Të Fundit
Instituti IDEA: Donacion librash për shkollën fillore “Marshall Tito” në Ulqin

Instituti IDEA: Donacion librash për shkollën fillore “Marshall Tito” në Ulqin

Pas vizitës që bëri Instituti IDEA në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros me datë 04 mars 2015 ku dorëzuam 225 libra për mësuesit dhe bibliotekën e asaj shkolle, vizita e radhës ishte shkolla fillore “Marshall Tito” në Ulqin.

Ditën e Hëne me datë 09 mars 2015, Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA për nder të festës 7 marsit ditës së mësuesit, dhuroi edhe në shkollën fillore “Marshall Tito” një donacion prej 275 librave ku do të shfrytëzohen nga nxënësit dhe mësuesit e arsimtarët e kësaj shkolle dhe paraleleve të saja të ndara në fshatra.

Drejtori i kësaj shkolle z. Martin Zadrima e mirëpriti këtë donacion dhe shprehi falënderimet më të sinqerta për Institutin IDEA dhe stafin e saj, duke e vlerësuar si të nevojshëm për librat e dhuruara kësaj shkolle.

Gjithashtu përfaqësuesit e Institutit IDEA e falënderuan drejtorin dhe stafin e shkollës për mikpritje, ku pohuam se arsyeja e këtij donacioni është si shenjë respekti për punën e tyre të palodhur në këtë mision të shenjtë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Njëherit ndihemi të nderuar që kjo literaturë ka gjetur vendin e duhur dhe të nevojshëm për nxënësit e kësaj shkolle, dhe për gjeneratat e tjerë në vazhdimësi.

Gjithashtu Instituti IDEA do të jetë vazhdimisht përkrahëse e punës suaj dhe detyrim i jonë fetar, kombëtarë, njerëzor e human që t’i ruajmë lidhjet dhe raportet e mësuesit me nxënësin dhe anasjelltas.

Ato janë lidhje të shenjta që duhet të ruhen me fanatizëm. Çdo kush që tenton t’i rrënojë këto lidhje, duhet ta dijë se ka rrënuar vlerat njerëzore, fetare e kombëtare, e në fund të fundit ka rrënuar mirëqenien e tij individuale, familjare e shoqërore.

Zoti ju bekoftë në misionin e juaj të shenjtë.

 

Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

2015-03-07 20.43.52 2015-03-07 20.43.53 2015-03-07 20.43.54 2015-03-07 20.43.55 2015-03-07 20.43.58 2015-03-07 21.18.15 2015-03-07 21.18.23 2015-03-08 23.09.02 2015-03-08 23.09.43 2015-03-08 23.10.00 2015-03-08 23.10.56 2015-03-08 23.12.54 2015-03-08 23.13.16 2015-03-08 23.14.17 2015-03-08 23.14.55 2015-03-08 23.17.23 2015-03-08 23.17.31