Të Fundit
Instituti IDEA dhuron libra me rastin e 7 marsit, ditës së mësues

Instituti IDEA dhuron libra me rastin e 7 marsit, ditës së mësues

Paraditën e së Hënës, me 10.03.2014, Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA nga Ulqini, dhuroj sasi të librave për të gjithë mësuesit dhe arsimtarët e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkoll me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit.
Instituti IDEA dhuroi për të gjithë mësuesit dhe arsimtarët e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”, duke përfshirë edhe 8 paralelet e saja të ndara në fshatrat, si, në shkollën e Klleznës, Krythës, Millës, Shtodrit, Sukubinës, Rashtishën dhe paralelen e ndarë në Kravar.
Instituti IDEA në shenjë respekti të veçantë për veprën, punën e tyre të palodhur dhe fisnike në misionin e mëkimit të dijës dhe fanarit ndriçues të vlerave qytetare, në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, ka shprehur dëshirën që këto mësues e arsimtarë të iu dhurojmë nga një dhuratë simbolike, nga një libër.

Në fillim drejtori i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” z. Alim Jahja, iu dëshiroj mirëseardhje anëtarëve të Institutit IDEA, duke i falënderuar për vizitën e tyre dhe për kontributin e dhënë në kujtimin e mësuesve dhe të arsimtarëve në këtë datë të shënuar dhe më rëndësi për kombin tonë.
Kryetari i Institutit IDEA, z. Senad Maku, falënderoj drejtorin e shkollës z. Alim Jahjen dhe bashkpuntorët e tij për pritjen e ngrohtë që na ofruan dhe që gjetën kohë që ti kalojmë disa çaste duke iu dhuruar për shkollën fillore 15 tituj librash në shumë kopje, ku, librat e dhuruara kishin tematika të ndryshme si: Letërsi, Politikë, Diplomaci, Histori, Religjion, Shkencë, Kulturë dhe në lëmi të tjera duke lënë që vetë dhuratëmarrësit të zgjedhin lëmin e tyre të preferuar për lexim.

Gjithashtu Instituti IDEA shpreh respekt të gjithë atyre mësuesve të cilët, përkundër vështirësive, pengesave dhe ndalesave, po gjejnë mënyra, që nxënësve në shkolla t‘ju mësojnë historinë e të parëve tanë.
Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të paret dhe detyra jonë është ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm.
Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithë zemër ju urojmë shëndet e jetë të gjatë në të mirë të kombit e të atdheut tonë të shtrenjtë. Ne e ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë mësuesit tonë të shtrenjtë. Ju ftoj që ta vazhdoni me përkushtim punën tuaj fisnike, të edukoni brezat e rinj me frymën kombëtare, me dashurin për dituri, liri dhe qytetari.

Nuk e harrojmë thënien e halifit Ali r.a. ku mes tjerash tha: “Ai që ma mësoi mua një shkronjë, unë do jem shërbëtor i tij”.
Detyrim i jonë fetar, kombëtarë, njerëzor e human është që t’i ruajmë lidhjet dhe raportet e mësuesit me nxënësin dhe anasjelltas. Ato janë lidhje të shenjta që duhet të ruhen me fanatizëm. Çdo kush që tenton t’i rrënojë këto lidhje, duhet ta dijë se ka rrënuar vlerat njerëzore, fetare e kombëtare, e në fund të fundit ka rrënuar mirëqenien e tij individuale, familjare e shoqërore.

I Dërguari i Zotit ka thënë:
“Kush e merr rrugën për të kërkuar dituri, Zoti ia lehtëson njërën prej rrugëve të Parajsës.
Me të vërtetë vlera e dijetarit mbi vlerën e të devotshmit është sikurse vlera e hënës së plotë mbi vlerën e yjeve.
Dijetarët janë, me të vërtetë trashëgimtarë të pejgambereve. Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi as dirhem as dinarë, por kanë lënë dituri, andaj kush e merr diturinë, e ka marrë lumturinë e vërtetë.”

Zoti ju bekoftë në misionin e juaj të shenjtë.

Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

375766_287060184783553_1639626582_n 1146617_287060028116902_1572477566_n 1510899_287059921450246_1229902957_n 1898201_287060144783557_1289765206_n 1901773_287060044783567_120002219_n 1922094_287060124783559_114307924_n 1958144_287059994783572_1137802633_n 1962786_287060104783561_1638361665_n 1966691_287060054783566_1641541895_n 10003420_287059968116908_1704035060_n 10003420_287060128116892_1507368568_n