Të Fundit
Bëhuni shëmbëlltyrë e fëmijëve tuaj

Bëhuni shëmbëlltyrë e fëmijëve tuaj

Mënyra e të qenit shëmbëlltyrë për fëmijët është me rëndësi thelbësore për çdo prind dhe kujdestar. Sigurisht që çdo prind dëshiron pozitivisht të ndikon tek fëmija i tij, megjithatë kjo gjë nuk vjen nga vetvetja, ne të gjithë jemi njerëz dhe ndonjëherë bëjmë gabime. Për fat të mirë, ka disa mënyra që ne mund të bëjmë për tu bërë një shembull i mirë për fëmijët. Në vijim janë disa prej tyre.

 Mësoni çfarë është e mirë dhe e keqe.

Fëmijët, në veçanti të rinjtë, janë shumë të lakueshëm. Prandaj duhet sa më herët t’i mësojmë të bëjnë dallimin e të mirës dhe të keqes. Mësoni që nuk është e hijshme të godasin, shajnë, apo të marrin diçka që nuk është e tyre.
“O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët…” [Et Tahrim, 6]

 Shikoni gjërat nga perspektiva e tyre

Fëmija, ndjenjat e të cilit janë lënduar, mund të tërhiqet në vete dhe atëherë nuk mund të ndikoni sjelljen, qëndrimin dhe vendimet e tij. Fëmijët e vogël nuk e kuptojnë përse nuk mund të kenë lodrën e re. Atë duhet t’ua sqaroni në mënyrën që është e kuptueshme për ta.

 Lëvdoni sjelljen e mirë

Në rast lëvdimi të sjelljes së tyre të mirë, do t’ua tërhiqni vëmendjen se me sjellje të bukur do të arrijnë më tepër.

 Dëgjoni fëmijën tuaj

Çdo fëmijë në mënyrë të ndryshme shpreh ndjenjat e tyre. Nëse qanë, kjo nuk nënkupton se diçka i dhemb apo është i hidhëruar. Ndoshta me anë të qarjes shpreh ndjenjat e lëndimit, frikës apo shqetësimit. Nëse dëshironi të jeni shembull i mirë për fëmijën tuaj, bëhuni personi të cilit mund t’i drejtohet për çfarëdo problemi.

 Fëmijët janë fëmijë

Madje edhe pasi të keni provuar të gjitha mënyrat, fëmija nganjëherë sillet keq, mos harroni faktin se ai është fëmijë dhe që me siguri do të ketë çaste të sjelljes së keqe.

 Keni kujdes sjelljen personale
Fëmijët veprojnë atë që dëgjojnë dhe shohin. Në rast se ju dëshironi të jeni shembull i mirë, atëherë duhet pasur kujdes atë që veproni dhe flisni.

Pa dyshim që edukimi i fëmijëve, përkitazi gjeneratave të reja është përgjegjësi e madhe të cilën duhet bashkërisht ta bartin para së gjithash prindërit e me ta edhe institucionet shoqërore detyrë e të cilave është edukimi i tyre. Jetesa në këto hapësira gati gjysmëshekullore nën presionin e komunizmit, muslimanët me të madhe e lanë pas dore edukimin e vetes dhe të fëmijëve, gjë që rezultoi me gjenerata të dezorientuara.

“Të gjithë jeni bari dhe të gjithë do të jepni llogari për tufën tuaj”. [Hadith]

Përshtati: Lutfi Muaremi