Të Fundit
Bota muslimane vuan nga mugesa e moralit dhe shkelja e drejtësisë

Bota muslimane vuan nga mugesa e moralit dhe shkelja e drejtësisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një fjalim të mbajtur gjatë mbledhjes së Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (COMCEC) të organizuar në Stamboll, ka deklaruar se nëse sot hapësira e vendeve Islame po kthehet nga një pjesë gjeografike e diturisë, civilizimit dhe urtësisë në një pjesë gjeografike të shtypjes dhe keqbërës, faji duhet kërkuar tek mungesa e moralit, vëllazërisë dhe shkelja e drejtësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan në vazhdim të fjalës së tij tha se: “Duket qartë që askush nuk ka për të gjetur qetësi në një botë ku fëmijët vdesin nga nevoja primitive, skamja dhe etja. Për fat të keq ata pamje të urisë, etjes dhe skamjes të cilat shfaqen në televizione janë në shumicën e rasteve në vendet të cilat janë pjesë e kësaj organizate. 54 nga njëmijë persona humbin jetën pa mbushur moshën 5 vjeçare”.

Duke nënvizuar faktin se mbledhja e radhës e COMCEC po realizohet në një kohë shumë kritike, Erdoğan në vijim të fjalës së tij vuri theksin mbi sprovën që muslimanët po japin në lidhje me luftën për mbijetesë. Ai bëri thirrje për një ndërgjegjësim ndaj vetes dhe përpara krijuesit për situatën në Siri duke thënë se: “Përpara se të vijë dita e llogarisë duhet të japim llogari vetes tonë”.

“Një dorë organizatash vrasëse të cilat po mundohen të përdorin fenë e paqes Islamin për punët e tyre të pista çdo ditë vrasin njerëz të pafajshëm dhe më shumë vrasin muslimanë” tha Erdogan. Ai në vazhdim të fjalës së tij u shpreh: “Këto objekte të errta të cilat emërtohen si DAESH, Al-Kaida, Boko Haram, Eş-Şebab janë duke punuar si fytyra e atyre që mundohen të okupojnë botën islame. Shikoni me kujdes se personat të cilët janë shënjestër e parë të këtyre grupeve janë Muslimanët”./AA/