Në çdo vend të tokës të gërmosh do të gjesh një thesar, por duhet të gërmosh me besimin e bujkut. —— Shpirti i perëndimit është miku dhe armiku jonë. Është miku jonë nëse e kontrollojmë dhe është armiku jonë nëse na kontrollon. Është miku jonë nëse i hapim zemrat dhe armiku jonë nëse ia dhurojmë zemrat. Është miku jonë nëse ... Shfaq »
Shkrime-Artikuj
Fytyra e vërtetë e ateizmit
Fytyrën e vërtetë të ateizmit e ka shprehur më së miri Wootton-i, kur ka shpjeguar lidhjen ndërmjet ateizmit dhe imoralitetit, një lidhje aq e afërt që kushtëzohej me këdo që mohonte providencën e Perëndisë, se të gjithë këta ishin të pamoralshëm dhe se në raste përgjithësuese “njerëzit imoralë ishin jobesimtarë” [Wootton: 1985, f. 86]. Shkruan: Hajrudin S. MUJA, Nju-Jork Më ... Shfaq »
Divorc ndaj divorcit!
Të eklipsuar pas zhvillimeve politike të cilat ndjekin një rend të njëpasnjëshëm dhe të pandalshëm, të cilat dhunshëm bllokojnë pothuaj të gjithë hapësirën tonë botëkuptimore, kishim harruar të kujtonim që problematika jonë shfaqej edhe në shumë dimensione të tjera të cilat kapërcenin diskursin dhe retorikën politike dhe shtriheshin në pragun e çdo shtëpie shqiptare. Teksa kridhesha në lojrat e fjalëve ... Shfaq »
Civilizimi i njeriut, para civilizimit të vendit
Është diçka shumë e bukur të kemi rrugë të shtruara dhe të gjera, lulishte të sistemuara, pallate të planifikuara mirë dhe mjedis të pastër. Por më e rëndësishme se kjo, është të kemi popull të ndërgjegjshëm dhe të kulturuar, të kemi një brez të arsimuar dhe të talentuar. Kultivimi i ideve në trurin e gjenialëve, është më e dobishme sesa ... Shfaq »
Nënat me fëmijë e kanë vendin në shtëpi!
Shoqëria që vë dorën në barkun e një gruaje dy muaj pasi ajo të martohet duke pyetur: “A ka diçka?” dhe që shenjtëron shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve me gjithë këtë shenjtërim, është e njëjta shoqëri që nuk bënë asgjë për këtë nënë dhe fëmijen e saj! Nëse shkon në xhami me fëmiun e saj dhe rastësisht i qanë fëmija, ... Shfaq »
A jemi populli më individual (egoist) në botë?
Ne kemi korrur suksese të medha edhe botërore, por vetëm në disiplina individuale. Ne i pastrojmë shtëpitë dhe oborret tanë, por i ndotim rrugët dhe ambientin tonë, ne i dëmtojmë pronat dhe pasuritë publike, që të përfitojmë, e të pasurohemi personalisht. Ne nuk reagojmë për të këqiat që i ndodhin shoqërisë në përgjithësi, por reagojmë skajshëm, kur e keqja na ... Shfaq »
Dy fqinjët
Një herë e një kohë në një fshat jetonin dy fqinjë, njëri ishte bujk i varfër ndërsa tjetri pronar pronash. Të dy fqinjët bënin jetë krejtësisht të kundërt nga njëri-tjetri. Bujku i varfër ishte i qetë dhe i lumtur dhe kurrë nuk shqetësohej t’i mbyllte dyert dhe dritaret e shtëpisë së tij natën para se të flinte. Edhe pse nuk ... Shfaq »
Qytetarët e zakonshëm dhe njerëzit në pushtet!
Një ditë një luleshitës erdhi në dyqanin e berberit për t’i qethur flokët. Kur i erdhi radha për të paguar, berberi i tha: “Nuk do t’i marr paratë, këtë javë do të punoj për hobi.” Luleshitësi e falënderoi dhe shkoi. Të nesërmen kur berberi erdhi në dyqanin e tij, para derës e gjeti një fletëfalënderim dhe 15 trëndafila. Ditën tjetër ... Shfaq »
Shoqëria e spektaklit dhe periferia e ndërgjegjjes njerëzore
Shoqëria e spektaklit thonë: “Ndërgjegjjen duhet ta dërgojmë në periferi të jetës njerëzore ndërsa shthurja , gallata e injoranca, duhet të jenë në qendër të jetës. Shoqëria moderne dhe post-moderne karakterizohet nga ajo që shumë nga sociologët e quajnë si ‘shoqëria e spektaklit’, d.m.th. në thelbin e kësaj shoqërie është spektakli, fasada, zhveshja, etj. Dhe si e tillë tek kjo ... Shfaq »
Ndërtimi i imazhit dhe forcës së butë të një shteti nëpërmjet historisë
Historia është një pasuri për shtetin i cili mund ta vërë atë në shërbim për të ndërtuar të ardhmen e tij. Mirëpo administrimi i kësaj pasurie ka nevojë për një udhëheqje që e kupton mirë rolin që luan historia, të studiojë me hollësi mësimet e nxjerra prej saj dhe ta përdorë atë për të mobilizuar popullin. Faktorizimi i historisë për ... Shfaq »