Të Fundit
Instituti IDEA: Telegramurimi për Fitër Bajram

Instituti IDEA: Telegramurimi për Fitër Bajram

Telegram urimi
Të nderuar besimtarë të besimit islam

Ditët e bekuara të muajit të Ramazanit po kalojnë. Jemi në prag të festës së Fitër -Bajramit ditës teksa i kurorëzojmë ibadetet tona kur Allahu i shpërblen robët e Tij të devotshëm.
Në këtë festë të madhe shpirtërore si dhe gjithmonë, të mos harrojmë që të mendojmë edhe për ata që nuk kanë, sepse një ditë edhe ne mund të jemi njëri prej tyre !
Nxitoni që të mos leni familje të uritur, fëmijë të pa gëzuar, jetim të pa përkrahur, të sëmur të pa vizituar dhe të mërzitur të pa ngushëlluar !

Zoti na ndihmoftë dhe na bashkoftë në punë të mira dhe në solidaritet të përhershëm me njëri tjetrin !

Andaj, me rastin e festës së Fiter-Bajramit kemi kënaqësi që në emër të bordit drejtues të Institutit IDEA të ju përcjellim urimet më të sinqerta me dëshirë dhe duke e lutur Allahun që ibadetet të na i bëjë Kabul kurse juve dhe familjeve tuaja të ju falë shëndet dhe mbarsi.
Duke ju uruar edhe një herë, pranoni selamet dhe përshëndetjet tona.

Urime festa e Fitër Bajramit !
E gëzofshim për shumë mote !

Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi