Të Fundit
Më falni zotëri, ju lutem për vëmendjen tuaj

Më falni zotëri, ju lutem për vëmendjen tuaj

Ishte muaji tetor. Moti kishte ndryshuar ndjeshëm. Frynte një erë e ftohtë dhe e mprehtë. Tariku bashkë me gjyshin e tij kishin dalë për shetitje.

Një njeriut, i cili ecte para tyre, i ranë disa të holla nga xhepi. Disa njerëz të cilët e vërejtën këtë, në përpjekje për t’ia tërhequr vëmendjen filluan të bërtisnin: “Alo…, shiko! Hej, ti, kthehu!”. Njeriu pa i vërejtur vazhdoi rrugën.
Gjyshi i Tarikut, i cili, gjithashtu e vërejtë këtë, i mori të hollat nga toka, iu afrua njeriut dhe me një zë të butë iu drejtua: “Më falni, zotëri, ju lutem për vëmendjen tuaj!” – për qudi njeriu u kthye, e shikoi z. Hasanin dhe të hollat që po e mbante në dorë. E falenderoi me mirësjellje, mori të hollat, i futi në xhep dhe vazhdoi.
Tariku, me vëmendje e përcolli gjithë ngjarjen dhe i tha gjyshit: “Njerëzit tjerë me vrazhdësi dhe në mynyrë të pasjellshme e thërrisnin atë njeri, ndërsa ti gjysh, ishe aq i sjellshëm dhe i kujdesshëm. Më pëlqeu shumë gjesti yt.
z. Hasan ia ledhatoi flokët nipit të tij dhe i tha me buzëqeshje: “Nipi im, është shumë me rëndësi t’iu drejtohesh njerëzve në mënyrë dinjitoze. Gjithmonë përpiqu të jesh i sjellshëm dhe t’iu drejtohesh me fjalët ‘zotëri’ ose ‘zonjë’. Nëse e njeh atë person, mund t’i drejtohesh me titullin e tij. Për shembull, kur bëhet fjalë për një doktor, mund t’i drejtohesh atij me atë titull, gjithashtu edhe mësuesit apo profesorit duke ia shtuar fjalën zotëri ose zonjë.

Gjyshi vazhdoi t’ia shpjegoi Tarikut mënyrat e mirësjelljes me njerëzit tjerë. Në këtë mënyrë, Tariku mësoi shumë për komunikimin dhe mirësjelljen me njerëzit përreth tij.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që ka sjelljen më të mirë”. (Buhariu)

/islamgjakova/