Ulqin, 06. 06. 2015 – Ndërmjet vitit 1166 dhe 1183, sërish kthehen bizantinët, kurse prej vitit 1183 e deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XIV-të, kur kalon në duart e Balshajve, Tivari hynte në përbërjen e shetit të Nemanjiqëve. Gjatë gjysmës së parë të shekullin XV-të, ka ndrruar shumë sundues, deriqë në vititn 1443[73], prej Stefan Vukçicit e marrin Venedikasit. Në vititn 1465, Tivari bie në njerëzit e Ivan Crnojeviqit, që vranë eprorin venedikas[74]. Faza e fundit e qeversisjes venedike, hynë në kohën kur osmanët marrin Shkodrën më 1478, deriqë edhe vetë qyteti i Tivarit bie nën sundimin e tyre, në verën e vitit 1571[75].
Nga Gjansone[76], Tivari përshkruhet se e ka marrë emërtikmin “Ativar” nga vetë fakti se gjendet përballë fortesës së Barit, në bregdetin e Mbretërisë së Napolit. Eshtë pra Tivari përballë Barit të Puljes, i vendosur buzë Adriatikut në një mal të rrethuar me ullishta dhe ka brënda mureve 500 zjarre. Territori i tij është malorë dhe i vështirë prandaj tivarasit jetojnë përherë në zi buke dhe nozullohen me drithë prej qytetit të Shkodrës duke e shkëmbyer me vajra[77].
Johan Kotoviqi, në përshkrimet e veta, në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII-të, e përmend Ulqini se ka qenë qytet i romakëve dhe quhej Kolkinium, prej Kolkëve… prej italikëve quhej Dolçinjo… Për Liqenin e Shkodrës thotë se populli e quante “Liqeni i Pensas”, një emërtim i patakuar gjetiu, me rreth tetëdhjetëmijë hapash. Ndërmjet Drinit e Bunës, përshkruhet një fushë me kullota aq të këndhsme, sa ndonjëherë paraqitej nevoja për ti larguar bagëtinë që të mos ngordhin nga ushqimi i tepërt[78].
Gjeografia e Kluveriusit për vendet dhe popullsitë, (Shekulli XVI-XVII) e përmend Ulqinin si Olkinium, Olcinium apo Ulcinium. Pasi përmend Shkodrën me lumin e Bunës e të Drinit, thotë se “territorin ndërmjet Liqenit (të Shkodtrës) e detit, populli e quan Kraja, dmth. krahina e Shasit, dhe kjo është mbërthyer në male..[79].
Shasi është vendbanim antik, afërsisht 22 km larg qytetit të Ulqinit. Ngritet mbi malin e katundit Omonim në një lartësi mbidetare prej rreth 6o-7o m dhe është i përbërë, kryesisht, prej shkëmbinjve gelqerorë. Në periudhën antike këtupari ka kaluar rruga e lashtë që lidhte Ulqinin me Shkodrën (Ulcinium – Scodra). Në litraturë ndeshet me emra të ndryshëm, si: Suatio, Suaço, Sovacci, Svacio, Scaç, Fshas, Saffazi etj. Ndër studiuesit më objektivë që eshtë marrë me hulumtime rreth Shasit e që pranohet edhe nga historiografia shqiptare, pa mëdyshje është P.Mijoviq, i cili që në fillim të viteve 7o- të ka vlerësuar se “ky qytet ka qenë i konsoliduar si gërmadhë edhe në kohën e sundimit ilir të këtyre anëve“. Në afërsi të lokalitetit të Shasit është gjetur amfora vezore antike, e cila ka shërbyer në ceremonialin e varrimit, kurse në vendbanimin, po ashtu të lashtë Qerret të trevës së Zogajve, janë gjetur mbeturinat e venbanimit primitiv ilir. Shasi për herë të parë përmendet në dekretin e papës Aleksandri i Dytë në vitin l067, si qytet ipeshkvi. Në vitin ll83 Shasi pushtohet nga serbët e udhëhequr nga Stefan Nemanja edhe me atë rast barbarët e shkatërruan. Edhe pse qyteti u mëkëmb, pësoi edhe një sulm tjetër, kësaj radhe jo nga sllavët, por nga mongolët në vitin l242, duke e shkatëruar krejtësisht. Në fund të shekullit XIII, sipas disa burimeve qytetin e rindërtoi mbretëresha Jelen. Më vonë kaloi nën kontrollin e Venedikut dhe pak para ardhjes së Osmanëve në këto anë, u dëmtua rëndë nga një tërmet i fuqishëm. Në vitin l443 Shasi përmendet si katund, ndërsa në vitin l476 quhet si “villa de Suazzo” të dhëna më të plota paraqet M.Bici edhe i përkasin vitit l6l0. Ai për Shasin thotë se “tash është shndërruar dhe bërë fshat, ashtu siç ndodh zakonisht me pushtimet e turqëve(muslimaneve), të cilët çdo gjë e shkatërrrojnë e rrethojnë. Kishte dikur ipeshkvi dhe ishte një nga sufraganët e Tivarit. Mund të ketë nja 80 shtëpi, pothuaj që të gjitha të banuara prej krishtenës latine e më pak turq. Ka kishën e Shën Gjonit, pagëzuesit shumë të madhe përveç shumë tjerave që janë të zbuluara. Ajo kishë ishte shumë keq për çdo gjë. Aty është famullitar resident D.Lorenc Mezilli që disa javë më parë e vendosa unë aty. Banorët nuk flasin gjuhë tjetër veç shqipes e turqishtes”. Për atë kohë, një vendbanim urban me 80 shtëpi, pa mëdyshje se ishte një katund i madh. M. Bici bën fjalë edhe për dy katunde tjera të lashta të Anës së malit, Selinë e Shëngjergjin. Derisa për të parin thoshte se kishte 25 shtëpi, për të dytin rreth 3o sosh. Shasi ka pasur kisha sa ditë ka motmoti. Tash mund të shihen vetëm themelet e tetë kishave, gojëdhënën e sipërshënuar e përmend edhe Gjustiniani (l533) dhe më vonë Marin Bici (l6l0). Qytetet fqinje të Shasit, Ulqini e Tivari, deri në vitin l054 ishin në përbërjen e Durrësit, ndërsa nga ai vit i bashkangjitet Raguzës. Arqipeshkvia e Tivarit (mbi nëntqindvjeçare) ishte baza kryesore e përhapjes së katolicizmit në Shqipërinë e Veriut, ndërsa Ipeshkvia e Shasit kishte po këtë funksion, por për zonën e vet gravituese. Sipas M. Shuflait, Pishekvia e Shasit është shuar në vitin l478 së bashku me atë të Balezit. Në vitin l443 ipeshkv i Shasit ka qenë Palë Dushmani, i cili tri vjet më vonë largohet edhe vendoset në Drisht. Që nga fundi i shek. XV Shasi fillon ta humb statusin e ipeshkvisë. Edhe Pjetër Bogdani në relacionet e veta e përmend Shasin duke theksuar se “shtrihet në perëndim deri në Dobrovodë në veri deri te Kravari, kurse në lindje përfundon me lumin Buna.“
Nikollë Merkjashi, në përshkrimin e Limaneve të Shqipërisë, në projektrelacionin drejtuar Klementit VIII, në Vitin 1603, në provincën e Shkodrës përmendë fortesën të vendosur pranë liqenit (të Shkodrës), të gjatë 60 milje dhe të gjërë më shumë se 15, në një anë popujt Klementinë me begatinë e peshkut, nga ana tjeter me burimin lumit Buna, nga gryka e këti liqeni, i lundrueshëm… deri në brendi të vendit. Kjo krahinë është e begatuar me çdo gjë dhe është shumë e populluar…[80].
Popujt Klementinë – i shkruan Pjetër Budi kardinalit Gocadino, më 15 Shtator 1621 – banojnë ndër malësitë përmbi Tivar dhe shtrihen në anën e Rizanos… (afërsisht) 2000 burra të zotë për armë. Katundet dhe qytezat e tyre: Shpiçi, Sozina, Kavalo (?), Mikuliqi, Sabek, Tigomille (Tegjemili), Sossan (Shushani), Nekagja (?), Soda (Podi), Dobrovoda (Ujëmira) dhe Zagradia.. Në Markoviq, ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit, në fshatrat: Tisinjo (?), Komina, Rassan (?), Kunja, Gorana, Mekermado (?), Povara (?), Kamiti (?), Vellesolo (?), Dugenine (?), dhe Megoriçi, mund të bëhen rreth 1500 burra të vlertë… Pranë urës dhe për rreth Shkodrës rreth 1000 burra të vlertë në katrundet: Bisani (?), Bacina (?), Muriqi, Pintiqi, Prinsih (4), Livari dhe Karaci (?)… Pranë Ulqinit dhe për rreth Bunës, 3000 burra për luftë në katundet: Shënkoll, Pulaj, dy katundet e Reçit, Zogaj, Shnjergji, Bripa (?), Kalance (?), Shasi, Braisa, Bardhanji dhe Matriçjani…[81].
Marin Bizzi (Bici), në Relacionin që kishte bërë me porosinë e Papa Palit të V-stë, në vititn 1610, shënon qytetin e Tivarit me 600 shtëpi. Një shtëpi muslimane në fshatin Selitë të Anës së Malit e përshkruan kështu: “…në shtëpinë e tij krejt përdhese, me një oborr të madh përpara, pa asnjë tavan, si a kanë zakon pothuaj të gjithë turqit, që kanë pak kujdes, bile duket se përbuzin çdo komoditet e pastërti shtëpiake. Kaq ma, sa në dhomën ku na shtini kishte përdhe përmbi kashtë disa shtroje (qylyma) për të ndejun me kamë të kryqzueme, për të ngranë e pastaj për të fjetun mbi to. Vetëm mue më shtruen mbi to një dyshek, kurse mbulesa kishte mjaft për të gjithë. Vetëm kur duhej me ngranë aty, shtrohej sipri një bulgare (lëkurë e kuqe) krejt e rrumbullakët e pa ndonjë sofrabrez e mësallë. Në vend të kësaj kishte një pëlhurë lini me ujca e gishta [yrnek] bojnash, sipas shijes arabe. Lugët, pranë të gjithë turqëve të pasur e skamnorë, s’ishin prej tejeter lande veçse prej druni, por shumë të lëmueta. As nuk përdornin piruj të tjerë veç gishtërinjsh. Po n’at dhomë, ishin të varuna në mure të gjitha armët e turkut, aty mbaheshin edhe kuajt të lidhun pranë grazhdit dhe me njënen kambë të mbrapme të lidhun në një kunj të ngulun në dhe që të rrinin qetë…”[82].
Bolica, bën një përshkrim për njësitë e vogla administrative për rrethin e Shkodrës. Sipas këti përshkrimi, në territorin ndërmjet Liqenit të Shkodrës dhe Detit Adriatik, jepen emërtimet e fshatrave, komandanti i vendit dhe numri i burrave të aftë për luftë. Në këtë kohë, sipas këti relacioni, Shpiçi (Shpizza) ishte i komanduem nga Gjuro Markou, (150); Sozina (Sosina) e komandueme nga Dumo Liki (80); Shushani (Suissa), i komanduem nga Pero Vitiç (87); Zubari, i komanduem nga Niko Perou (45); Tegjemili (Toghemeddi), i komanduem nga Vuko Strepieu (70); Mikuliqi (Michulich), i komanduem nga Luka Matushkou (60); Gradojeviqi, i komanduem nga Gjuro Markou (130); Podi, e komandueme nga Peri Vuka (80). Brënda vetë Tivarit, mund të kishte 400 shtëpi, ndërsa për rreth qytetit (në varosh) mund të kishte edhe 100 shtëpi të tjera. Së bashku, mbase bëheshin 500 burra arme. Dobrovoda (Ujmirë), komandohej nga Rado Gjurosi (100) ; Rau (?) komandohej nga Gjuro Strepieu (54); Komina (Kumggni), komandohej nga Skuçi Gjurou (46); Markojeviqi (Marcoevich), komandohej nga Maro Nikou (1000); Gorana komandohej nga Dumo Luki (45); Gjonkoviqi i komanduem nga Andrea Druksi (70); Krytha e komandueme nga Gjurë Seka (75); Saliki (Ndoshta Zalefi i sotëm), i komanduem nga Pepa Meksilji (40); Pagraci (Pagraz), i komanduem nga Pepa Gjoroviqi (130). Qyteti i Ulqinit kishte 300 ylefexhinj (ushtarakë me rrogë) dhe nuk kishte më shumë se 300 shtëpi me gjithë rrethin e qytetit. Këtu mund të bëheshin nja 800 burra të armatosur. Në rrethinën e Ulqinit: Gorana (Gerana), komandohej nga Mark Kruta (180); Bratica (Bratizze) e komandueme nga Gjon Saleki (127); Parubi (Porubbi), i komanduem nga Lukë Mida (130); Sojmiri i komanduem nga Andrea Paruba (42); Kollomza (Collumsi) i komanduem nga Piene Bitti (170); Pistulli (Pistulle), i komanduem nga Kola Kastrati (70); Zogajt (Zogagni), nën komandën e Palë Sojmirit (237); Medi (?) i komanduem nga Masa Paruba (48); Shënkolli i Bunës (S.Nicolo di Boiano), i komanduem nga Marin Preka (60); Reçi (Rezzi) i komanduem nga Pepa Jubani (50); Shnjergji (S.Zorzi), i komanduem nga Marin Kola (45); Belaj – Bardhok (Bellaggni), i komanduem nga Tuzi Gjeç (65); Gorica (Gorizza), e komandueme nga Kola Andreu (70); Samrishi (Samaris), i komanduem nga Gjeç Gjoni (65); Muriqi (Morichi) i komanduem nga Vuka Mesi (80); Matani (Mattan) i komanduem nga Ded Skafi (45); Buzigatani (Busigattani), i komanduem nga Vuka Sula (70); Shakulli (Sachuli), i komanduem nga Marin Kola (60); Doksani (Doxan), i komanduem nga Kola Marku (80); Barbarusi (Barbaruss), i komanduem nga (N’)dre Leka (100); Gjinani (Ginani), i komanduem nga Kola Peri (?) (90); Shasi (Suaz), i komanduem nga Pep Mida (120); Selita (Solitta), e komandueme nga Gjon Kola (70); Bratica (Bratizza) [diku në Anë të Malit], e komandueme nga Gjuri Leka (47); Suma (Summe), e komandueme nga Pal Niki (40); Kadorko (Cadorcho), (Kadërkolla) e komandueme nga Dumo Luki (120); Rashtisha (Rasti), e komandueme nga Preu Biti (70); Milla (Midde), e komandueme nga Lek Paruba (43); Barkonjiqi (Barchognich), i komanduem nga Gjon Gjuroviqi (90); Kravari (Cravar), i komanduem nga Mark Nika (40); Oblika (Oblich), e komandueme nga Niki Pale (110); Boboti (Robott), i komanduem nga Peri Vuka (100).
Në rajon e njëzet e dy fshatrave përanë liqenit të Shkodrës, deri në Cërnicë Bolica jep përshkrimin: Kazena (Casina), i komanduar nga Gjuri Leka (60); Çezaj (Cesagni), e sundueme nga Andro Duoinou (50); Shiroka (Sirochi), e komandueme nga Peri Kola (110); Mesilji (Mesigli), i komanduem nga Gjori Moriçi (90); Vallasi (Velliart), i komanduem nga Markin Kola (70); Zogaj (Zogagni), i komanduem nga Alla Andro (10); Skaja (Schanv) i komanduem nga Niki Petko (45); Arbneshi (Arbanassi) i komanduem nga (N)dreka Marini (80); Gjan Vuki (Gian Vuchi) i komanduem nga Per Kola (90). Ostrosi (Osterossi), i komanduem nga Kola Gjoni (70). Marteki (Martechi), i komanduem nga Pepa Bujari (100); Runjë (Ruchi), i komanduem nga Gjon Kola (57); Boboshti (Bobovista), i komanduem nga Luka Mida (80); Kshtenja (Castagna), e komandueme nga Lale (N)dreka (70); Ftjani (Stelichi) kishte 22 shtëpi me komandant fshatit Gjurë Nika (Giure Nicha) (47);. Në Brisk (Brizzol) 23 shtëpi, me komandant Kolë Menga (Colla Mengha) (40). Në Ljare (Limane) 23 shtëpi me komandant Gjurë Luka (Giuri Lucha) (50); Në Pinç (Pinculi) 20 shtëpi me me komandant Gjon Luka (Giovan Lucha) (45), Në Muriq (Morich), 20 shtëpi me komandant Gjon Muriqi (Gion Morich) (50). Në Shestan (Sextan) mbase me fshatrat brënda Shestanit, kishte 100 shtëpi me 260 burra, me komandant Perë Vuka (Peri Vucha). Në Krricë (Crigni) 30 shtëpi me Komandant Dedë Suka (Deda Sucha) (70). Në Selcë (Seoza), 80 shtëpi me komandant Gjon Kruta (Gioan Cruta).(180).
Katër vjetë më pas (1614), zyrtari venedikas nga Kotorri Marian Bolica, bën një përshkrim për njësitë e vogla administrative për rrethin e Shkodrës. Sipas këti përshkrimi, në territorin ndërmjet Liqenit të Shkodrës dhe Detit Adriatik, jepen emërtimet e fshatrave, komandanti i vendit dhe numri i shtëpive. Në këtë kohë, sipas këti relacioni, Shpiçi (Shpizza) ishte i komanduem nga Gjuro Markou, dhe posedonte 150 familje; Sozina (Sosina) e komandueme nga Dumo Liki, me 80 familje; Shushani (Suissa), i komanduem nga Pero Vitiç me 87 familje; Zubari, i komanduem nga Niko Perou me 45 familje; Tegjemili (Toghemeddi), i komanduem nga Vuko Strepieu me 70 familje; Mikuliqi (Michulich), i komanduem nga Luka Matushkou me 60 familje; Gradojeviqi, i komanduem nga Gjuro Markou me 130 familje; Podi, e komandueme nga Peri Vuka me 80 familje. Brënda vetë Tivarit, mund të kishte 400 shtëpi, ndërsa për rreth qytetit (në varosh) mund të kishte edhe 100 shtëpi të tjera. Së bashku, mbase bëheshin 500 burra arme.
Dobrovoda (Ujmirë), komandohej nga Rado Gjurosi dhe kishte 100 shtëpi; Rau (?) komandohej nga Gjuro Strepieu me 54 shtëpi; Komina (Kumggni), komandohej nga Skuçi Gjurou me 46 shtëpi; Markojeviqi (Marcoevich), komandohej nga Maro Nikou me 1000 shtëpi; Gorana komandohej nga Dumo Luki me 45 shtëpi; Gjonkoviqi i komanduem nga Andrea Druksi me 70 shtëpi; Krytha e komandueme nga Gjurë Seka me 75 shtëpi; Saliki (Ndoshta Zalefi i sotëm), i komanduem nga Pepa Meksilji me 40 shtëpi; Pagraci (Pagraz), i komanduem nga Pepa Gjoroviqi me 130 shtëpi.
Gjithnjë sipas relacionit të Bolicës, qyteti i Ulqinit kishte 300 ylefexhinj (ushtarakë me rrogë) dhe nuk kishte më shumë se 300 shtëpi me gjithë rrethin e qytetit. Këtu mund të bëheshin nja 800 burra të armatosur. Në rrethinën e Ulqinit: Gorana (Gerana), komandohej nga Mark Kruta dhe kishte 180 shtëpi; Bratica (Bratizze) e komandueme nga Gjon Saleki me 127 shtëpi; Parubi (Porubbi), i komanduem nga Lukë Mida me 130 shtëpi; Sojmiri i komanduem nga Andrea Paruba me 42 shtëpi; Kollomza (Collumsi) i komanduem nga Piene Bitti me 170 shtëpi; Pistulli (Pistulle), i komanduem nga Kola Kastrati me 70 shtëpi; Zogajt (Zogagni), nën komandën e Palë Sojmirit me 237 shtëpi; Medi (?) i komanduem nga Masa Paruba me 48 shtëpi; Shënkolli i Bunës (S.Nicolo di Boiano), i komanduem nga Marin Preka me 60 shtëpi; Reçi (Rezzi) i komanduem nga Pepa Jubani me 50 shtëpi; Shnjergji (S.Zorzi), i komanduem nga Marin Kola me 45 shtëpi; Belaj – Bardhok (Bellaggni), i komanduem nga Tuzi Gjeç me 65 shtëpi; Gorica (Gorizza), e komandueme nga Kola Andreu me 70 shtëpi; Samrishi (Samaris), i komanduem nga Gjeç Gjoni me 65 shtëpi; Muriqi (Morichi) i komanduem nga Vuka Mesi, me 80 shtëpi; Matani (Mattan) i komanduem nga Ded Skafi me 45 shtëpi; Buzigatani (Busigattani), i komanduem nga Vuka Sula me 70 shtëpi; Shakulli (Sachuli), i komanduem nga Marin Kola me 60 shtëpi; Doksani (Doxan), i komanduem nga Kola Marku me 80 shtëpi; Barbarusi (Barbaruss), i komanduem nga (N’)dre Leka me 100 shtëpi; Gjinani (Ginani), i komanduem nga Kola Peri (?) me 90 shtëpi; Shasi (Suaz), i komanduem nga Pep Mida me 120 shtëpi; Selita (Solitta), e komandueme nga Gjon Kola me 70 shtëpi; Bratica (Bratizza) [diku në Anë të Malit], e komandueme nga Gjuri Leka me 47 shtëpi; Suma (Summe), e komandueme nga Pal Niki me 40 shtëpi; Kadorko (Cadorcho), (Kadërkolla) e komandueme nga Dumo Luki me 120 shtëpi; Rashtisha (Rasti), e komandueme nga Preu Biti me 70 shtëpi; Milla (Midde), e komandueme nga Lek Paruba me 43 shtëpi; Barkonjiqi (Barchognich), i komanduem nga Gjon Gjuroviqi me 90 shtëpi; Kravari (Cravar), i komanduem nga Mark Nika me 40 shtëpi; Oblika (Oblich), e komandueme nga Niki Pale me 110 shtëpi; Boboti (Robott), i komanduem nga Peri Vuka me 100 shtëpi.
Gjithnjë sipas Bolicës, njëzet e dy fshatrat përanë liqenit të Shkodrës deri në Cërnicë, që kryesisht hyjnë në kuadrin e Krajës, ishin të gjithë të krishterë të ritit romak. Mbase Bolica e ka fjalën vetëm për të krishterët, për ndryshe do të na dalë një pakorrektësi, sepse plot 32 vjetë më heret, në Regjistrin e Kadastrit të Shkodrës të vitit 1582, siç pamë më parë, në fshatrat e Krajës kishte plot banorë të islamizuar.
Sidoqoftë, në këtë rajon Bolica jep përshkrimin: Kazena (Casina), i komanduar nga Gjuri Leka me 60 shtëpi; Çezaj (Cesagni), e sundueme nga Andro Duoinou me 50 shtëpi; Shiroka (Sirochi), e komandueme nga Peri Kola me 110 shtëpi; Mesilji (Mesigli), i komanduem nga Gjori Moriçi me 90 shtëpi; Vallasi (Velliart), i komanduem nga Markin Kola me 70 shtëpi; Zogaj (Zogagni), i komanduem nga Alla Andro me 10 shtëpi; Skaja (Schanv) i komanduem nga Niki Petko me 45 shtëpi; Arbneshi (Arbanassi) i komanduem nga (N)dreka Marini me 80 shtëpi; Gjan Vuki (Gian Vuchi) i komanduem nga Per Kola me 90 shtëpi. Nga emërtimi ngjason shumë me toponimin GjoNikaj ose GjyrNikaj të Arbneshit, që mund të ketë qenë fshat më vete. Pastaj vjen fshati Ostros (Osterossi), i komanduem nga Kola Gjoni me 70 shtëpi. Marteki (Martechi), i komanduem nga Pepa Bujari me 100 shtëpi; Runjë (Ruchi), i komanduem nga Gjon Kola me 57 shtëpi; Boboshti (Bobovista), i komanduem nga Luka Mida me 80 shtëpi; Kshtenja (Castagna), e komandueme nga Lale (N)dreka me 70 shtëpi; Ftjani (Stelichi) kishte 22 shtëpi me 47 burra (mbase të aftë për luftë), me komandant fshatit Gjurë Nika (Giure Nicha). Në Brisk (Brizzol) pa përcaktuar të epërm apo të poshtëm, kishte 23 shtëpi me 40 burra, e për komandant ishte Kolë Menga (Colla Mengha). Në Ljare (Limane) kishte 23 shtëpi me 50 burra, për komandant Gjurë Luka (Giuri Lucha). Në Pinç (Pinculi) 20 shtëpi me 45 burra, me komandant Gjon Luka (Giovan Lucha). Në Muriq (Morich), pa për, kishte 20 shtëpi me 50 burra, komandant Gjon Muriqi (Gion Morich). Në Shestan (Sextan) mbase me fshatrat brënda Shestanit, kishte 100 shtëpi me 260 burra, me komandant Perë Vuka (Peri Vucha). Në Krricë (Crigni) 30 shtëpi me 70 burra. Komandant Dedë Suka (Deda Sucha). Në Selcë (Seoza), 80 shtëpi me 180 burra, për komandant Gjon Kruta (Gioan Cruta)[83].
Mariano Bolica këtu kishte shënuar vetëm popullsinë e krishterë, pa përmendë popullsinë e këtyre fshatrave që tashmë ishin islamizuar. Këtu na bie në sy një ndryshim. Në pjesën e epërme të Krajës, në veri të Ftjanit, në shënimet e Mariano Bolicës, na dalin më pak familje në krahasim me Defterin Kadastral të Shkodrës të vitit 1582, gjë që tregon se këtu vazhdonte procesi i islamizimit. Po të krahasosh këto dy dokumente gjatë këtyre 32 vjetëve, ishin shtuar popullsitë e islamizuara në disfavor të familjeve të krishtera. Kështu, familjet muslimane sipas fshtarave kishin arrijtur: Ftjani 23 familje nga 6 që kishte më 1582, Brisku 19 nga 8, Ljarja 26 nga 5, Pinçi 13 nga 6, Muriqi 22 nga 4 dhe Shestani 12 nga 7 që kishte në vitin 1582. Kështu, Ftjani, Brisku, Ljarja, Muriqi dhe Pinçi kishin gjysmën e popullsisë të islamizuar. Sipas këti regjistri, në Krricë dhe në Selcë dalin më shumë familje
Ndërmjet viteve 1637-1639, Gjergj Bardhi – ipeshkëv i Sapës, kur kishte vizituar dioqezat, kishte shkuar në kishën e Shën Palit në Shestan (Vila di Scestani). Aty, pasi kishte meshtuar e kishte predikuar, kishte krezhmuar 31 frymë. Famullitari i kësaj kishe ishte Gjergj Vuskoviqi dhe në 82 shtëpitë e kësaj famullie jetonin 750 frymë të krishtera. Më pas kishte shkuar në Muriq (Vila di Murichi) dhe në kishën e Shën Gjergjit kishte krezmuar 28 frymë. Kujdesin e kësaj kishe e kishte Dom Gjergji, ndërsa i gjithë fshati kishte 12 familje të krishtera me 105 frymë. Në ditën e Shënkollit (6 dhjetor) kishte shkuar në Pinç (Vila di Pinzagni). Aty, në kishën e Shënkollit, ku shërbimin e bënte Dom Gjoni, me sjellje të mira e me dije të pakët, kishte gjetur 18 shtëpi me 130 frymë të krishtera. Aty kishte krezmuar 35 frymë. Më 17 dhjetor, ai ishte në kishën e Shmitrit në Brisk (Briscu) ku jetonin 15 familje me 120 frymë të krishtera. Aty kishte krezmuar 14 frymë. Në Muriqan (Vila de Murichiani) në kishën e Shën Demetrit kishte krezmuar 25 frymë. Në fshat jetonin 16 familje me 140 frymë. Se ku ishte ky fshat me këtë kishë, mbetet e paqartë. Më pas, kishte shkuar në Ljare dhe kishte meshuar e kishte predikuar në kishën e Shën Pjetrit. Aty kishte krezhmuar 12 frymë. Në 18 familje të fshatit jetonin 160 frymë të krishtera. Të nesërmen, në fshatin e Heliqit (vila de Helichi) Ftjan (?!) në kishën e Shën Pjetrit kishte predikuar e kishte krezhmuar 12 frymë. Në kët fshat, në 8 familje jetonin 78 frymë të krishtera. Në të gjitha këto famulli e në këto kisha, shërbenin Gjergj Vuskoviqi, Dom Gjoni e Dom Gjergji, kurse kishat kishin mbetur me paisje të mangëta.
Sipas Relacionit që kishte bërë në tetor – nëntor 1637, si arqipeshkëv i Tivarit, në 11 shtëpi të krishterësh brënda qytetit të Tivarit dhe në 60 të tilla në varosh, jetonin 332 frymë të krishtera. Brënda qytetit kishte 117 shtëpi muslimane, kurse jashtë qytetit 900 (?) shtëpi të tilla. Famullitarët Dom Pjetër Samueli dhe Dom Françesk Paskuali banonin në shtëpitë e tyre atnore brënda qytetit, ushtronin detyrën e tyre priftërore dhe nuk kishin asnjë pengesë, veç se të krishterët pak besim kishin në to. Fshati Zubç, kishte 40 shtëpi me 500 frymë të krishtena. Shushani 80 shtëpi me 900 frymë. Shpiçi, 35 shtëpi me 230 frymë të krishtera, dhe 43 shtëpi të skizmatikëve. Sozina, 20 shtëpi me 220 frymë të krishtera dhe 2 shtëpi skizmatikësh. Në Tegjemil, kishte 20 shtëpi me 230 frymë të krishtera[84].
Në Relacionin e Pjeter Bogdanit, përfunduar më 24 Mars 1684, përshkruhet Tivari, që siç përmendej nga Gjansone (vëll.V, i Atlantit, f.247): “…merrte emërtimin e vet nga fakti se ai me krahinën e vet, janë të vendosur përballë fortesës së Barit (që është) në bregdetin e mbretërisë së Napolit”. Qyteti, përballë mbretërisë së Puljes, i vendosur (buzë) Adriatikut, mbi një mal të rrethuar me ullishta, me 500 zjarre brënda mureve. Territori malor e i vështirë, shkak për zijën e bukës… Pesë milje më tej, kisha e famshme (e zonjës së Shën Mërisë) e Rotacit, me titull të abacisë… Në të gjithë dioqezën, tetë fshatra me katolikë, 229 shtëpi me 2400 frymë. Në qytet asnjë shtëpi katolike, por secila me nuk shërbëtor ose shërbëtore apo skllave katolike, deri në 300 veta… ~ …Qyteti i Ulqinit, në bregdetin e Adriatikut [Detin Adriatik serbet e quanin “Deti i Diokletas” (More Dioklitijsko) , Liqenin e Shkodres “Liqeni Diokletas” (Dioklitijsko Jezero). Ngadale, qyshe ne shekulliu X- te. emri Diokletas u zavendesua me ate te Zetes (Zenta, Genta)[53]. Geschichte Derserben, I, Band, Gotha 1911, f. 115, 116, 120, 152, 154′, voçuar nga Konstandin Jericek (Vjen- Austri), “Mbi shqiptaret e trevave veriore, dhe verilindore ne kontarkte me popullsise sllave…” E verteta mbi Kosoven…” f-113]] dhe peshkopata e tij deri në Trushin e epër… Aty ku (Buna) derdhet në detë, abacia e Shën Kollit të Bunës… Peshkopata e Shasit, e vendosur në bregun e një liqeni shumë të bukur, të quajtur (Liqeni) i Shasit, që shtrihej nga Dobrovoda (Ujmira) deri në Kravar e deri në lumin e Bunës..[85].
Proveditori i jashtzakonshëm i Kotorrit, Nikolla Erico, më 1 Mars 1692, jep një relacion me përshkrime: “Po e nisë me radhë nga kështjella e Lastuas nga e cila për pak milje drejt bregut, shtrihet avancimi sepse ende nuk ka qenë e mundur të arrihet Kraja (krahina) që përfshinë të gjithë pjesën e vendit, të rrethuar prej detit, prej lumit të Bunës e Liqenit të Shkodrës, e që kufizohet në veri me Malin e Zi, në këtë vend janë përfshirë edhe tivari e Ulqini… Cërnica është 18 milje e gjatë dhe 6 e gjërë. Ka në kufi Brajiqin me Smiljeva Ulica, që është kufiri i vjetër i Pastroviqit, tri milje përtej kështjellës Lastua, ka hadilukatin e Tivarit në Krajë dhe për një pjesë të mirë, Liqenin e Shkodrës përballë Zhabjakut… Cërnica e ka skelen në Vir që ndodhet në( bregun e Liqenit të Shkodrës, por tani kjo skelë është e mbyllur sepse qarkullon murtaja. Nëpër këtë skelë kalojnë, nga Shkodra e vende të afërta, lesh, lëkura, dyllë e duhan…”[86].
Sipas relacionit që Arqipeshkvi Vinçenc Zmajeviqi i dërgon Selisë së shenjtë, pas vitit 1702, Arqipeshkvia (e Tivarit) numronte 5 famulli: atë të Borgo Tivarit (në Tivare), Susanit, Spicës, Kastel Lastus, dhe Shestanit… Në famullinë e Brishtit dhe Shestanit përfshiheshin 11 fshatra malësore, por larg nga njëritjetri: Shestani, Brishi (Brisku), Tesiqi (Ftjani), Livari (Ljarja), Pinçiqi (Pinçi), Lukiki (Lukiqi), Gjurapsi (Gjuraçi), Brugari, Guresi (Gurezi), Rediki dhe Ruda… Arqipeshvi sqaron se banoret e fshatit Ljare, në famullinë e Brishtit e të Shestanit, mbas lutjes që ai i paraqiti vetë pashait të Shkodrës, pasi konsideroheshin “shumë të varfer”, u falen nga pagimi i taksave. (Sipas arqipeshvit) këto banorë në këto kushte të një pajtimi njerëzore nga ana e pashait, largoninin rrezikun e braktisjes së fesë katolike. Por megjithate banoret e këtyre anëve shpejt filluan të praktikonin njëkohesisht të dy besimet: katolike dhe muslimane. Natyrisht që ky fakt ishte tepër shqetesues, jo vetem për Arqipeshkvinë e Tivarit por për gjithë kishen katolike shqiptare[87].
Një relacion më të gjërë, Zmajeviqi e hartuar në Zarë, më 1 Korrik 1744, mbase me ndihmën e ndonjë autoriteti kishtarë, sipas të cilës, Arqipeshkvia e Tivarit, kishte pesë famulli: famullia e qytetit të Tivarit, Susanit (Shushanit), Spizës (Spies), Kështjella e Lastuas (Petrovaci), dhe Shestanit, në të cilat numrohenshin 351 shtëpi me 2144 banorë. Në asnjë nga këto famulli nuk ruhej i ‘Shenjtërueshmi sakrament’ dhe as Burimi i Pagëzimit, nuk ushtrohej doktrina e krishterë dhe nuk shkruheshin pagëzimet, martesat e vdekjet. Vetëm në dy famulli pagëzoheshin në kishë. Meqenëse, kjo Dieoqezë ishte kufitare, si populli ashtu edhe kleri, komunikojnin shumë shpesh me qytete dhe vende të krishtera matanë kufijve. Në çështjet shpirtërore kishte më rregullsi, ose së paku më pak parregulltësi se sa në kishat e tjera të Shqipërisë – Kleri më intelegjent dhe populli më i butë.
Famullia e qytetit të Tivarit përfshinte, përveç vetë qytetit edhe fshatrat e Zubzit (Zupçit), e Tuxhemilit larg nga e para 3 milje dhe nga e dyta 4 milje. Qyteti numronte 78 shtëpi katolike me 206 banorë. Kishte kishën e famullisë kushtuar Shën Prenës (Shën Veneradës). Kapela e vogël me të njëjtin emër, ku kishte qenë Kuvendi i Fretërve Oservantë, një milje larg nga qyteti, ishte e rrënuar nga koha e tërmetit dhe rrezikohej të shkatërrohej. Kishte një kryq prej argjëndi i cili vlerësohet 30 skuda.. Në Zubz, 36 shtëpi katolike me 202 frymë, kishin kishën e Shën Nikollës në gjendje të mirë materiale… Tuxhemili, 12 shtëpi katolike me 98 frymë, me kishen e Shën Nikollës të rrënuar nga tërmeti. Famullitari Dom Gjergj Debelia nxënësi Kolegjit të Fermos dhe Misionar Apostolik, me natyrë të ashpër e grindavece, i akuzuar për tregëti të paligjshme… Fshati i Susanit me 69 shtëpi katolike e me 358 banorë, kishte kishën e Shën Venerandës, por të pamjaftueshme për gjithë popullin. Këtu ishte edhe kisha abaciale e Rotacit, ndërtesë madhështore me kuvendin e bashkangjitur dhe e ndërtuar më 1473. Tani e shkatrruar nga tërmeti. Ka mbetur e paprekur vetëm një kapelë, e uzurpuar nga ortodoksët. Famullitari Dom Françesko Palata, 29 vjeç, pa njohuri shkencore, por me intelegjencë në ushtrimin e detyrës. Tregonte kujdes për shpirtrat e tre shtëpive katolike me 19 frymë të Sesinës, fshat i vendosur midis ashpërsisë së maleve, larg nga Susani 4 milje, me kishën e Shën Nikollës dhe Shën Elisë, pothuaj të shkatrruara. Tre milje nga Susani fshati i Spicës me 39 shtëpi katolike e me 297 frymë, me kishën e Shën Teklës, të përbashkët për katolikët e ortodoksët. Ishin edhe tetë kisha të tjera, dedikuara shenjtorëve Pjetri dhe Pali, Elias, Mitrit (Demetrio), Anës, Rokut, Gjergjit, Gjonit e Nikollës, edhe dy kisha ortodoksësh, më shumë në numër, të dedikuara të Shelbuemit dhe të lavdishmes Nënës së Zotit. Të krishterët të infektuar me me disa bestytni ortodokse, i toleronte e i lejonte famullitari Dom Françesko Giorga, 64 vjeçë, koprrac, këmbëngulës, pak i aplikueshëm në punët e Zotit dhe në shërbim të shpirtërave me cilësi të dobëta… Midis popullatës së Pastroviçëve që numronte 130 shtëpi, e ushtronte ritin grek ose serbian, vetëm Kështjella e Lastuas (Petrovac) ishte e ritit katolik, me 13 shtëpi e me 98 frymë. Aty ishte kisha Shën Tomës Apostull të përbashkët me ortodoksët dhe kisha e Shën Vitos. Famullitarit d. Stefano Medin, vendas 37 vjeç, i zgjuar, i zoti, i zellshëm, por shumë i trazuar, sherrxhi dhe që i pëlqente vetja.
Famullia e Brishit dhe e Shestanit, më e populluemja dhe më e pavolitshmja, 11 fshatra pak larg nga njëratjetra, të varfër por të pangacmuar nga turqit. Tesiqi (Ftjani) me katër shtëpi e me 31 frymë katolike, me kishën e Shën Aleksandrit (Shën Llezhdrit) ne gjendje te mire, rrallherë vzitohej nga famullitari. Kur i kishte vzituar relatori, gjeti tre të mënjanuar (islamizuar) qe që u penduan per gabimin e u rikthyen në prehnin e kishës. Edhe dy të krishterë të fshehtë që duke përbuzur gabimin e simulimit të gjatë që jashte paraqiten turq (muslimanë) e brënda të krishterë, e deklaruan publikisht fenë. Brishi (Brisku) me 15 shtepi me 99 fryme, me kishën e Shen Mitrit, ne gjendje te keqe materiale. Livari (Ljarja) 21 shtëpi katolike me 178 frymë, me kishën e Shën Pjetrit, me kapellën (kishëzën) e Shën Venerandës dhe një tjeter me cilësi e madhësi të njëjtë për ritin grek. Këto tre fshatra tepër të varfëra ishin në rrezik të konvertoheshin në fenë Islame, për shkak të tributit, të cilën këtë vit nuk do ta paguajn në saje të lutjes së Arqipeshkvit Vizitator bërë Pashait të Shkodrës dhe mirësisë së këti të fundit që ja fali. Pinçiqi (Pinçi) kishte 55 shtëpi katolike me 86 frymë, me kishën e vet. Lukiqi, 6 shtëpi me 51 frymë. Gjurapsi, 9 shtëpi me 77 frymë.Brugari, 7 shtëpi me 62 frymë. Guresi, 10 shtëpi me 85 frymë. Rediqi, 12 shtëpi me 107 frymë. Ruda, 5 shtëpi me 36 frymë. Për të gjithë këto fshatra, ishte vetëm kisha e Shën Palit e dëmtuar në fasadë nga tërmeti në rrezik për shëmbje. Kishte edhe katër kisha të tjera të shkatrruara të Shën Palit, Shën Pjetrit, dhe dy të Shën Veneradës. Këto fshatra numronin 111 shtëpi me 905 frymë. Famullitari ishte D. Luka Brishi, 70 vjeçar nga Briska (Brisk)[88].
Një vit më vonë, më 1745, Ipeshkvi i Shkodrës Imzot Pal Pema Kampsi, bëri një relacion për dioqezën e tij. Në këtë relacion, jepen të dhënat për Shën Nikollën (Shënkolli) me 20 shtëpi e 56 frymë katolike. Kjo famulli përmbledhte fshatrat: Pullanj, i ndarë dyshë nga Buna, numronte 18 shtëpi katolike me 78 frymë. Reçi, edhe ky i ndarë dyshë nga Buna, 8 shtëpi katolike me 44 frym, me kishë të zbuluar ku shërbente famullitari d. Mark Mikeli nga Bria, 45 vjeçar. Shën Gjergji në Breg të Bunës 9 shtëpi katolike me 105 frymë, përmblidhte fashatin Prenkali të ndarë nga Buna, një shtëpi katolike me 10 frymë, Fraskanjel me 4 shtëpi katolike me 46 frymë, Pentar me 6 shtëpi katolike me 106 frymë, Keroq me 7 shtëpi katolike me 68 frymë, Luares me 5 shtëpi katolike me 33 frymë. Reçi i Shën Gjergjit kishte 8 shtëpi katolike me 97 frymë. Curkanji, 3 shtëpi katolike me 23 frymë. Pistuli, 8 shtëpi katolike me 74 frymë. Bria, numronte 11 shtëpi katolike me 69 frymë dhe përmblidhte në vete fshatrat: Kelesena (Kllezna) me 8 shtëpi e48 frymë katolike. Bukmira, 3 shtëpi katolike me 22 frymë. Shasi, 3 shtëpi katolike me 26 frymë. Selita, 1 shtëpi katolike me 6 frymë. Suma, një shtëpi katolike me 5 frymë. Mida (Milla) 1 shtëpi katolike me 15 frymë. Braisha, një shtëpi katolike me 5 frymë. Në Ulqin numëroheshin 20 frymë si skllevër[89].
Në një përshkrim mbi gjendjet e kishës dhe të popullatës në rrethin e Shkodrës, në vitin 1777, gjejmë Shën Gjergjin (5 Nëntor 1777) me 9 shtëpi katolike me 34 frymë që kungohen, 10 të pazot, me kishën e Shën Gjergjit me dy meshtarë jo të mirë. Në Shën Nikolla në Breg të Detit (12 Nëntor 1777), kishte 16 familje me 106 frymë, 77 që kungohen, 10 të pazot. Në kishën me këtë emër, shërbente d. Anton Logorezi i kënaqur me famullinë dhe famullia e kënaqur me të. Setoi: Një orë larg nga Shën Nikolla, dhe 2 orë larg nga Ulqini. 6 shtëpi katolike me 36 frymë, 36 që kungohen, 10 të pazot. Bria (18 Nëntor 1777), 6 shtëpi katolike, 22 frymë që kungohen, 13 persona të pazot. Kelesina (Kllezna) një çerek ore larg, 9 shtëpi katolike, 58 frymë që kungohen, 25 persona të pazot. Mida (Milla) dy orë larg. 3 shtëpi katolike, 14 frymë që kungohen, 4 persona të pazot. Summa dy orë larg. Një shtëpi katolike, 8 frymë që kungohen, 5 persona të pazot. Bruisa rreth dy orë. Një shtëpi katolike, 7 frymë që kungohen, dy persona të pazot.Shasi: 3 shtëpi katolike, 14 frymë që kungohen, 6 persona të pazot. Bukmira, 2 shtëpi katolike, 4 frymë që kungohen, 2 persona të pazot[90].
Adolphe Cerfbeer[91] oficer në shërbim të Francës[92] shkruan librin “Notise gjeografike mbi Shqipërinë dhe mbi vetitë e banorëve të saj” (1827). Autori këtu shqiptarët i ndanë në katër grupe: gegë, toskë, labë dhe çamë. Gegët, katolikët, latinët ose Mirditët i sheh si njerëz të çmueshëm, që shikojnë tregëtinë, bujqësinë, e nuk i bien kujt në qafë. Toskët i konsideron më të këqinjët e më tradhëtorët e shqiptarëve, si muslimanët ashtu edhe të krishterët, të cilët nuk dinë tjetër veç të urrejnë ato që nuk janë në fenë e tyre, të mos hanë mish të mërkurave, të premtave dhe në krezhme, pa patur asnjë virtyt. Labët – thotë se janë – më të fëlliqtit e më trashanikët, shtazorët e të gjithë shqiptarëve. Emri “lab” u konsiderua si një sharje ndër shqiptarët. Labët nuk kanë as prift, as dervish, as hoxhë. Gratë labe janë aq të ndyra sa edhe burrat, u vjen era sepse asnjëri nuk i ndrrojnë këmishat nga shtati deri i shkyejn. Camët janë fanatikë, barbarë, anarkist. Këtë anarki ata e quajn liri[93].
Shqiptarët janë më të mirët e ushtarëve të Turqisë Evropjane. Kanë në shkallën më të lartë fuqinë, shkathtësinë, flakën dhe të gjitha cilësitë e volitshme për mjeshtrinë e armëve, por meqenëse jetojnë në një vend pak të qytetëruar, nuk dinë të bëjnë luftë me art. Asnjë ushtarë nuk qëllon më mirë se ata. Askush prej trupave nuk zgjedh më mirë se ata vendin dhe nuk e mbron me aq tepër forcë[94] Ata janë raca më e bukur e Turqisë Evropjane. Të tjerët i përshkruajn kurdoherë si ushtarë të dhënë pas plaçkës, si të këqinj, gjë që s’duket të jetë fare e vërtetë… Në shtëpi nuk punon veç aq sa ka nevojë të mos vdesë…Shqiptarja nuk është veç se një skllave e burrit… Punët e rënda e bëjnë që të vyshket, rudhet shumë shpejt dhe i digjet lëkura, si edhe burrave. Shumë herë burri e rreh të shoqen[95].
Në vitin 1332 Brokardus Monakus, i veshur si prift katolik shkruan se shqiptarët janë popull i ndershëm dhe bujar, ata kanë libra të tjerë… (librat e tyre, ose libra shqip). Për serbët ai shkruente se janë fis i prishur dhe i keq, një pjellë e tmerrshme, e pandershme. Ata nuk dinë fare për Zotin, kishën nuk e dëgjojnë aspak. Vrasin miqt e vet, nuk i kursejnë madje as fëmijët e barkut të vet dhe i vrasin. Ata shkatrrojnë dhe prishin…
Në botimin e 30 shtatorit 1880, gazeta egjiptase “El-Aahram” (#217, 30 shtator 1880), për qytetin e Ulqinit gjen me vend të përshkruaj: Ngjarjet e fundit i dhanë rëndësi të madhe këti qyteti, derisa shtetet e mëdha u detyruan të dërgojnë flotën e tyre të përbashkët që t’ja dorzojnë malazezëve. Rreth këti qyteti, kohët e fundit kanë ndodhur shumë ngjarje, të cilat nuk kanë nevojë të përsëriten, por kësaj radhe do të flasim për historinë e tij. Ulqini është qytet osman ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ka dy limane, i pari është i ngushtë dhe i cekët, kurse i dyti është i gjërë dhe i thellë. Qyteti ndahet në dy pjesë: në atë të vjetrin dhe të riun. I vjetri ka 24 shtëpi dhe një kala jo aq me rëndësi, pasi rrethohet nga një murë i dobët dhe mbi të ngrihen kodrat që mund të mbikqyrin në të, ndërsa Ulqini i Ri ka 400 shtëpi, prej tyre 3800 banorë janë musliman, 13 familje me 80 antar serbe, 8 familje me 40 anëtarë janë katolike dhe 80 persona janë zezakë. Në këtë qytet, deri më 1858, nuk kanë banuar të krishterët ortodoks. Turqit e quajn këtë qytet “Ulxhan”, shqiptarët “Ulqin” dhe serbët “Ulcin”. Në kohët e vjetra është thirrur “Ulcinium”. Kur është ndarë Perandoria Romake, Ulqini i është bashkuar asaj të Lindjes. Kështu ka mbetur deri në brezin e njëmbëdhjetë. Në atë kohë, fituan serbët, hungarezët dhe frenikasit kundër bizantinëve dhe qyteti mbeti nën sundimin serb deri më 1408, pastaj nën fenikasit deri më 1561. Në këtë vit e pushtoi Ahmet Pasha, në emër të Perandorisë Osmane, dhe kështu jetoi në qetësi deri më 1870, kur e sulmuan malazeztë dhe prej ushtrisë së qytetit, mbytën afër 1000 ushtarë, zunë rob afër 500 të tjerë, dhe dogjën gjysmën e qytetit, ndërsa shtetet e Mëdha të Evropës, vendosën më 1880, që këtë qytet t’ja japin Malit të Zi[96].
Në Kamus al-a lam-in e Sami Frashërit, shkruar në vitin 1889 jepet përshkrimi i Ulqinit: “…Ulqini është një kasaba buzë detit Adriatik, në anën veriprendimore të Shqipërisë. Eshtë një kasaba shumë e vjeter e njohur me emrin Olcinium, të cilën sot shqiptarët e quajn Ylqyn ose Ylqin, kurse evropjanët e quajn me emrin Dulqimi. Një pjese e kasabasë është brënda kalasë. Megjithse kalaja eshtë shumë e fortë nga ana detit dhe ka pamje te bukur, mbi kala dominojnë Kulunza dhe Nashori. Mbrenda në kala gjenden 100 shpi. Kurse jashtë mureve te saj, buzë bregdetit dhe kodrave janë 600 shtëpi. Numri i banorëve arrinë 5000. Ulqinakët që moti janë marrë me detari. Në mesjetë ishin të popullarizuar si kusarë në Detin e Bardhë. Ata gjithashtu me 400-500 anije bënin tregti në gjithë anët e Detit të bardhë. Detaret e Ulqinit te organizuar me emrin “uskokë” në emër te Perandorisë Osmane, luftonin dhe u bënin rezistencë dhe e tërë rezistencë u kurorëzua me pavarsinë e Greqisë. Gjatë kohës së kryengritjeve formacionet e përbëra nga detarët e krishterë shqiptarë, në luftë me plaçkitësit grekë, shkatërruan një pjesë të anijeve. Megjithatë deri në ditët tona ka pasur në dispozicion 200-300 anije. Limani është i vogël, por nja një orë në veri të kasabasë, ka një liman mjaft të gjërë dhe të mbrojtur nga era e jugut e njohur me emrin Val de Nuca. Detarët e Ulqinit i kanë bërë shërbime të mëdha Portës së Lartë në detë, aq sa disa nga mesi i tyre janë ngritur në gradën e kapidan pashëve…”[97].
Studjuesi Marin Sirdani, në vitin 1904, kishte shkuar në Ulqin ku kishte qëndruar një javë. Bashkë me famullitarin e qytetit Pater Bonaventura da Contrada, O.F. M, me një të krishterë ulqinak e me një musliman, kishin dalur në Kështjellë dhe nga bisedat që kishte bërë me to, kishte shënuar ato që ja mori mendja se ja vlenë të shënohen: “Ledhat e kështjellit ishin vende-vende të lagueme e ndermjet gjithë atyne rrendimeve ndertesash ishin ende në kambë nja njizet shpija, të banueme prej muhamedanësh. Ne mjes të tyne naltohej nji xhami qi diftohej se motit kishte kenë kishë e Shën Kollit e se kishte ende shkrimin mbi derë… Si mbarojshin shpijat e banueme, ndermjet te gomileve ndeshem ne nji big kund nji metrit, e neper te shifet, jo fort thellë, nji vend i gjanë mbushe me ujë, si nji ubet, por mbi te vijojshin shtylla te shendritshme si t’ishin mermerit. Thojshin se motit ishte kene kishë (crypta). Ka mesi i ledheve të kështjellit, në mur’ nalt, ishte shkrue me germa të mëdha tullash s’ardhuna, emni i kështjellit “Colesis”. Ne njanen nder frangjia qi kundrojshin detin shenojshin vendin prej kahë ishin kenë kalarue e mbytë në detë tridhetë murgesha për mos me ra në dorë të turqeve kur hijn së pari n’atë gjytet. Ngjitas me kështjell, maje nja kodre pakëz ma ulët, shtrihej vendi i gjytetit të hershem. Per si më kallzojshin ciceronat,motit mbushë me shpija e i rrethueme me ledhe të mëdha, por at’herë megjithse e kishin shti nen veti, nuk u dukshin ma as rrandime ndertesash as ledhesh. Shifej vetem nji kishë mjeft e madhe qi thojshin se ishte kenë e Shën Dedës, por e mirosun qysh pak vjet prej Krajl Nikollës e lshue ortodoksvet. Banorët e gjytetit kishin nxanë vend buzës së bregut të detit e aty kishin ndertue shpija e tregore. Ulqini atëherë si sot ishte fjeshtë shqyptar, e u flitëte gjuha shqype prej mbarë popullit. Qeveria malazeze kishte nji shkollë me gjuhë sllavishte, por muslimanët qi ishin shumicë e madhe e atij gjyteti nuk i dergojshin fëmit e vet ne atë shkollë. Ata kishin meitepin e vet me gjuhe turqishte si në kohen e zotiait turk. Të krishtenëi tuj mos pasë shkollë tjetër, ndiqshin shkollen e shtetit e nxansat kishin nisë me u quajt me mbiemnin që u kishte vu “uçiteli” ,disave fjeshtë slavësh e disave shtue emnit te babës nji iq. Megjitiate ata u mbajshiu shqiptar e flisnin shqyip jashta shkollet. Nji franciskan tjeter, Pader Jak Salçi, shqyptar i distriktit të Ulqinit, bani qi në shkollen e Ulqinit në vend të sllavishtes te mësohet shqypja…”[98]
Hajrudin Muja
FUND