Për disa ditë, në komunën e Ulqinit, do të mbahen zgjedhjet e nënta ( 9 ) lokale me ç’rast qytetarët e kësaj njësije territoriale do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të cilët mësëmiri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre politike dhe ekonomike në katër vitet në vijim.
Qytetari është bërthama e demokracisë, ndaj atij i takon që më votën e tij të lirë të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme me qëllim të krijimit të kushteve për formimin e një pushtetit lokal me një administrate publike neutrale, zyrtarë të përgjegjshëm, të pakoruptuar, e pa komprimentuar, mbi të gjitha profesionale për të bërë ate të besueshme për të gjithë.
Siç është e ditur Mali i Zi, që nga fillimi i demokracisë në vitin 1990, aplikon sistemin indirekt të zgjedhjes së përfaqësuesëve të popullit, si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë lokal. Sistemi zgjedhor e kushtëzon votuesin të votoj kandidatin që i imponohet nga partija, nuk ka mundësi në mënyrë të drejtpërdrejt të votoj kandidatin që ia do zemra, tek i cili ka besim në pastërtinë e tij, në profesionalizmin e angazhimin e tij, tek i cili do kishte besim se vota do ruhej dhe do shkonte aty ku vet votuesi e orjentojë, pra, votohet partija politike e jo individi. Kjo do thotë se barra kryesore dhe përgjegjësija për të zgjedhur përfaqësuesit në bankat e deputetit apo këshilltarit komunal, me tipare që i përmendem më lartë, u takojnë partive politike, në rastin konkret partive politike të deklaruara si parti shqiptare.
Sidoqoftë, zgjedhësi, para se të merr rrugën drejt kutijave të votimit, duhet të ketë menduar mirë se cilat janë arsyerat, kërkesat dhe pritshmëritë nga përfaqësuesit e listës zgjedhore të cilën do të rrombullaksojë, cilat janë përparësit ndaj listave të tjera zgjedhore, oferten e të cilave me votën e tij do t’a refuzojë. Rezulltati i zgjedhjeve të fundit në Malësi, sado i dhimbshme që ishte, duhet të jetë këmbona e fundit për të gjithë ata që këto rrezulltate i përjetojnë si fatalitet, por jo si realitet, i skenës politike shqiptare, është koha të reflektojmë.
Demokracija, lirija, e drejta, dinjiteti, prosperiteti , përmirësimi i gjendjes se mjeruar sociale dhe përkrahja e biznesit – sidomos atij të vogël, garantimi i sigurisë në investime, sistem më të mire shëndetësor, arsimim më të avancuar, më shumë vende pune, janë nevojë e domosdoshme për të gjithë. Por, edhe nevoja e kërkesa, pritshmëri të tjera janë arsyet që e shtyjnë qytetarin – votuesin t’u drejtohet kutijave të votimit, të vendos apo vulos fatin e vetë për katër vitet në vijim ose po këto mund të jenë arsyet, pse qytetari nuk e gjenë arsyen për të kryer obligimin qytetar. Por, votuesi shqiptarë përveç këtyre kërkesave e pritshmërive të përgjithshme, më shumë se kurrë, duhet të kërkojë dinjitetin dhe ruajtjen e integritetit kombëtar i cili, fatkeqësisht, sa më e gjatë po bëhet rruga e demokracisë, po zbehet gjithnjë e më shumë në favor të një koncepti pa indetitet sociologjiko-juridik siç është koncepti “parti qytetare”. Mbase, kontribues të këtij koncepti janë edhe vetë shqiptarët që aderojnë në këto parti, gjegjësisht partit politike shqiptare, të përçara në mes veti, pa koncept e program të përbashkët as ekonomik e as kombëtar,pa platform të përbashkët politike, të ngarkuara me interesat personale dhe karrierën politike të vetëm disa antarëve dhe lidershipit të tyre, duke i lënë hallet e popullit dhe premtimet elektorale më një anë dhe kështu mundësuan jetësimin e bindjes se vetëm “ partitë qytetare “ do i zgjidhin hallet e tyre, se do t’i punësojnë, avancojnë të drejtat e tyre dhe do t’iu sigurojnë një mirëqenie më të mirë ekonomike. Përralla apo pallavra si të duash, të ndëgjuara 28 vite me radhë, “ bukuri sa të duash por pamje aspak” do të thoshte ndokush, e vërteta është se komuna e Ulqinit me të gjitha atributet që Zoti ia ka dhuruar e për të cilën dora e “partisë qytetare” s’bëri asgjë edhe pse 28 vite në pushtet ( bile edhe 8 vite në pushtetin vendor të Ulqinit) e ai përsëri qyteti më i pazhvilluar në bregdetin malazez, mbase edhe më gjërë.
Partitë politike, “qytetare” si edhe ato të deklaruara shqiptare, i kanë mbushur rrugët e qytetit dhe portalet e ndryshme me fotografi të individëve – kandidatëve për këshilltar komunal dhe me premtime të llojllojshme disa prej të cilave vetëm letra i mbanë. Ndërkaq, qytetari, në bazë të premtive të tilla krijon përshtypjen se e kanë përnjëmend, se ditën e neserme pas votimeve Ulqini do të ndryshojë, do të kemi barazi kombëtare, zhvillim ekonomik, prosperitet e mirëqenie ekonomike., do të punësohen të gjithë e do të ndalet boshatisja e fshatrave dhe qytetit tonë. Por, kështu ishte edhe herëve të tjera , gjendja në Ulqini dhe në fshatrat e tij nuk ndryshoj, veçse shtëpi të tëra u mbyllen dhe rrugët e qytetit, thuaj se u boshatisën.
Partitë qytetare premtojnë se pasi ato të fitojnë shumicën apo të jenë pjesë e pushtetit (kjo është intenca kryesore e jo program i ofruar i zhvillimit) në Ulqin do të ketë më shumë punë, gjendja ekonomike do të përmirësohet dukshëm dhe se rinija ulqinake nuk do ketë më nevojë të braktisë vendin e vetë, do të krijojohen kushte më të mira për afaristet, do të lulëzoj biznesi, do të ndërtohen tregje e vendparkime të reja, do të modernizohet administrate lokale duke garantuar transparencë në punën e saj, thuaj se vetëm me ato dhe vetëm tani, si fitues apo pjesë e pushtetit fillon lulzimi I jetës në Ulqin. Fjalë të bukura këto, por në ofertë nuk lansuan asnjë program konkret zhvillimor me kosto e afat të caktuar realizimi, por edhe zotimi i tyre, se nëse programet e propozuara nuk do të realizohen do të jetësojnë institucionin e llogoridhënies, përgjegjësisë dhe dorhjeqjes si garanci për besimin e dhënë, mungon. Kushdo që e ka mësuar ose së paku e ka lexuar Xhon Lokun do t’i kujtohet thënia e tij : “ teorija pa praktikë është e shurdhë, ndërsa praktika pa teori është e verbër”. Pra, fjalët dhe imagjinata pa programe kontkrete zbatimi janë sterile, qytetari është mërzitur, është ngopur me premtimet e politikanëve tanë, pritshmëritë e premtimet janë zbehur mbase edhe alivonosur. Partitë “qytetare” pikësëpari ato që ishin në pushtet gjatë gjithë kohës ose pjesën më të madhe të saj, projektuese të centralizimit të paparë të pushtetit vendor e veçanarisht diskriminimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, ata që Ulqinin ( dhe të gjitha viset shqiptare në Mal të Zi) e bënë qytet të pazhvilluar ekonomikisht, ato të cilët ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejt në ikjen e popullatës produktiveve me pasoja të rënda politike –boshatisja e trojeve etnike shqiptare, duhet të jenë të vetëdijshëm dhe përgjegjës për këtë gjendje të mjerueshme të krijuar nga qeverisja e tyre, nga premtimet boshe dhe imagjinare, ndaj votuesi shqiptarë, sëpaku, kësaj rradhe, duhet të ndërgjegjësohet duke e refuzuar ofertën e tyre boshe, duke I thënë jo ditën e votimit.
Nga ana tjetër, partitë politike shqiptare përsëri nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të dalur më një listë të përbashkët e cila do të krijonte të votuesi shqiptar besueshmërinë në fitore, sigurinë dhe mbrojtjen e votes së tij e cila nuk do të transportohej apo tjetërsohej duke ngjallur kështu shpresën në krijimin e një pushteti lokal efikas, transparent, profesional e të pakoruptuar nga kandidatët të cilët ai vet i votoi.
Virusi për të qenë me çdo kusht në qeveri ( në të dy nivelet), afër të fortit, si duket, edhe këtë herë edhe më tepër po deperton edhe në partite politikën shqiptare, fatkeqësisht, ai sidomos ka kapluar lidershipin shqiptarë, për interest e përgjithshëm apo personal të tyre, votues zgjidhe ti? Dhe e gjitha kjo është politikë !? Kjo e demoralizon votuesin shqiptarë.
Votuesi tradicional i partive shqiptare, dikur në shumicë apsulute, se besoj se ka rrugë tjetër edhe kësaj rradhe, zgjidhja e tij duhet të jetë vetëm shqip, ndonëse ato çka na ofruan deri tani dhe ato çka po ofrojnë edhe tani, vetëm fjalë, premtime si 28 vjet më radhë, pa programe konkrete zhvillimore, pa ndieshmëri përgjegjësije, pa platformë të përbashkët politike, e ka të vështirë të vendos cilën parti të votoj ose mos të votoj, prandaj duhet dialoguar me secilën prej tyre, të zgjedh atë më premtuesën, pasi lidershipi vendosi kështu, mbase me vetëdije.
Zgjohu Ulqin, të ka kapluar gjumi!? ( edhe dimër është). Zgjohu se më mire vonë se kurr, po ku ishe, çka bërë më thuaj ? E çka do bësh, po ashtu më thuaj, se paku të mendoj se ke ndërruar mendje, të besoj se vota ime është e imja, nuk do të tjetërsohet por do e bashkosh me votën tjetër shqiptare, sepse vetëm për këto dua të votoj!
Me zemër përpara , do thotë kjo se deri tani për të gjitha çështjet tona, në të gjitha rastet iu bashkangjite “ partisë qytetare” pa zemër ? po për ç’arsye, për interes të cilit, më thuaj? vërtetë tani e ke përnjëmend, po ashtu më thuaj. Më thuaj se me zemër do të votoj, por a mund të më garantosh ruajtjen e indentitetit të votes time, të qëllimit tim!?
Të mbrojmë të ardhmën tonë, pasi e jetuam si e jetuam të kaluarën, ashtu si na e servuan, imponuan apo sa dopak edhe ju i kontribuat. Gjithësesi, jo edhe aq mirë, po t’i ç’bërë, ku ishe, ka ia mbajte, më thuaj? Po “partitë qytetare “ iu plotësuan kërkesat, të cilat më të drejtë Ju i kërkuat, u përmirësua gjendja social-ekonomike e popullatës, a filloi zhvillimi i merituar ekonomik, po ashtu më thuaj? Të drejtat dhe liritë qytetare të shqiptarëve u përmirësuan sado pak, në punësimin, pjesëmarrjen e shqiptarëve në organet përfaqësuese, ekzekutive apo gjyqësore a ka përmirësime, ai përgjigjet realitetit,më thuaj? Pranoni se në Ulqin ka diskriminim politik, dhe vërtetë ka, duhet luftuar këtë dukuri sigurisht, por më thuaj, vërtetë jeni të gatshëm t’a luftoni këtë dukuri keqëbërëse për shqiptarët, e cila nga Kongresi Berlinit deri më sot nuk ka të ndalur, ajo vazhdon dhe si rrjedhoj Ulqini ( dhe të gjithë vendet shqiptare në Mal të Zi) është në këtë gjendje të mjerueshme të zhvillimit ekonomiko-kulturor e kombëtar. Atëherë, gjithësesi më thuaj, më ndërgjegjshmëri, a mund të lidhni,një konventë me votuesin shqiptarë për luftimin e të gjitha këtyre dukurive negative dhe fatale për mirëqenien tone sociale dhe kombëtare dhe të jetësoni institucionin e përgjegjësisë? Më thuaj se kështu populli mendon, dhe vërtetë vetëm ty do të votoj !?
Votuesi e ka të qartë se dalja në tri kolona të partive shqiptare është e dëmshme dhe aspak protifabile as ekonomike e aq më pak kombëtare dhe se shkon vetëm në favor të “ partisë shtet” e cila të gjitha këtyre viteve na servoi vetëm diskriminimin politik. Po ashtu, votuesi shqiptar e ka të qartë se dalja në tri kolona aktualizon edhe diskriminimin politik nga partite shqiptare nga se secila lufton për interest e veta politike. Kjo është e rrëzikshme dhe e pa pranueshme.
Sidoqoftë, është obligim qytetar e moral t’a shfrytëzojmë të drejtën demokratike të votës, t’i përkrahim partite shqiptare, për të mos mbetur peng i hatërmbajtjes dhe thënies “ të
tjerët do të vendosin – si me mua si pa mua”. Të fuqizojmë votën shqiptare për t’mundësuar formimin e një administrate të mirëfilltë, të pakorptuar, profesionale e cila do të ketë “ vesh të dëgjojë” hallet e nevojat tona ekonomike dhe kombëtare nga njëra anë e nga ana tjetër duke vepruar kështu të ngrisim konceptin e përgjegjësis së politikanit tonë, konceptin e llogoridhënies ndaj votuesit , në të kundërtet edhe votuesi duhet të jetë i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm dhe përgjegjës për fiaskon eventual të partive shqiptare e kështu edhe çështjes tonë kombëtare./ul-info/
HAJRULLAH HAJDARI