Të Fundit
A mund të ekzistoj toka pa tërmete?

A mund të ekzistoj toka pa tërmete?

Imagjinoni.. tenxheren mbyllëse, nëse mbyllni valvulën, çfarë do të ndodhë?

Kontinentet janë gjithmonë në lëvizje, ato nuk janë dalur që kur janë krijuar përmes shtatë pllakave të mëdha tektonike, dhe disa pllakave të tjera dytësore, të cilat i bartin ato dhe detet në të gjitha drejtimet.

Prandaj, tërmetet janë pjesë e ligjeve të Zotit në tokë para dhe pas ardhjes së njeriut në tokë. Është e vërtetë e dhimbshme që tërmetet mund të jenë e vetmja fatkeqësi natyrore tokësore që mbytë numër të madh njerëzish në pak sekonda.

Megjithate, Po të mos ishin tërmetet, korja e tokës do të kishte shpërthyer dhe copëtuar!! ️

Një tërmet është një valvul që çliron energjinë e akumuluar të ruajtur në koren e tokës. Kështu e ka kurdisur Zoti, në zona të caktuar të lirohet kjo energji e akumuluar në brendsi të kores së tokës që të shpetoj pjesa tjetër e tokës.

Japonia është vendi më i rrezikuar nga tërmetet. Vendet e para me më shumë vdekje dhe dëme, janë Kina dhe Irani.

Ndërsa kontinenti më pak i rrezikuar nga tërmetet është Antarktida (kontinenti jugor i ngrirë i pa banuar) dhe Australia si kontinent i banuar.

Fjala -ligj- është përmendur 16 herë në Kuranin fisnik, për të na sinjalizuar se ligjet e Allahut në kozmos janë pjesë e vullnetit kozmik të Zotit për mes të cilave funksionon Gjithësia.

Shkruan: Halil Avduli