Të Fundit
Fëmijët dhe filmat vizatimorë

Fëmijët dhe filmat vizatimorë

Bisedoni me fëmijët tuaj rreth përmbajtjeve të emisioneve që ata i shikojnë në TV.

Ju me siguri ndonjëherë e keni pyetur veten pse fëmijët i shikojnë pa u lodhur filmat vizatimorë. Kjo është shpesh gjëja e parë që ata kërkojnë kur zgjohen, i shikojnë pa u trembur madje edhe reprizat. Prodhuesit e filmave vizatimorë punësojnë ekipe të psikologëve, por edhe ‘fëmijë të vegjël’, të cilët ju tregojnë atyre se çka është interesante për fëmijët dhe si ta tërheqin vëmendjen e tyre.

Nëpërmjet filmave vizatimorë fëmijëve u është mundësuar që t’i përcjellin sukseset dhe dështimet e heronjve të vegjël, të cilët më shpesh janë të pikturuar si fëmijë (me trup të vogël, me kokë më të madhe dhe me atë rast i jepet zëri i fëmijës) dhe pastaj shpaloset situata në të cilën heronjtë e animuar janë gjetur. Është një mori e ideve për lojë, duke inkurajuar zhvillimin e kureshtjes dhe kreativitetit te fëmijët, duke zhvilluar dashuri ndaj kafshëve, duke u dhënë mësime morale dhe jetësore, duke u identifikuar me personazhet e pazakontë të cilët janë heronj dhe çlirimtarë. Të gjitha këto që u numëruan ju referohen filmave vizatimorë të cilët janë menduar të jenë tregime edukative. Mirëpo, nga ana tjetër, ekzistojnë edhe filma vizatimorë, të cilët janë të destinuar për grupe të fëmijëve më të vjetër në moshë ose edhe për të rritur (filmat vizatimorë të tillë shpesh janë me përmbajtje sarkastike, përmes anekdotave sjellin situata nëpër të cilat kalojmë në jetë, dhe jo rrallë, kanë përmbajtje të papërshtatshme dhe shprehje denigruese, skena të dhunës, etj), apo edhe filma vizatimorë pa asnjë prapavijë arsimore, me personazhe me pjesë të trupit jo proporcionale, të pa gjini (që çon në përfundim se jemi në gjininë në të cilën duam të jemi), personazhet shërbehen me veprime të lëvizjeve nga spektri autistik, e kështu me radhë, që shumë lehtë mund ta çojë fëmijën në konfuzion.

Prindërit e kanë detyrë të domosdoshme që t’i monitorojnë përmbajtjet të cilat i shikojnë fëmijët e tyre. Duhet t’i shqyrtojnë personazhet kryesorë, fjalët dhe sjelljen e tyre, strukturën e familjes që shfaqet në filmin vizatimor, raportin ndaj prindërve dhe ndaj njerëzve të tjerë, gjuhën në të cilën është incizuar filmi vizatimor. Së fundi, është e pashmangshme marrja parasysh e kohës që fëmijët e shpenzojnë me televizorin. Mos harroni se ndjekja e përmbajtjeve televizive nuk është komunikim dhe nuk do ta zhvillojë te fëmija nevojën për komunikim, përveç nëse ju flisni për emisionet të cilat fëmija i shikon.

Përkthim: Miftar Ajdini (Islampress)