Të Fundit
A e humbi prerja e kurbanit vlerën e vet tradicionale?

A e humbi prerja e kurbanit vlerën e vet tradicionale?

Duke shikuar dhe dëgjuar reklama të ndryshme (TV, internet, radio), teologu boshnjak Safet Pozder, thotë se ne kemi ndjenjën se ndoshta për 10 vjet, myslimani pas faljes së namazit të bajramit do të qëndrojë në rresht, para ndonjë pajisjeje, siç është bankomati sot, me vete do të ketë kartelën bankare, i cili do të e fut në atë pajisje dhe pas verifikimit se transakcioni i kurbanit është paguar me sukses, do të merr mesazh me fjalët si p.sh.: „Faleminderit për bashkëpunimin tuaj, Allahu ju bëftë kabull kurbanin tuaj zotëri, kurbani juaj do të sakrifikohet me sukses dhe mishi tashmë veç nesër do të jetë në „një“ vend …“

Kjo mund të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë, që i pret ata që shikojnë se si veprojnë prindërit e tyre me kurbanin, e që është, për fat të keq, nga viti në vit, si diçka e vështirë për të therë kurban personalisht. Duhet të themi, se i kuptojmë ata që jetojnë në qendër të qytetit, në qytetet e mëdha, njerëzit që janë diku jashtë shtetit, dhe nuk kanë mundësinë për të therur personalisht kurbanin, por munden vetëm që të dërgojnë para për kurban në organizata të caktuara humanitare apo bashkësitë fetare islame, të cilët do të therin dhe ndajnë kurbanin për të, por nuk mund t’i kuptojmë njerëzit tanë që jetojnë nëpër zonat rurale, të cilët jetojnë në periferi të qytetit, të cilët kanë oborr dhe kopsht, nuk mund t’i kuptojmë se si thonë thjeshtë: „Unë pagova, nuk dua të di gjë tjetër!“
Teologu në fjalë, thotë: “Duke dëgjuar ligjërata nga haxhi Aliu rhm., nga vakti i më hershëm, njeriu nuk mund të mbetet indiferent, e të mos i parashtron pyetje vetës, se si feja përpara kuptohej dhe praktikohej më bukur në krahasim me sot. Do t’i ndajmë dhe përmendim disa nga fjalë të haxhi Aliut rhm.: ‚Kurbanet janë blerë një vit përpara, disa janë therur, e që janë blerë menjëherë tjerë. Kurbani është që të e duash atë, e kur të e duash, atëherë ndahesh prej tij. Kurse fëmijët i ruanin në kopshte. Kurse në ditët tona, sot e blen atë e që menjëherë nesër e ther, kështu që nuk ke kurrfarë ndjenje dhe dashuri për të, … një ftohtësi.“/breziiri/

Shkruan: Azmir Jusufi