Të Fundit
Fakulteti i drejtësisë “Harvard” dhe citati Kuranorë

Fakulteti i drejtësisë “Harvard” dhe citati Kuranorë

Fakulteti i drejtësisë në njërin ndër universitetet më të afirmuara amerikane “Harvard”, ka vendosuar në murin e hyrjes së …fakultetit citatin kuranor (ajetin) 135 të kaptinës (sures) en-Nisa, duke thënë se kjo thënie është thënia më e madhe e drejtësisë në historinë botërore.

Citati në fjalë është gdhendur në murin e hyrjes kryesore të fakultetit, mur ky i cili është i veçuar për thëniet më të rëndësishme, të cilat janë thënë për drejtësinë përgjatë kohërave.

Citati në fjalë është thënia e Allahut të Madhërishëm: ” O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë”. (En-Nisa: 135)

Fakulteti i drejtësisë i këtij universiteti e ka përshkruar këtë citat, se ai është thënia më e madhe e së drejtës në botë përgjatë gjithë historisë botërore.

1358476401561719119 AC-Harvard_University harvard-justice-Coran