Të Fundit
Faleminderit Katar!

Faleminderit Katar!

Kupa e Botës FIFA 2022 është një turne futbolli i cili fillimisht u kontestua nga skuadrat e kombëtareve të burrave të shoqatave anëtare të FIFA-s dhe Kupës së Botës.

Ajo u zhvillua në Katar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Kjo është Kupa e parë e Botës që u mbajt në botën arabe dhe e dyta e mbajtur tërësisht në Azi pas turneut të vitit 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Si ishte mirëpritur vendimi se Katari do ta organizoj këtë turne?

Zgjedhja për të pritur Kupën e Botës në vendin e Katarit ka qenë një burim i polemikave në veçanti në mediat evropiane për shkak të trajtimit të Katarit ndaj punëtorëve emigrantë, gjatë ndërtimit dhe përgatitjes së stadiumeve dhe infrastukturës sportive në përgjithësi.

Akuza të cilat i mohojnë katarianët kategorikisht.

Po ashtu siç thonë evropianët se kanë ankesa për të drejtat e grave dhe pozicionit të Katarit mbi të drejtat e grupit LGBT.

Ata thonë se vendi i Katarit dhe Azia në përgjithësi kanë një mungesë të kulturës së fortë të futbollit, dhe kanë ndryshime me orarin e futbollit evropian.

Ishin të shumta akuzat për ryshfet dhe korrupsion për të drejtat e organizimit për të cilat po akuzohen krerët më të lart të Bashkimit Evropian dhe anëtarët më të lart të FIFA-së.

Por a e meritoj Katari pranimin e këtij organizimi?

Katari e dëshmoj të kundërtën e këtyre akuzave.

Këta pra janë populli i vërtet arab. Kjo është e vërteta e kulturës arabe. Kjo është e vërteta e mikpritjes arabe.

Kush e njeh popullin arab e din të vërtetën se ata i dhanë shumë njerëzimit.

Ata i dhanë Pejgamberin e Mëshirës që erdhi për mbarë njerëzimin Muhamedin alejhi selam!

Ata i dhanë botës shumë me ardhjen e fesë islame dhe kulturës së dhe civilizimit që ajo solli për njerëzimin.

E organizuan aq bukur hapjen e këtij botërori sa qe bota u mahnit nga ato pamje. Vazhduan me mikpritjen e mysafirëve në mënyrë të veçantë. Lejuan vizita të ndryshme nëpër familjet e tyre, muzetë e tyre, deri edhe te xhamit e tyre.

Infrastuktura e stadiumeve, ishte e mahnitshme.

Ishin pra arabët që lejuan të bëhet një atmosferë e zjarrtë, e ndezur deri në qiell por pa alkool, pa prostuticion, pa amoralitete e perversitete tjera që jemi mësuar t’i shohim nëpër kampionatet e deritanishme!

Por ata nuk lejuan të shkelet mbi moralin, traditën e fenë e tyre me gjithë ato presione e shantazhe që u bëheshin!

Pra Evropa duhet të mësoj më shumë për arabët, Katarin dhe Azinë në përgjithësi para se t’i vë gjërat në peshore.

Unë them atë që e dëgjova nga shumë dashamirë të futbollit këto ditë:

“Faleminderit Katar për organizimin mahnitës për këtë turne të bukur futbolli!”

Nga: Sadat Topanica/mesazhi/