Kur moti është i ngrohtë, bollëkun e ushqimit e kanë në dispozicion edhe zogjtë edhe kafshët e tjera. Në ato momente puna jonë është që të mos i shqetësojmë dhe t’i pengojmë, të mos ua shkatërrojmë vendet dhe foletë e tyre. Nuk është e nevojshme t’i ushqejmë dhe t’ua japim ushqimet që i lëmë ne. Në pranverë dhe verë zogjtë ndërtojnë foletë e tyre dhe ushqehen me ato gjëra që i gjejnë vet. Buka është e dëmshme për të vegjlit e tyre sepse ajo u ngjitet fyt dhe mund t’i mbys.
Megjithatë, kur bora të mbuloj gjithçka, përreth nuk ka bar, fara dhe insekte, atëherë zogjtë dhe shpezët kanë nevojë të ushqehen. Duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe qeniet tjera janë krijesa të Allahut.
A nuk e di për Allahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron. (Haxh, 18).
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju…” (En’am, 38)
Ndaj të gjitha qenieve duhet të kemi mëshirë dhe të përpiqemi t’ju ndihmojmë. Kështu na ka mësuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s i cili ka thënë: “A dëshironi t’ju lajmëroj për atë që është larg nga xhehenemi dhe xhehenemi është larg nga ai?” Pastaj tha: Ky është ai njeri i cili është i butë, i vëmendshëm, i mëshirshëm dhe i sjellshëm!” (Ahmedi)
Burimi: Preporod.com
Përshtati: A. D. Islampress