të ndjente se po i shtohej fuqia andaj edhe arriti që të hipte në degët e para të pemës dhe kështu dita ditës arriti në maje të pemës dhe fillojë t’i shtohej krenaria por me të dal në maje të pemës ai ra në sytë e gjahtarëve dhe njëri prej tyre posa e pa menjëherë ia drejtoj qiften. E pasi që gjeli nuk mund të fluturonte, me lehtësi e goditi. Gjeli ra i ngorshur në tokë dhe përfundoj krenaria e tij.
Urtësia:
Gjërat e fëlliqura, të ndyra dhe të ndaluara munden shumë shpejt të të ngrisin lartë por assesi nuk kanë mundësi që të të mbajnë lartë për kohë të gjatë…!
Nga: Artan Musliu