Të Fundit
Budvën e themeluan Ilirët

Budvën e themeluan Ilirët


Budva, qytet bregdetar i Malit të Zi, i vendosur pran një gjirit të vogël i futur në brendësi të Detit Adriatik, jo shumë i mbrojtur nga natyra por i favorshëm për tregtinë detare.
Simbas legjendës, Budva është themeluar nga heronjtë mitikë, Kadmi dhe Harmonia, të thirrur nga fisi i Enkelejve për të mundur një fis tjetër ilirë në një betejë. Heronjtë mitikë vijnë në karro të udhëhequr nga buajt dhe fitojnë mbi atë fis ilir. Fisi ilir, Enkelejët aty themelojnë qytetin.
Sipas mendimit të D. RendiqMiovçiq, emri i parë i këtij qyteti do të ishte Butua, ashtu siç e gjejmë te Plini Plak1 (III, 142144, , apo Bulua, siç ishte e shkruar te Ptolomeji2. Emri i qytetit gjithsesi ishte ilir. Është e pabazë lidhja etimologjike të këtij emri me greqishten, duke u bazuar në mitin e Kadmosit dhe Harmonias, të cilët vijnë këtu me karro, të tërhequr nga buajt (bous). Prapashtesa “ua” merret si tipike ilire (shembull Castellum SalthuaRijeçani, afër Nikshiqit)3.
Budva për here të pare në burimet e shkruara përmendet në shek. I e.s. Dihet se qyteti fillimisht ishte ilir dhe banorët i takonin fisit të Enkelejve. Stefan Bizantini4 përmend Buthoe (për Budvën) si qytet i ilirëve.
Gjurmët e arkitekturës urbane të gjetura në vetë Budvën tregojnë që qyteti në gjysmën dytë te shek IV p.e.s, në kohën kur grekët në Adriatik, filluan me themelimin e kolonive të tyre. Budva ishte në themel e fortifikuar dhe e ndërtuar sipas sistemit te qyteteve mesdhetare, përderisa gjetjet nga nekropoli dëshmojnë që banoret e saj, pas venies të lidhjeve të forta me Greqinë, plotësisht mori kulturen mesdhetare5. Pranë qeramikës tipike mesdhetare, e gjetur në kalanë e Budvës, në citadelën e sotme, e cila padyshim flet për një ekzistencë të shtresës ilire në brendësi të këtij fortifikimi, në themel të saj janë gjetur mbetjet e një objekti të vogël në formë kuadrati, e cila për nga mënyra e murimit dhe materialit të lëvizshëm arkeologjik të gjetur në thellësinë e saj, u vlerësua se i takon kohës së mbretërisë ilire, e cila përfaqëson të parin dhe njëherë gjurmët me të vjetra të fillesave të venbanimit6. Megjithëse për përcaktimin e pozitës së Budvës ilire një rëndësi të veçantë ka fragmenti masiv i murit mbrojtës me portë të zbuluar në pjesën jugore të qytetit të vjetër , nën nivelin e saj te sotëm. Gjetja e mbetjes të murit, i punuar me blloqe të mëdha gurësh trapezoid për të cilin është përdorur teknika, e njohur edhe tek ndërtimi i mureve të qyteteve tjera ilire: Risani, Ulqini dhe Meduni.

Qyteti romak Budva, apo oppidium romanorum Butuanum, siç e quan Plini, prej të cilit edhe nxirret emri i tij Butua, duke gjykuar nga gjetjet arkeologjike, ka qenë i shtrirë në të njëjtin vend ku ndodhej dhe vendbanimi ilir, por ka zënë një sipërfaqe shumë më të madhe, të cilat kalojnë perimetrin e mureve mesjetare , për të cilin dëshmojnë gjetjet e një mbetje të viles romake me mozaik dhe mbetjeve të sistemit për nxehje, në lindje të hotelit Avala7.
Një numër i madh dhe i pasur i varreve monumentale, shpesh luksoze, materiali i varreve tregon për varrosjen në nekropol kryesisht ekonomikisht të pasurve, derisa objektet e importuara prej vendeve të largëta tregojnë për lidhjet tregtare të zhvilluara8.
Në mbishkrimet e ruajtura shfaqen emrat ilirë , italikë dhe grekë, çka flet për përzierjen e banorëve të saj, ku shumica janë ilirë, një numër i konsiderueshëm italikësh dhe një numër i vogël grekësh9.

1. Plini Plak (jetoi në shekullin e parë të erës sonë): ILIRËT DHE ILIRIA TE AUTORËT ANTIKË, ‘Rilindja’, Prishtinë, 1979:194)
2.Ptolomeji (jetoi në shekullin e dytë të erës sonë): ILIRËT DHE ILIRIA TE AUTORËT ANTIKË, ‘Rilindja’, Prishtinë, 1979:267)
3. Istorija Crne Gore I , Titograd 1967.
4.Stefan Bizantini (jetoi në shekullin VI të erës sonë): ILIRËT DHE ILIRIA TE AUTORËT ANTIKË, ‘Rilindja’, Prishtinë, 1979:417)
5.Čedomir Marković, Arheologija Crne Gore, Podgorica 2006, 274, 6. po aty, 7. po aty, 8. po aty, 9. po aty.

Shkruan Msc. Anton Lulgjuraj

http://buzuku.info/