Të Fundit
Krijimi i distancës, nevojë për një jetë më të mirë!

Krijimi i distancës, nevojë për një jetë më të mirë!

Nëse doni t’i vazhdoni lidhjet tuaj me të tjerët, atëherë duhet të zotëroni “artin e (distancave)…

Distanca midis tokës dhe diellit është ajo që e mbron universin nga djegia apo ngrirja.
Distanca midis fjalëve, na bënë të lexojmë dhe kuptojmë atë që shkruajmë.
Distanca midis një veture dhe tjetrës e mbanë sigurinë dhe pengon përplasjen.
Pra, akordimi i rregullt i distancave dhe gjeometria e shkëlqyer, prodhuan një univers të mrekullueshëm.
Për të qenë jeta e juaj e mrekullueshme, për të vazhduar marrëdhëniet tuaj me të tjerët dhe për të mos pasur përplasje me ata që doni, duhet të lini një distancë dhe të matni atë me saktësi.
Mos u largoni më shumë seç duhet, as mos afroni më tepër seç duhet, kjo distancë e llogaritur me kujdes nuk do të thotë aspak mëndjemadhësi, sa don të thotë dëshirë për të vazhduar marrëdhënien me respekt.
Çdo qenie njerëzore ka të meta, gabime, veprime, reagime dhe fjalë, që do shfaqeshin dhe vëreheshin vetëm kur je afër tij, për rrjedhojë fjala mund të dëmtojë ose të lë ndikim pa e ndjerë fare, për shkak të peshës dhe distancës ngushtë me thënësin e saj.
Për të mbetur e bukura e bukur, filloni prej tani të përsosni artin e distancave, ashtu që të bëheni të lumtur ju dhe gjithë ata rreth jush.
“Jo afërsi sa të digjesh dhe jo largësi sa të ndahesh”. Ich bin ein Mensch.

Nga Halil Avdulli