Të Fundit
Çka na thotë Zoti nëpërmjet sprovave dhe problemeve?

Çka na thotë Zoti nëpërmjet sprovave dhe problemeve?

“Kur dikush i bie tepihut me shkop, ai nuk e godet tepihun (pse e urren), por dëshiron që nga ai të largojë pluhurin. Brendësia jonë është e mbushur me pluhur, dhe ky pluhur nuk mund të pastrohet menjëherë. Me çdo problem dhe me çdo goditje, pluhuri largohet nga pak, mga zemra jonë, ndonjëherë në gjumë, ndonjëherë kur jemi zgjuar…

Shumë shpesh përjetojmë disa gjëra në jetë, mirëpo shumë rrallë e kuptojmë lidhjen mes tyre. Kur përjetojmë ndonjë vështirësi ose ndjejmë dhimbje, shumë rrallë e kuptojmë se kjo vjen për shkak të ndonjë vepre apo përvoje tjetër.

Ndonjëherë nuk arrijmë ta kuptojmë lidhjen mes dhimbjes dhe raportit tonë me Allahun e Madhërishëm.

Dhimbja dhe vështirësitë kanë shumë qëllime në jetën tonë. Koha e sprovave të shumta mund të jetë një shenjë por edhe ilaç i pakujdesisë sonë ndaj Krijuesit tonë.

Koha e sprovave dhe vështirësive teston besimin, forcën dhe qëndrueshmërinë tonë. Gjatë kësaj kohe qartë shihet shkalla e imanit (besimit) tonë.

Sprova largon të gjitha maskat tona dhe zbulon fytyrën tonë të vërtetë që fshihet pas besimit tonë të deklaruar. Vështirësitë dhe sprovat i ndajnë të sinqertit dhe munafikët.

Sprovat na testojnë. Ato mund të jenë bekim dhe shenjë e dashurisë së Allahut. Mirëpo, dikush nuk mund ta kuptojë se sprovat mund të jenë të mira për ne.

Duhet ta dimë se ndonjëherë sprovat janë pastrues që na çojnë drejt Allahut të Madhërishëm.

Çka ndodh me njerëzit arrogant kur vendosen me një situatë ku nuk mund ta kontrollojnë veten?

Çka ndodh me njeriun i cili gjendet i braktisur mes oqeanit?

Këto situata në fakt janë alarm për tu zgjuar. Ato na përulin dhe na shkundin. Këto na bëjnë të kuptojmë se sa të vogël jemi dhe sa i Plotfuqishëm është Allahu.

Sprovat na zgjojnë nga iluzionet, neglizhenca dhe pakujdesia dhe na kthejnë drejt Krijuesit tonë. Sprovat na përkujtojnë se kush jemi dhe ku shkojmë…

Përshtati: Islampress