Të Fundit
Baballarë vajzash: ky mesazh është për ju!

Baballarë vajzash: ky mesazh është për ju!

Baballarë vajzash! Kur ishte hera e fundit që shkuat ta “shoqëroni” vajzën në dhomën e saj? Apo kur jeni ulur në tryezë pranë saj ose në shtrat apo dysheme me të dhe t’i lexoni asaj një libër, ta ndihmoni me detyrat e shtëpisë ose të kontrolloni se si po luan, qoftë dhe nëse është duke luajtur me kukulla?
Është për të ardhur keq që shumë baballarë nuk e bëjnë këtë… Unë po i përmend baballarët në veçanti këtu pasi nga natyra nënat lidhen emocionalisht me fëmijët e tyre, mirëpo nga ana tjetër nuk është diçka e natyrshme për disa burra kështuqë duhen përpjekje të vazhdueshme për ta sjellur në vëmendje këtë fakt. Një vajzë ka nevojë për dashurinë dhe vëmendjen e babait të saj ndoshta më shumë se sa të nënës për një edukim të ekuilibruar!
Kur këto vajza të rriten dhe të bëhen gra të reja; disa prindër pyesin pse vajzat e tyre janë të shkëputura prej tyre, pse nuk i ndajnë me ta ulje-ngritjet e jetës së tyre, pse duket se i pëlqejnë më shumë miqtë e tyre, madje edhe kur këta miq nuk i respektojnë deri në atë pikë sa disa mund të kërkojnë strehim në një lidhje (haram) me një djalë, pa dijeninë e prindërve… Komuniteti ynë ka nevojë për baballarët të butë, të mëshirshëm dhe të dashur … baballarë që përqafojnë vajzat e tyre dhe u thonë atyre se janë të bukura … baballarë që u thonë fjalë të ëmbla dhe të mira vajzave të tyre dhe i lidhin ato me Krijuesin e tyre … kështu që kur të rriten të mos kërkojnë strehim “në kërkim të ndonjë dashurie nga djemtë (shpesh grabitqarë) në një mënyrë të paligjshme…
Mos e rrisni një vajzë në të tillë mënyrë që kur të bëhët një grua e rritur të thyhet emocionalisht pasi nevojat e saj nuk ishin plotësuar me dashurinë që i duhej në shtëpi… rrisni vajza që do të bëhen udhëheqëset e Umetit tonë pavarësisht se çfarë zgjedhin të bëjnë… kështu që ato të mund të bëjnë jetë të ekuilibruar, të cilat marrin vendime të mira, presin vetëm respekt nga të tjerët dhe nuk kërkojnë vërtetim për vlerën e tyre nga të tjerët…
Kjo është gjithçka që i duhet një vajze… ajo nuk ka nevojë për intelektin tuaj, nuk ka nevojë për paratë tuaja, nuk ka nevojë për qëllimet tuaja të karrierës, nuk ka nevojë për orarin tuaj të zënë, nuk ka nevojë për përkushtimin tuaj ndaj hobit tuaj ose kohën që ju kaloni me miqtë – këto janë të gjitha për ty… gjithçka që i duhet asaj, në fakt është një baba i cili është i sjellshëm dhe i pranishëm dhe që e do atë… dhe më e rëndësishmja; i tregon asaj dashuri.

* Shumica e atyre që e lexojnë këtë shkrim ndoshta do të jenë mama (pasi lista e miqve të mi është 90% motra; prandaj ju lutemi mos u mërzitni ose mos debatoni me burrin tuaj nëse ai nuk shpreh dashuri me vajzat e tij; përkundrazi kërkojini atij që të fillojë ta bëjë këtë edhe nëse është një herë në javë ose çdo ditë për disa minuta… ose ndajeni këtë mesazh me baballarë vajzash që nihni, si përkujtim për ta.

Nga Dalya Ayoub
/muslimania.al/