Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim (IDEA), e cila nga themelimi i saj, ka një Grup të rinjsh Intelektual dhe të vullnetit të mirë, grumbullon njerëz të profileve dhe grupmoshave të ndryshme.
Instituti IDEA ka statusin dhe rregulloret e veta me të cilat vepron dhe punon. Është themeluar në Ulqin në shtator të vitit 2012 si rezultat i aktivitetit dhe vullnetit të disa të rinjve që aktivitetin e tyre ta finalizojnë përmes Institutit IDEA nga njëra anë, dhe në anën tjetër nevojë e madhe për një institut të tillë në vendin tonë. Instituti IDEA është e regjistruar pranë organeve të ministrisë së punëve të brendshme të Republikës së Malit të Zi në shkurt 2013.
| Objektivat e Institutit IDEA janë: |
| - Promovimin, mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave shpirtërore dhe kulturore |
| - Promovimi i qeverisjes së mirë dhe drejtësisë sociale |
| - Afirmimin e aktivizmit qytetar dhe vlerave civilizuese të shoqërisë civile |
| - Afirmimin i marrëdhënieve ndër etnike dhe ndër religjioze dhe ndërtimin e një shoqërie multi-etnike dhe multi-kulturore |
| - Afirmimin e promovimit të vlerave europiane dhe integrimit evropian |
| Aktivitetet e Institutit IDEA janë: |
| - Organizimi i ngjarjeve kulturore dhe artistike |
| - Organizimi i ligjëratave me tematika të ndryshme |
| - Organizimi i fushatave mbështetëse për grupet e rrezikuara sociale (të papunët, nënat e vetme, fëmijët pa një ose të dy prindërit-Jetimët, personat me aftësi të kufizuara, etj) |
| - Organizimi i mbledhjes dhe shpërndarjes së ndihmave humanitare për individët dhe grupet në nevojë |
| - Studimin dhe kërkimin e fenomeneve, shkaqeve të rënies së vlerave morale në shoqërinë tonë |
| - Organizimi i trajnimeve, arsimimit dhe i edukimit joformal |
| - Ofrimi i mbështetjes për individët që iu është bërë padrejtësi |
| - Analiza e ligjeve, rregulloreve dhe urdhëresave që janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe të pakicave |
| - Organizimin e aktiviteteve për fuqizimin e aktivizmit qytetar dhe pjesëmarrje në proceset shoqërore |
| - Organizimi i aktiviteteve dhe ngjarjeve që promovojnë vlerat shpirtërore |
| - Organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe prezantimi në media |
| - Përkthimin dhe botimin e literaturës me tematika të ndryshme |
| - Përkthime, publikime dhe broshura |
| Vlerat e Institutit IDEA janë: |
| - Besimi |
| - Përpikshmëria |
| - Mesataria |
| - Vetëmohimi |
| - Objektiviteti |
| - Uniteti |
| - Toleranca |
| - Mirëkuptimi |
| - Bashkëpunimi |
| - Puna institucionale |
| Politikat e Institutit IDEA janë: |
| - Fokusimi në cështjet prioritare |
| - Maturia dhe gradualiteti në veprim |
| - Disciplina në realizimin e detyrave |
| - Dialogu me të tjerët |
| - Partneritet e jo rivalitet |
| - Largimi nga divergjencat e dëmshme |
| - Harmonizimi mes tradicionales dhe bashkëkohore |
| - Mbrojtja e trashëgimisë kulturore |
| - Mospërdorimi i dhunës |
| - Integrim e jo izolim dhe shkrirje |
| Numri kontaktues: | Mob.: +382 69 649 664 |
| Mob.: 069 649 664 | |
| E-Maili kontaktues: | [email protected] |
| [email protected] | |
| ose drejtpërdrejt nga webfaqja e Institutit | www.idea-ul.com |
| Shteti: | Mali i Zi |
| Qyteti: | Ulqin |
Insitituti IDEA Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim
