Një mësues thotë: ‘Një ditë më ndaloi policia rrugore. Polici më kërkoi lejen e qarkullimit. Vura re se ai po më shikonte fshehurazi përmes syzeve të diellit. Më është drejtuar me butësi: ‘Mësues, nuk e ke vendosur rripin!?
Unë i thashë: ‘Ashtu është, për fat të keq.’
Polici tha: ‘Kjo është një shkelje!’
Unë i thashë: ‘Zotëri, keni plotësisht të drejtë!’
Teksa po shkruante urdhrin për kundërvajtje, më është drejtuar mua: Mësues, ti mëson ahlak (etikën)!?
Unë u përgjigja: ‘Po, unë mësoj pikërisht atë lëndë!’
Mësuesi: ‘Nëse zbuloni se studenti juaj po mashtron në një provim, a do ta toleroni atë?’
Unë i thashë: ‘Jo, aspak’.
Polici: ‘Dhe çfarë do të bënit në atë situatë?’
Unë i thashë: ‘Unë do të kisha zbatuar ligjin për të!’
Më dha një letër me një denim të shkruar dhe më kërkoi të dilja nga makina. Dola, dhe ai më përqafoi, më puthi ballin dhe dorën. U habita nga veprimi i tij.
Ai tha: ‘Mësuesi i im i dashur, a nuk më njohe!? Unë jam nxënësi i juaj, filani. A ju kujtohet kur unë dhe djali juaj mashtruam në provim, kështu që ju na ndëshkuat të dyve!? Na hoqët fletët e testimit dhe na dhatë nota të këqija!? Ti e zbatove ligjin për mua edhe për djalin tënd. Unë e di që atëherë se ligji duhet të zbatohet për të gjithë dhe se askush nuk është mbi ligjin, përfshirë edhe djalin tim. Që atëherë ju respektoj shumë. Ti je modeli im. Sot ju shkrova një fjali dhe të njëjtën gjë do t’i bëja babait dhe djalit tim.’
U mahnita nga veprimi i tij dhe gati sa nuk derdha lot. Nuk kam qenë kurrë kaq krenar sa atëherë. Kisha një ndjenjë se edhe ai do të qante.
Polici nxori nga xhepi paret e gjobës dhe ma dha duke më thënë: ‘Të kam shkruar një gjobë, por unë do ta paguaj’.
U përpoqa në çdo mënyrë ta refuzoja, por ai lutej me këmbëngulje: ‘Mësues, mos e refuzo hedijen time. Ju jeni modeli im dhe unë ju respektoj ashtu siç respektoj prindërit e mi’.
Kolegu i tij, i cili dukshëm u trondit nga skena, na u afrua dhe më kërkoi që të mos e refuzoja më, kështu që u dorëzova.
I thamë lamtumirë dhe vazhdova të vozisja. U mbusha me një lumturi të papërshkrueshme që më në fund ia dola në punën time arsimore. Unë solla një brez njerëzish të mirë që nuk do të mashtrojnë individët apo shtetin. Është pasuria më e madhe e shoqërisë.
Huazuar nga Ahmet Dermala