I dashur prind!
Nesër kur të gjithë fëmijët e nxënësit iu kthehen shkollave, mos harro se:
-Fëmijët tuaj janë emanet nga Zoti juaj, nëse i edukoni e i pajisni me moral të lartë, e keni kryer emanetin e Zotit, dhe tek Ai është shpërblimi madhështor. Por nëse jo, konsideroheni që e keni thyer besën e dhënë dhe keni shkelur amanetin tuaj..
-Fëmijët tuaj, ua mbushin jetën tuaj në të ardhmen me krenari e lumturi vetëm nëse atyre sot iu keni dhuruar kujdes, edukatë e dashuri.
-Përgaditja e fëmijës për shkollë është shumë më tepër se sa sigurimi i veshmbathjes, e librave e gjërave materiale të tyre, të cilat s’dojnë asjgë më shumë se sa para. Ndërsa edukata dhe etika e mirë që ju kujdeseni që t’ua mbillni çdo ditë në shpirt është esenca edhe ai është fanari që ua ndriçon atyre rrugën e jetës.
I dashur pedagog!
-Ti, para se të mendosh se çfarë duhet t’i ofrosh një nxënësi nga dija jote e çmuar, pyete veten a je i denjë që të jesh model në sytë e tij. Model dhe shëmbëlltyrë nuk të bën vetëm dituria, por çdo minutë, çdo sjellje, madje çdo mimikë e buzëqeshje në sytë e tyre.
– Ti je një pedagog i mirëfilltë e i suksesshëm vetëm nëse nxënësit tuaj ndihen të vlerësuar në praninë tënde dhe nëse ata kanë siguri që tek ti t’i shpalosin preokupimet e tyre të përditshme.
-Mos u dëshpëro asnjëherë edhe nëse ndien në shpirt se fjalët tuaja kanë mbetur pa vlerë e pa efekt tek nxënësit tuaj, ngase edukata e arsimimi rëndom frytet e tyre i vonojnë.
-Aq sa ti u jep atyre dije e edukatë, mos përjashto mundësinë që nga ta të përfitosh gjëra madhështore. Fëmijët janë thesarë që çdo ditë na zbulojnë diç nga margaritarët e tyre…
Zoti ynë, na ndihmo në këtë mison aq të dëlirë, në këtë kohë goxha të vështirë!
Prof. Driton Arifi/mesazhi/