Të Fundit
Jetoni në botën e vërtetë apo në Facebook?

Jetoni në botën e vërtetë apo në Facebook?

Jetojmë në i-Botë. Të rrethuar me i-Phone, i-Pad, Myspace, YOUtube, fokusi është i qartë, e imja, unë… Nuk ka nevojë njeriu të shikon larg që të vërej obsesionin me vetveten. Me qëllim të shitjes, reklamuesit e theksojnë egon e njeriut.

Për shembull, një numër i madh i reklamave është drejtuar tek ne të cilët e duam fuqinë apo të qenit në qendër të vëmendjes. DirectTV thotë: “Mos shikoni TV, drejtoni (kontrolloni) ju TV!” Yogurtland thotë: “Ju jeni kryesorët! Mirëserdhët në tokën e mundësive të pafundta të jogurtit, ku ju përcaktoni racionet, zgjedhjen dhe pamjen.”

Por jo vetëm reklamuesit janë ata që kanë për qëllim egon, ekziston fenomeni global i cili ofron tokë të pëlleshme dhe platformë për egon. E ai quhet Facebook. Tani, unë jam e para e cila deklaron se Facebook-u mund të jetë një mjet i fortë për bamirësi. Ai, sikur edhe shumë gjëra të tjera paraqet atë si veprojmë me të. Thika përdoret për prerjen e ushqimit e cila ushqen të varfrit, por mund të përdoret edhe për vrasje. Facebook-u mund të përdoret për bamirësi të mëdha – Facebook ka ndihmuar në rrëzimin e diktatorëve. Facebook-u mund të përdoret si mjet i fortë për organizimin, thirrjen, përkujtimin dhe bashkimin. Facebook-u gjithashtu mund të përdoret në përforcimin e lidhjes sonë me Allahun si dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore… ose Facebook mund të përdoret edhe në forcimin e nefsit tonë (egon).

Fenomeni Facebook është interesant. Te gjithsecili ekziston egoja. Ajo është pjesë e jona e cila duhet shtypur. Rreziku i të ushqyerit të egos qëndron në faktin, nëse ushqehet ai bëhet më i fortë. Atëherë kur të forcohet mjaftueshëm, ai qeveris me ne. Atëherë ne nuk jemi më rob të Allahut, por bëhemi rob të vetvetes.
Egoja është pjesë e jona e cila e dëshiron fuqinë. Është pjesa e cila dëshiron të jetë i parë, i pranuar, i lavdëruar dhe admiruar. Facebook-u është platformë e fortë e cila e mundëson gjithë atë. Është platformë ku përmes çdo fjale, fotografie, mendimi mund të jesh i perceptuar, vlerësuar apo “lajkuar”.

Si pasojë e kësaj, në ndërdije fillojmë të jetojmë jetën tonë. Menjëherë, e përjetojmë çdo përvojë, çdo fotografi, mendim etj. Sikur është nën mbikëqyrje, meqë në ndërdije mendoj – Këtë do ta vendos në Facebook. Kjo formon krijesa interesante, ndjenjë konstante se jeta ime është në ekspozitë. Bëhemi të vetëdijshëm se mbikëqyremi, meqë gjithçka u vihet në dispozicion ku mund ta vërejnë dhe komentojnë.
Ç’është me rëndësi, kjo formon një ndjenjë të rrejshme të vetërespektit, ku çdo vepër e parëndësishme ka rëndësi ndërkombëtare. Menjëherë fokusohem, bëhem personalitet i cili ndiqet. Porosia – Unë jam i rëndësishëm. Jeta ime është e rëndësishme. Çdo vepër e imja është e rëndësishme. Rezultati bëhet ndjenjë akoma më e fortë kinse bota rrotullohet rreth meje, unë jam qendra.

Siç mund të vërehet, rezultati është e kundërta diametrale e ekzistimit të Realitetit. Qëllimi i kësaj jete është të kuptohet Vërtetësia e madhështisë së Allahut dhe kuptimi i parëndësisë personale dhe se ne jemi të varur nga Allahu i Madhëruar.

Qëllimi është që veten ta lëviz nga qendra dhe ta vendos Atë në pozitën qendrore. Por Facebook-u vazhdon iluzionin e kundërt. Ai e forcon bindjen se çdo veprimi im i parëndësishëm doemos të shpallet. Menjëherë, çfarë hamë në mëngjes apo blejmë në shitore bëhet lajm i rëndësishëm për shpallje. Kur postoj fotografi, pres komplimente, njohje dhe konfirmim. Përmes “lajkimeve” dhe komenteve, bukuria fizike bëhet diçka që matet. Kur shpall diçka, pres të “lajkohet”. Jam i vetëdijshëm për numrin e “shokëve” të cilët posedoj, madje edhe garohem në këtë drejtim. (Shokët këtu janë nën thonjëza, meqë shumica e jonë nuk i njohim 80 % të “shokëve” në Facebook).
Ky preokupim dhe rivalitet përmendet në Kur’an. Allahu i Madhëruar thotë: “Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar. (Et-Tekathur, 1) A është rivaliteti në grumbullimin e pasurisë, shokëve apo “lajkimeve”, rezultati është i njëjtë. Jemi të preokupuar me të.

Facebook-u gjithashtu forcon edhe një fokusim të rrezikshëm – fokusim te të tjerët, çfarë ju pëlqen. Çfarë mendojnë rreth meje. Facebook-u ushqen preokupimin si na vlerësojnë të tjerët, hyjmë në orbitën e krijimit. Në atë orbitë janë të caktuar definicionet e mia, dhimbja ime, fati im, vetërespekti, suksesi apo mossuksesi im.
Njëherë pasi të hyjë të jetojë në orbitën e krijimit, në vend të orbitës së Allahut, filloi ta shfrytëzoj atë valutë. Shikoni, valuta e orbitës së Allahut është – kënaqësia apo pakënaqësia e Tij, shpërblimi apo ndëshkimi i Tij. Ndërsa valuta në orbitën e krijimit është – lavdërimi apo kritika e njerëzve. Domethënë, sa më tepër hyjmë në atë orbitë, duam më tepër valuta, dhe frikohemi nga humbjet. Njëlloj sikur luajmë ‘Monopol’, është e bukur ndjenja e të qenit “i pasur” për një moment. Por kur loja mbaron dhe kthehesh në botën Reale, çfarë mund të blejsh me të hollat e fituara në ‘Monopol’?

Valuta njerëzore e lavdërimit janë të hollat e ‘Monopolit’. Është ndjenjë e mirë tubimi, por sa të përfundojë loja, ato janë të pavlefshme. Në Realitetin e kësaj dhe jetës së përtejme, ato nuk kanë vlerë. Ndërsa sërish në ibadetete e dëshirojmë këtë valutë të rrejshme. Në atë mënyrë, bëhem pre e shirkut të fshehur. Rija’ (mendjemadhësia) është pasojë e jetës në orbitën e krijimit. Sa më tepër të depërtojmë në atë orbitë, aq më tepër angazhohemi me fitimin e lavdërimeve njerëzore. Sa më tepër thellohemi në atë orbitë, aq më tepër i frikohemi dështimit, humbjes së statusit, lavdërimeve, mirënjohjeve.

Por, sa më tepër u frikohemi njerëzve, aq më tepër robërohemi. Liria e vërtetë vjen vetëm atëherë kur nuk i frikohemi askujt përveç Allahut.
Në një hadith madhështor, erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut alejhis-selam dhe i tha: “I Dërguar i Allahut, më thuaj për ndonjë vepër, të cilën po qe se e veproj, do të më do Allahu dhe njerëzit”. I Dërguari i tha: “Përmbaju nga dynjallëku, do të dojë Allahu; ji indiferent ndaj asaj çfarë posedojnë njerëzit, do të duan njerëzit.” (Ibën Maxhe)

Ironike, sa më pak vrapojmë pas miratimit dhe dashurisë njerëzore, aq më tepër e arrijmë. Sa më pak jemi nevojtarë nga të tjerët, aq më tepër i tërheqim dhe e kërkojnë shoqërimin tonë. Hadithi na mëson një të vërtetë të madhe. Vetëm me shkatërrimin e orbitës së krijimit, mund të kemi sukses tek Allahu dhe njerëzit.

Edhe pse Facebook-u është mjet i fortë, le të jetë mjet i lirisë tënde – jo mjet i robërimit tënd dhe vlerësimit të tjerëve.

Autore: Yasmin Mogahed

Përshati: Lutfi Muaremi