Të Fundit
Instituti IDEA: Urim me rastin e vitit të ri shkollor 2021/2022

Instituti IDEA: Urim me rastin e vitit të ri shkollor 2021/2022

Të nderuar dhe të respektuar mësues, prindër, nxënës, e dashamirë të arsimit!

Kemi kënaqësinë e veçantë  që me rastin e  vitit të ri  shkollor 2021-2022 të ju përcjellim urimet  më të përzemërta  për këtë ditë të madhe.

Në mënyrë të veçantë, uroj vogëlushët dhe vogëlushet që për herë të parë, hyjnë në udhën e bukur e të pafund të diturisë; ata që janë sot shpresa, krenaria dhe dashuria e prindërve dhe gjyshërve të tyre, por njëkohësisht, edhe e ardhmja e jonë.
Të nderuar mësues dhe nxënës, punë të mbarë e suksese në vitin e ri arsimor.

Ne jemi me ju dhe vlerësojmë lart punën dhe përpjekjet tuaja.

Urime dhe suksese në vitin e ri shkollor!

Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi