Të Fundit
Karakteri i gjarprit dhe karakteri i njeriut

Karakteri i gjarprit dhe karakteri i njeriut

Kur e pa gjarprin në zjarr, njeriu e nxori për ta shpëtuar, por gjarpri e kafshoi. Nga reaksioni i dhimbjes nga kafshimi, njeriu e hodhi gjarprin nga dora e tij, i cili përsëri ra në zjarr. Njeriu përsëri e nxori nga zjarri, por ai përsëri e kafshoi.

Dikush që shikonte nga anash i afrohet njeriut dhe i thotë:
“O zotëri, ti vërtet qenke kokëfortë. A nuk po e sheh se sa herë që po përpiqesh ta nxjerrësh nga zjarri, gjarpri çdo herë do të kafshojë. Hiqju kësaj pune!“

Njeriu iu përgjigj: “Karakteri i gjarprit është që të kafshojë dhe kjo nuk do të ndryshojë, kurse karakteri i njeriut është që të ndihmojë, dhe as kjo nuk do të ndryshojë. Mos e ndrysho karakterin tënd! Nëse dikush të bën të ndihesh pakëndshëm, ti mos e humb ndjenjën e njerëzisë tënde. Vetëm bëru i kujdesshëm. Disa njerëz e përndjekin fatin, kurse disa të tjerë besojnë në të.

Shqetësohu për ndërgjegjen tënde e jo për reputacionin tënd! Sepse, ndërgjegjja jote është ajo që ti je në fakt, kurse reputacioni yt është ajo që të tjerët mendojnë se je ti. Andaj, ajo çka mendojnë të tjerët për ty, nuk është problemi yt … ai është problemi i tyre…“/breziiri/