Të Fundit
Ja disa arsye të forta për të lexuar gjithmonë

Ja disa arsye të forta për të lexuar gjithmonë

Një kritik i mirë letrar, dikur ka thënë:

“Janë librat që na lexojnë ne. Na njohin, edhe pse janë shkruajtur njëqind vjet më parë.

Na shohin brenda, na zbulojnë”.

Kush i lexon këto radhë, këtë fenomen e njeh mirë:

librat janë pasqyra ku ne i njohim dhe na njohin, ndryshe si do të shpjegojmë suksesin e spikatur të klasikëve që për vite me radhë kanë lexues të sëmurë?

“Me disa libra, është një tërheqje e papritur, si në disa marrëdhënie dashurie ose miqësie:

na pëlqejnë e na rrëmbejnë”, thotë Rossana De Beni, profesoreshë e psikologjisë së personalitetit në Universitetin e Padovës .

Të mësojnë dhembshurinë

Të gjithë lexuesit e dijnë: një libër të hap dritaret drejt një bote të re, që nuk ka kufij, as hapësire dhe as kohe.

Kështu ulesh në tryezë me Elizabeth bennet, protagonisten e Krenari dhe Paragjykim, dhe motrat e saj, për të zbuluar se bisedat mes grave sot nuk ndryshojnë shumë nga ato që bëheshin në Angli në vitet 800.

“Cili aktivitet tjetër i jep kaq shumë liri imagjinatës?” pyet profesorja De Beni. “Jo vetëm kaq.

Leximi ka aftësinë të na bëjë të vihemi në vendin e të tjerëve duke na lejuar të shohim me sytë e tyre.

Një ndryshim shumë i rëndësishëm i perspektivës që ndihmon në zhvillimin e ndjeshmërisë, domethënë aftësisë për t’u “futur” tek një tjetër, duke perceptuar emocionet dhe mendimet e saj.

Një zakon që është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet me tjetrin”.

Të ndihmojnë të imagjinosh ndjesitë

Dihet se leximi stimulon trurin, duke aktivizuar fusha të veçanta si ato të Brocas dhe Vernickes, e para përgjegjëse në përpunimin e gjuhës, e dyta për të kuptuar fjalët.

Një studim i Universitetit Jaume në Spanjë ka zbuluar se disa fjalë “aromatike” (si hudhra, kafe ose nenexhik) punojnë jo vetëm në zonat verbale, por edhe ato të dedikuara për njohjen e aromave.

Të bëjnë të kuptosh menjëherë ndjenjat.

Një tjetër aspekt i veçantë i librave është aftësia e tyre edukative.

Profesore De Beni shpjegon: “Duke lexuar, mësojmë shumë gjëra, disa norma të sjelljes (si veprimet, për shembull, në një darkë formale) ndaj ndjenjave.

Fëmijët dhe adoleshentët takojnë dashurinë e parë fillimisht në faqet e librave, e më pas në jetën reale.

Në këtë kuptim librat, siç do të thoshte Flaubert, vërtet shërbejnë si edukim sentimental për atë emocion që herët a vonë do të na trondisë jetën tonë.

Lexuesi e njeh dashurinë e parë në letër dhe ndoshta do të jetë më pak i papërvojë dhe hezitues kur të përfshihet vetë”.

Të japin ndihmë për t’u plakur më mirë

Që leximi forcon kujtesën, kjo dihet: kujtimi i të gjitha personazheve, tregimeve, skenave të një romani ndihmon në forcimin e sinapseve dhe stërvitjen e kujtesës në një mënyrë të pasionuar dhe të lehtë.

“Më shumë se një studim i kohëve të fundit ka treguar se lexuesit janë gjithashtu intelektualisht më të qëndrueshëm./bota.al/

Leximi forcon rezervën tonë kognitive, dhe në hipotezën fatkeqe të sëmundjes së Alzheimerit, i shtyn shenjat e para për një periudhë të konsiderueshme kohore: 5 vjet, “shpjegon Profesore De Beni.

“Ata që lexojnë, në të vërtetë, kanë një tru më të pasur me informacion, më shumë gjasa për të kontrolluar simptomat e hershme të sëmundjes”.

Por, leximi me të vërtetë është në gjendje që të na zgjasë jetën?

Po, nëse i referohemi një eksperimenti të kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin Yale në Shtetet e Bashkuara dhe të botuar në revistën e shkencave shoqërore dhe mjekësore.

Studiuesit kanë analizuar zakonet e leximit të 3,635 njerëzve për 12 vjet dhe kanë vërtetuar se ata që lexojnë më shumë se tre orë e gjysmë, jetojnë pothuajse dy vjet më shumë se ata që nuk e bëjnë këtë.

Megjithatë, kërkimet nuk shpjegojnë mekanizmin përmes të cilit leximi rrit jetëgjatësinë, por studiuesit sugjerojnë se shkaku është i fshehur në përfitimet njohëse që keni kur endeni nëpër faqet e një libri.

Më mirë se një eliksir jetëgjatësie pra./Mesazhi/