Të Fundit
Dy fqinjët

Dy fqinjët

Një herë e një kohë në një fshat jetonin dy fqinjë, njëri ishte bujk i varfër ndërsa tjetri pronar pronash. Të dy fqinjët bënin jetë krejtësisht të kundërt nga njëri-tjetri.
Bujku i varfër ishte i qetë dhe i lumtur dhe kurrë nuk shqetësohej t’i mbyllte dyert dhe dritaret e shtëpisë së tij natën para se të flinte. Edhe pse nuk kishte para, ai bënte një jetë të qetë.
Në anën tjetër, fqinji i pasur ishte gjithmonë i tensionuar. Gjatë natës, ai gjithmonë i mbyllte dyert dhe dritaret e shtëpisë së tij dhe kurrë nuk bënte gjumë të rehatshëm, duke menduar se dikush mund t’i hynte në shtëpi, t’ia thyente kasafortën dhe t’ia vidhte të gjitha paratë. Ai, ëndërronte për një jetë të qetë e të rehatshme dhe e kishte zili jetën e qetë të fqinjit të tij të varfër.
Një ditë, fqinji i pasur e ftoi fqinjin e tij të varfër në shtëpinë e tij dhe i tha:
“Fqinji im i dashur. Siç e sheh, unë jam bekuar me shumë pasuri. Ty të shoh që jeton në varfëri. Merri këto para dhe jeto një jetë më të mirë.”
Paratë e fqinjit të pasur e gëzuan të varfrin pasi mund t’ia lehtësonin jetën. Ai ishte i lumtur gjithë ditën dhe kur erdhi nata, ai u nis për në shtrat. Por, në dallim nga netët tjera, atë natë ai nuk vuri gjum në sy pasi vazhdonte të mendonte për paratë që kishte në shtëpi. Shkoi t’i mbyllte dyer dhe dritaret. Por, ende nuk mund të flinte. Gjithë natën e kaloi i shqetësuar.
Sapo zbardhi dita, i mori paratë dhe shkoi te fqinji i tij i pasur. Ia ktheu paratë duke i thënë:

“Fqinji im i dashur, ju lutem pranoni nga unë t’ju kthej paratë tuaja sepse ato më hoqën paqen. Më shumë pranoj të jam i varfër dhe i qetë, sesa i pasur e i shqetësuar.”

Mësimi:

Keni kujdes nga pasuria për arritjen e së cilës duhet të hiqni dorë nga paqja dhe qetësia juaj.
Paratë nuk mund t’ju japin gjithçka. Mësoni të falënderoni Allahun për atë që keni … do të jeni gjithmonë të kënaqur dhe të lumtur.