Të Fundit
Asnjëherë fëmijëve të mi, nuk u kam thënë çka punoj …

Asnjëherë fëmijëve të mi, nuk u kam thënë çka punoj …

Unë kurrë fëmijëve të mi nuk u kam thënë se çka punoj. Nuk kam dashur që t’i turpëroj. Kur vajza ime më e vogël më pyeti se çka punoj, i pavendosur i thashë se isha punëtor. Para se të kthehem në shtëpi, lahem në tualet publik, në mënyrë që mos të kem ndonjë shenjë të punës që bëj. Kam dashur që vajzat e mia të shkojnë në shkollë dhe të shkollohen. Kam dashur që të jenë të dinjitetshme para njerëzve. Unë kurrë nuk kam dashur që dikush t’i nënvlerësoj ato ashtu siç bëjnë me mua.

Njerëzit gjithmonë më kanë nënçmuar. Çdo monedhë që kam fituar, e kam shpenzuar në shkollimin e vajzave të mia. Kurrë nuk kam blerë këmishë të re, por paratë i kam përdorur për tu blerë atyre libra.

Respekti është e vetmja gjë që kam dashur ta kenë ato. Unë jam pastrues.

Një ditë para afatit të fundit për aplikimin e vajzës sime në fakultet, nuk arrita të mbledhja para për t’i paguar taksat e shkollimit. Atë ditë unë nuk munda të punojë. Isha ulur pranë mbeturinave, duke u përpjekur t’i fshehë lotët. Nuk mund të punojë.

Kolegët e mi më shikuan, por asnjëri nuk më tha asnjë fjalë. Isha i tronditur, me zemër të thyer dhe nuk dija si do t’i them vajzës, kur të kthehem në shtëpi, se nuk kam para për të paguar.

Unë kam lindur i varfër. Kam besuar se asgjë e mirë nuk mund t’i ndodhë një personi të varfër.

Pas orarit të punës të gjithë pastruesit erdhën tek unë, u ulën pranë meje dhe më pyetën se a i konsideroj unë ata si vëllezër. Para se të mund tu përgjigjesha, ata mi dorëzuan në dorë mëditjet e tyre. Kur refuzova, të gjithë më thanë: “Ne sot do të vuajmë nga uria nëse është e nevojshme, por vajza jonë duhet të shkojë në fakultet!” Nuk mund t’u përgjigjesha atyre.

Atë ditë nuk u lava dhe shkova në shtëpi si pastrues.

Vajza ime së shpejti do të diplomojë në fakultet. Tri nga vajzat e mia nuk më lejojnë të punoj më. Njëra është duke punuar me honorar, kurse tri tjerat kanë bursa.

Vajza e cila punon, shpesh vjen me mua në vendin tim të punës dhe i ushqen të gjithë kolegët e mi dhe mua. Ata qeshin dhe pyesin se pse ajo kaq shpesh i ushqen.

Vajza ime u thotë atyre: “Të gjithë ju atë ditë keni vuajtur nga uria, në mënyrë që unë do të bëhesha ajo që jam sot, lutuni për mua që të mund të ju ushqejë çdo ditë!”

Unë tani nuk ndihem i varfër, si mund të jetë i varfër dikush që ka fëmijë të tillë.

Perktheu: Miftar Ajdini