Të Fundit
Errësira dhe hutia

Errësira dhe hutia

O ti që po bredhë në errësirën e shtypjes; ti qё ke ngecur në shkatërrim! O ti qё po e kërkon thikën e vdekjes; edhe ti qё po e gropos vrimën e rrënimit dhe po e thellon humnerën drejt fundit tënd, sa i mjerueshëm është shtegu të cilin e ke zgjedhur për më të dashurin e zemrës tënde [dmth. vetveten]!

Mjerë për ty! Kërkoje të vërtetën, sepse derisa je nën hijet e shpresës së dëshiruar, do të shohёsh vetëm atë që e do dhe do t’i mbyllësh sytё karshi vështirësive. Nёse jetëgjatësia të pakësohet dhe vdekja të afrohet, dije se nuk të ka ngelur edhe aq gjatë para se kёto të dyja të takohen. Si mund të ngelesh në gjendjen momentale përderisa koha vazhdimisht po të afron me fundin? Si mund që jeta e kësaj bote ta tërheqë një person i cili, për asnjë ҫast nuk ndjehet i sigurt nga vdekja dhe asnjëherë nuk përjeton lumturi, madje as edhe për një ditë tё vetme? Si ndodh qё tё dëgjohet trokitja e paralajmërimit dhe përsëri askush tё mos ndalet dhe ta dëgjojë atë; pa dyshim ajo ka pёr qёllim:
“Për t’ia tërhequr vërejtjen atij që është gjallë (me mend e zemër).” [Ja Sin: 70]

Gjeli i zgjimit këndon gjatë pjesës së fundit të natës, por ti nuk zgjohesh. Ji vigjilent kur thirrja e ashpër e ekuipazhit të ikjes tё ndjellet!

O ju që preferoni kalimtaren ndaj të përhershmes, kjo [preferencё] është pa dyshim sugjerimi i natyrës tuaj bazë [epshit]. Më mirё do të ishte sikur të konsultoheshit me intelektin tuaj, ashtu që ta dëgjonit këshillën më të mirё! Kjo për faktin se kushdo që e merrë gomarin si udhërrëfyesin e tij, pa dyshim se destinacioni i tij final do të jetë një vendshkatërrim.
Mjerë për ju! Epshi dhe dëshirat e jetës së kësaj bote nuk janë gjë tjetër pos ëndrra të shkurtëra që shihen gjatë dremitjes së shkujdesur, e dukja e injorantit as nuk e penitron murin e dëshirave të tij e as nuk përshkon barrierёn e shkujdesjes. Vetëm ai që e sheh atë që gjendet përtej barrierёs, mund të konsiderohet i zgjuar dhe mendjehollë. Kur dëshirat shfaqen para syve të natyrës së qenësishme, vetëm ata:
“Tё cilёt e besojnё tё fshehtёn.” [El-Bekare: 3] e kthejnё shikimin e tyre larg saj; shumica e njerëzve kanë rënë në vrimën e privimit përderisa të tjerët janё:
“…të udhëzuarit nga Zoti i tyre.” [El-Bekare: 5]

Të devotshmit veçse janë nisur drejt destinacionit të tyre final, përderisa të tjerët, ende ngelen të pikëlluar nga një gjendje neglizhente, sepse ata janë të vetëdijshëm për statusin e lartë që e kërkojnë:
“Por pёr ta ishte largёsi e vёshtirё…” [Et-Tevbe: 42]

Sa keq! Sikur vërtet ta dinin se nga kush janë shkëputur, do të preferonin të shqyheshin [në vend të kësaj]. Ata zgjohen që të miqësohen e vëllazërohen me udhëheqësit dhe kur shkojnë për të fjetur gjumë, shkojnё në një shtrat të gjynaheve dhe në pakujdesi i shpenzojnё mallrat e tyre të ditës, pasi pa dyshim:
“Të tillët janë ata që blenë lajthitjen me udhëzimin…” [El-Bekare: 16]

Pasuria dhe dhuntia e jetës u ёshtё dhuruar atyre dhe përsëri ata e shpenzojnë tërë atë në tokёn e përtacisë neglizhuese dhe:
“…pra nuk pati fitim tregtia e tyre dhe ata nuk qenë të udhëzuar.” [El-Bekare: 16]

Gjatë gjithë kohës, shembujt e atyre që ishin pёrpara deklarojnë zëshëm:
“A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre?” [Junus: 102]

Por, ata i kanë mbyllur veshёt; mjerë për ta! A nuk meditojnë rreth shpresës së tyre të pabazë ngase:
“…e edhe nё atё se ndoshta u ёshtё afruar afati i tyre i vdekjes.” [El-Araf: 185]

Pa dyshim, ai që jeton në të tashmen duhet të përfitojë nga mësimet e historisё, pasi askush s’mund të jetë i sigurt për të ardhmen. Çdo moment kalon për të mos u kthyer më, e koha po marshon për ata që janë të gjallë momentalisht. Prandaj, blejeni [shpëtimin e] shpirtit tuaj derisa tregu është ende i hapur dhe çmimi i saj iu serviret, dhe mos u mashtroni pas pëshpëritjeve të cilat iu mashtrojnë e iu ҫojnё drejt shpërfilljes dhe inferioritetit, pasi pa dyshim, në atë që mund të ndodhë nesër, nuk mund të varesh asnjëherë.

Nga libri: Këshilla të arta i Ebul Ferexh Ibn El Xhevziut