Të Fundit
Donacione librash gjatë muajit Mars nga Instituti IDEA

Donacione librash gjatë muajit Mars nga Instituti IDEA

Instituti IDEA për të tretin vit me radhë, dëshmoi se është në shërbim të kultures së leximit dhe dijës, ku njëri ndër projektet e këtij instituti është edhe shpërndarja e librit sidomos gjatë festës së mësuesit, ku gjatë këtyre viteve ju ofroj literaturë falas institucineve arsimore në vend, Institucioneve publike si dhe njerëzve të profileve të ndryshëm e më gjërë.

Në kuadër të kësaj kampanje të përvitshëm me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, muaji Mars ishte muaji i dhurimit të librit. Këtë vit bordi drejtues i Institutit IDEA vendosi që të dhuroj sasi të librave:

1. Bibliotekës së qytetit të Ulqinit.

2. Bibliotekës së Medresesë Mehmet Fatih në Tuz.

3. Bibliotekave të disa xhamijave në vend.

4. Bibliotekave publike në disa lokale – restorante.

5. Imamëve të komunës së Ulqinit me rrethinë, si dhe

6. Disa figurave publike të vendit.

Instituti IDEA shpreh falënderim për të gjithë bashkpuntorët dhe shtëpitë botuese që çdo vitë janë pjesë e kampanjës sonë. Ndërsa për këtë vitë një falënderim të veçantë ka Fondacioni Alsar nga Tirana ku edhe ishte donatori kryesorë i këtyre librave.

 

Me respekt,

Departamenti i Institutit IDEA

Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

 

Disa nga fotot e rastit:

2018-03-21 10.56.03 2018-03-21 10.55.28 2018-03-23 13.39.02 2018-01-12 14.09.48 2018-01-12 13.59.52 2018-01-12 13.06.10