Të Fundit
Çfarë ka terrorizmi me Islamin?

Çfarë ka terrorizmi me Islamin?

Terrorizmi nuk ka asgjë të përbashkët me mësimet burimore Islame, por ka të bëjë me keqpërdorimin e Islamit dhe traditave islame për shkak të promovimit të një ideologjie.

Pas aktit terrorist në Paris dhe atij në Rajlovc, ku pësuan anëtarët e forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës, sërish aktualizohet çështja e rrezikut të terrorizmit global. Dhe sikur edhe herëve të tjera, kemi dëgjuar lloj-lloj analizash, teori, konspiracione dhe arsyetime për skena të tmerrshme, dëshmitarë të së cilave jam shumë shpesh. Duke pasur parasysh që sulmuesit në të shumtën e rasteve, por edhe gjatë këtyre dy rasteve, disa ndërlidhin idetë radikale dhe të dhunshme të interpretimit islam, ndërsa të tjerët me qëllim dhe për caqe politiko-ideologjike Islamin e lidhin me terrorizmin.

Kjo i sjell muslimanët anembanë botës në pozitë që të arsyetohen apo kërkojnë falje për diçka që nuk kanë LIDHJE. Me siguri që kjo shkakton frustrim dhe pakënaqësi, ngase nuk mund të paramendojnë që Islami, të cilin ata e jetojnë, mund të ketë lidhje me mizoritë që dikush i kryen në emër të tij.

Gjithnjë dëgjojmë se terrorizmi nuk ka lidhje me Islamin. Kjo është e vërtetë, terrorizmi nuk ka lidhje me mësimet burimore islame, por ka të bëjë me keqpërdorimin e Islamit dhe traditave islame për shkak të promovimit të një ideologjie.

Ata njerëz të gjitha veprimet e tyre i justifikojnë me rregullimet ligjore të sjella në rrethana të jetës Islame në mesjetë, ndërsa në komentimin e fesë nuk kanë asnjëfarë dëshmi rreth vërtetësisë së traditës islame, ose përndryshe janë gjëra të nxjerra nga konteksti. Të gjithë ajetet kur’anore kanë shkakun e zbritjes (esbabun-nuzul), ndërsa hadithe (esbabul vurud), edhe pse kanë mesazh universal, nuk mund të kuptohen jashtë kontekstit të kohës kur janë shpallur apo thënë. Ajetet e shpallura në kontekst të mbrojtjes së muslimanëve nga sulmet e dhunshme të fiseve pagane, nuk mund të praktikohen në shoqëritë të cilat ndërtohen në parimet e bashkëjetesës paqësore, ndërveprimit dhe tolerancës, sikur shembulli më i mirë të cilën na e tregoi i Dërguari alejhis-selam, duke ndërtuar bashkësinë Medinase me pjesëtarët e feve të ndryshme.

‘Muslimanët e rilindur’

Është evidente se dijetarët duhet punuar më tepër që ti hedhin poshtë komentimet e tyre rreth Islamit, përmes rihapjes së dyerve të ixhtihadit islam dhe vlerave të pandryshueshme të tij që na solli në shek. XXI, në vend që muslimanët t’i kthejë në shek. XI apo ndonjë shekull tjetër, drejtë modeleve kah na thirrin sot ekstremistët.

Megjithatë, analiza e sulmeve terroriste dhe profili i individëve që i kryejnë ato, tregojnë se ideologjia e dhunshme, ajo në të cilën bazohen terroristët gjatë arsyetimit të dhunës paraqet mbulesë të sjelljes së tyre të mëparshme antisociale. Si zakonisht ato janë delikuent, dhe jo rrallë me dosje kriminele.

Tek ne ata janë ‘muslimanë të rilindur’, apo ato që kanë bërë ‘teube’.

Është me rëndësi të theksohet se këto njerëz, veçanërisht në kontekstin evropian, gati asnjëherë nuk rrjedhin nga familje tradicionale muslimane. Tek ne dhe në rajon, kryesisht bëhet fjalë për “musliman të rilindur”, të cilët zakonisht janë rritur larg parimeve fetare, ndërsa në shoqëritë evropiane, ato paraqesin gjeneratën e dytë apo të tretë të emigrantëve të cilët rrjedhin nga familje të asimiluara. Një numër të konsiderueshëm paraqesin edhe individët e konvertuar.

Kemi mësuar se në mesin e sulmuesve ka edhe të atillë të cilët rreth Islamit nuk dinë gati asgjë, dhe të cilët sipas asnjë kriteriumi nuk kanë qenë “radikalë”, por me fenë s’kanë pasur asnjëfarë kontakti. Për ta përdorimi i dhunës për caqe më të larta (sikur Al-Kaida, apo Shteti Islamik) vetëm shërben si arsyetim që ta shprehin frustrimin personal në jetën shoqërore dhe atë që e kanë konsideruar të padrejtë.

Obligim i çdo shoqërie është që ta zvogëlojë numrin e njerëzve të prekshëm, posaçërisht tek të rinjtë dhe ta zhvilloj “imunitetin shoqëror”, që të mos bien pre e indoktrinimeve, të cilat shpijnë në radikalizëm.

Dy binarë paralel

Me fjalë të tjera, doemos të merremi me ideologjinë me të cilën të rinjtë arsyetojnë dhunën, si dhe shkaqet të cilat “i shpijnë” në sjellje të tillë, që nuk duhet të lihen pas dore. Tjetërsimi, papunësia, dominimi i pushtetit në skenën botërore nuk janë justifikim për terrorizëm, por shkaqe pa zgjidhjen e të cilëve nuk do të zgjidhet problemi i terrorizmit.

Më së lehti është që fajin t’ia hedhësh Islamit dhe të injorohen të gjithë shkaqet e tjera të cilat të rinjtë i shpijnë në kthetrat e ideologjive radikale. Në këtë mënyrë amnistohen të gjithë ata të cilët në nivelin lokal dhe global i kanë bërë parakushtet e lulëzimit të terrorizmit të cilët gjithnjë gjejnë rekrutë të ri.

Tjetërsimi, papunësia, dominimi i pushtetit në skenën botërore nuk janë justifikim për terrorizëm…

Të thuash se Islami ka diçka në qenësinë e tij që inkurajon terrorizmin, mund ta thotë vetëm dikush që nuk di asgjë rreth Islamit, ideologjisë dhe historisë Islame. Terrorizmi arsyetohet me ideologji të ndryshme dhe keqpërdorimin e ideve fisnike nga ato rreth drejtësisë sociale dhe të drejtave të klasës punëtore, deri tek liria nacionale. Këtë me siguri e kanë të qartë të gjithë.

Prandaj përballja me sfidën e terrorizmit në çdo shoqëri, si dhe në tonën, duhet të kaloj nëpër dy rrugë paralele, duke e sfiduar atë dhe duke treguar në dëmet e tij, si dhe duke theksuar në veçanti zgjidhjen e shkaqeve që i shtynë individët në drejtim të bashkimit me ideologji të tilla.

Burimi: stratis.ba