Të Fundit

Rreth Nesh

idea-banner

Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim (IDEA), e cila nga themelimi i saj, ka një Grup të rinjsh Intelektual dhe të vullnetit të mirë, grumbullon njerëz të profileve dhe grupmoshave të ndryshme.

Instituti IDEA ka statusin dhe rregulloret e veta me të cilat vepron dhe punon. Është themeluar në Ulqin në shtator të vitit 2012 si rezultat i aktivitetit dhe vullnetit të disa të rinjve që aktivitetin e tyre ta finalizojnë përmes Institutit IDEA nga njëra anë, dhe në anën tjetër nevojë e madhe për një institut të tillë në vendin tonë. Instituti IDEA është e regjistruar pranë organeve të ministrisë së punëve të brendshme të Republikës së Malit të Zi në shkurt 2013.

          Objektivat e Institutit IDEA janë:
- Promovimin, mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave shpirtërore dhe kulturore
- Promovimi i qeverisjes së mirë dhe drejtësisë sociale
- Afirmimin e aktivizmit qytetar dhe vlerave civilizuese të shoqërisë civile
- Afirmimin i marrëdhënieve ndër etnike dhe ndër religjioze dhe ndërtimin e një shoqërie multi-etnike dhe multi-kulturore
- Afirmimin e promovimit të vlerave europiane dhe integrimit evropian
 
          Aktivitetet e Institutit IDEA janë:
- Organizimi i ngjarjeve kulturore dhe artistike
- Organizimi i ligjëratave me tematika të ndryshme
- Organizimi i fushatave mbështetëse për grupet e rrezikuara sociale (të papunët, nënat e vetme, fëmijët pa një ose të dy prindërit-Jetimët, personat me aftësi të kufizuara, etj)
- Organizimi i mbledhjes dhe shpërndarjes së ndihmave humanitare për individët dhe grupet në nevojë
- Studimin dhe kërkimin e fenomeneve, shkaqeve të rënies së vlerave morale në shoqërinë tonë
- Organizimi i trajnimeve, arsimimit dhe i edukimit joformal
- Ofrimi i mbështetjes për individët që iu është bërë padrejtësi
- Analiza e ligjeve, rregulloreve dhe urdhëresave që janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe të pakicave
- Organizimin e aktiviteteve për fuqizimin e aktivizmit qytetar dhe pjesëmarrje në proceset shoqërore
- Organizimi i aktiviteteve dhe ngjarjeve që promovojnë vlerat shpirtërore
- Organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe prezantimi në media
- Përkthimin dhe botimin e literaturës me tematika të ndryshme
- Përkthime, publikime dhe broshura
 
          Vlerat e Institutit IDEA janë:
- Besimi
- Përpikshmëria
- Mesataria
- Vetëmohimi
- Objektiviteti
- Uniteti
- Toleranca
- Mirëkuptimi
- Bashkëpunimi
- Puna institucionale
 
          Politikat e Institutit IDEA janë:
- Fokusimi në cështjet prioritare
- Maturia dhe gradualiteti në veprim
- Disciplina në realizimin e detyrave
- Dialogu me të tjerët
- Partneritet e jo rivalitet
- Largimi nga divergjencat e dëmshme
- Harmonizimi mes tradicionales dhe bashkëkohore
- Mbrojtja e trashëgimisë kulturore
- Mospërdorimi i dhunës
- Integrim e jo izolim dhe shkrirje

 

Numri kontaktues: Mob.: +382 69 649 664
Mob.: 069 649 664
E-Maili kontaktues: [email protected]
[email protected]
ose drejtpërdrejt nga webfaqja e Institutit www.idea-ul.com
 Shteti: Mali i Zi
 Qyteti: Ulqin