Të Fundit
Hidhëroheni shpesh? Lexojeni këtë tregim

Hidhëroheni shpesh? Lexojeni këtë tregim

Njëherë një student e pyeti mësuesin e tij:

“Je njeri i urtë, gjithmonë je në diskonim të mirë, asnjëherë nuk hidhërohesh. Më ndihmo që edhe unë të bëhem njeri i tillë.”

Mësuesi u pajtua dhe i tha studentit t’i sjell një patate dhe një qese, pastaj i tha:

“Kur të hidhërohesh me dikë, merre një patate dhe në të shkruaje emrin e personit me të cilin u fjalose dhe atë patate fute në qese.”

Dhe kjo është e gjitha?” pyeti studenti i befasuar.

“Jo”, i tha mësuesi, duhet që atë qese gjithmonë ta mbash me vete dhe çdo herë kur të ndjehesh i nënçmuar dhe i hidhëruar, vendose nga një patate aty.”

Studenti u pajtua. Kaloi një kohë, ndërsa qesja filloi të mbushet me patate  sa që u bë e rëndë. Ishte shumë e papërshtatshme që gjithmonë ta mbaje me vete. Përveç kësaj, patatet kishin filluar të prishen dhe kishin filluar të lëshojnë një aromë shumë të pakëndshme.

Studenti erdhi te mësuesi dhe i tha:

“Është e pamundur që këtë ta mbaj me vete. Qesja është bërë shumë e rëndë, ndërsa patatet janë prishur.”

Mësuesi iu përgjigj:

“Njëjtë ndodh edhe në shpirtin tënd. Kur hidhërohesh me dikë apo kur ndjehesh i nënçmuar, në shpirtin tënd krijohet një barrë e rëndë edhe pse nuk e heton menjëherë. Pastaj barra bëhet më e madhe. Veprimet bëhen shprehi ndërsa shprehitë formohen në karakter tek i cili lindin rezultate të cilat godasin. Të dhashë mundësin që nga jashtë të monitorosh gjithë këtë proces. Andaj çdo herë kur të vendosësh të fjalosesh, të hidhërohesh apo ta nënçmosh dikë mendo se vallë, a ja vlen ta mbash gjithë atë barrë.”

Përshtati: Breziiri