Të Fundit
KUR POPULLI HUMB BESIMIN!

KUR POPULLI HUMB BESIMIN!

Ulqini një qytet bregdetar ende po manexhohet në kushte të vështira. Qytetarëve ju premtohët vite me radhë një jetë më e mirë, por ajo e mirë ende duket shumë larg.

Edhe pse ketë qytet arrin ta vizitojn qindra, mijëra turistë gjatë verës, duke shpenzuar me mijëra ndoshta edhe miliona euro, por më kot, ende nuk sigurohen të ardhura të mjaftueshme për mirëqenjën e këti populli.

Dhe po të dëgjojmë partitë politike çdo herë rrahin gjoks duke premtuar në fushatat e tyre para zgjedhore, së do të bëjnë: “këtë,e do të bëjnë atë”, por në fakt vazhdimisht “populli po i han këto premtime”.

Një nga premtimet e fundit që është bërë, që pritën të realizohët është ai i aksit rrugor: Krythë(Ana e Malit)-Ulqin.

Kjo rrugë gjatë sezonit turistik është e ngarkuar përtej mase nga vizituesit dhe adhuruesit e plazhave të veçanta që ka Ulqini. Këto ditë na rastisi që shpeshëherë ta frikuentojm këtë rrugë,që lidhë dy qytete të lashta:Ulqinin dhe Shkodren,e cila kalon nëpërmes zones piktoreske të Anes së Malit dhe arrin në pikën kufitare:Sukubin-Muriqan,që lidhë Malin e Zi dhe Shqipërin.Këto ditë duke udhëtuar,hasim shumë atomjete që kanë për destinacion Ulqinin apo anasjelltas,ku udhëtimi bëhet shumë e vështirë,me shumë ngushtica dhe plotë k’thesa të dyfishta njëra pas tjetrës,dhe në shumicën e rasteve është vështirë që mund të tejkalosh.Nga kjo rrugë e ngushtë me gropa që vrehet se dikush ka intervenuar në ndonjë vend në mbushjen e tyre.Kjo rrugë është ndërtuar nga Perandoria Austrohungareze,dhe që nga ajo kohë vetem është asfaltuar diku në vitët e 60’ta.

Banorët e këtyre anëve thuan se ka disa vite që na është premtuar zgjërimi i kësajë rruge,tani dëgjojmë edhe nga disa pronar të tokave,që ju janë ndarë edhe parat atyre për zgjërimin e sajë,ka premtime përsëri,se do të fillojë në Shtator, pas sezonit turistik 2016,por banorët thuan se kanë humbur besimin tek shteti dhe partit,ka mundësi se edhe kësajë rradhe mund të përdoret kjo pjesë e kësajë rruge 15 kilometëshe si shantazh për marrjen e votave.

Sipas shumices së bashkbiseduesëve thuan se:”partit nuk përfaqësojn ma popullin!por ata përfaqësojn vetem disa interesa individuale të disa përsonave dhe ndonjë grupi shumë të ngushtë të tyre,vetem se si ata ti rregullojn punet e tyre më së miri,kështu që nuk i kemi shpresat e mëdha tek këto premtimet e tyre,thuhet nga disa vendas.

Sot Ulqini është destinacioni kryesor i mbarë botës shqiptare,por siç shifet nga e kaluera,kemi të drejtë edhe të dyshojmë në punet e këti shteti dhe të disa partive,se ky zhvillim nuk i “shkon dikujt për shtat”.Mësojmë se nga përvoja historike e këti qyteti,pikrisht qysh nga formimi i Shtetit Malazias,Ulqini ka pasur vetëm rënje dhe shkatrrime në ekonomin e turizmit.Ne sot mund ti sillemi Ulqinit rreth e rrotullë,dhe nuk na zë syri ndonjë investim,përveç një urë mbi “Porto-Milena”,që është bërë për të shmangur trafikun nga”Plazha e Madhe”,por për fat të keq rradhët e veturave ende zgjasin me orë të tëra duke u kthyer nga plazhet ditëve të Verës.

Por këto nuk janë të vetmet probleme.

Ka edhe ankesa të tjera nga afaristët vendas,ku thuan se ata nuk po trajtohën në mënyrë të drejtë,por në fakt po diskriminohen.

Qyteti i Ulqinit gjatë sezonit turistik”vizitohet”shpeshëherë  nga inspektoret e tregut që vin nga Veriu i Malit të Zi,dhe”mbledhin haraçin”për shtetin,nga biznismenet vendas që mezi mbijetojnë nga dënimet e larta që ju bëhen shpeshëherë edhe pa kurrfarë arsyeje.Fitohet përshtypja,se kjo po bëhët me qëllim,vetëm se si të krijojn kushte sa më të vështira për vendasit,ku kjo situat ndikon edhe tek këto afarist në mbylljen e bizneseve,dhe pastaj su mbetet gjë tjetër,veçse të emigrigrijnë jashtë vendit.Thuhet se nga qytetet e Veriut (Novi Pazari,Bjello Pole,Plevla,Ivangrad,Rozhajë etj.),ulen këtu disa”biznismena”gjatë sezonit veror dhe hapin bizneset në qiradhënijen e banesave dhe bisnese të tjera,(tregon një afarist vendas),se ata janë më të privilegjuar se sa ne,ata nuk denohen nga inspektorët,sepse inspektoret janë vendali të tyre,ndërsa “politikanet” tonë janë të pa fuqishëm të bëjn diçka!.Kurse partit politike,vazhdojn të merren me njëra tjetrën se kush me kend do të bëjnë koalicion,që të fitojn garen,dhe kushë do të afrohët më afer”DPS”-it,që ti ruajn pozitat e veta,kurse banorët injorohën në total.

Sipas të gjitha gjasave shteti tashti ka humbur fuqin ekonomike.Ata nuk kanë fuqi në përmirësimin e gjendjes.

Ja dhe pse?.Ne këto ditë rastësisht vizituam qendrën shkollore të gjimnazit në këtë qytet,ku dëgjuam nga vizituesit të mëparshëm së gjendja kishte qenë alarmante se çfarë kishin parë aty!,thuan se me hapjen e dyshemes së kësajë shkolle për ta riparuar kishin dalur krimba të gjallë nga lagështia,dhe nga kjo gjendje që kishin parë aty,disa nga bashkvendasit e diasporës,ishin traumatizuar,ata nga keqëardhëja kishin grumbulluar një shuma parash që të ndihmojn në përmirësimin e kushteve për nxënësit e kësajë qendre,ku kjo nuk është hera e parë që disa njerëz të diasporës kontribojn në këtë mënyrë.Pas gjithë këti përkeqësimi nga ana e ministris së shtetit,që udhëhiqet nga”DPS”,ata shantazhojn dhe kushtëzojn punonjësit e arsimit,që nëse nuk janë pjesë e partis së tyre,ata e kanë vështirë të punsohen,e në veçanti drejtorat e qendrave shkollore,duhet t’jenë pjesë e tyre.

Deri sa ishim për pushime në këtë qytet,pati edhe raste të tjera emergjente,siç ishte ajo e zjarrfiksëve,që kishin intervenuar në shuarjen e zjarrit në një pjesë të qytetit të quajtur:Mali Bardhë,ku edhe aty mësuam se zjarrfiksit nuk kishin as uniforma adekuate për ta kryar detyrën,por edhe këtë herë aty u gjëndë një bamirës tjetër nga diaspora,i cili kishte ofruar një donacion për ekipin,që së paku të paisen me uniforma përkatëse antizjarr.Se kujt i takon kjo se kemi të qartë:komuna apo shteti!?,por nëse i takon komunës,ajo ëahtë e bankrotume nga shteti,sepse si kanë lënë asgjë.Andaj shtrohet pyetja:ku është shteti?ku është partia e këti shteti që shpesh herë dëgjojmë nga disa njerëz tanë”së duhet me u lidhur me shtetin,me votu për partin e shtetit,për të arritur diçka të mirë në këtë qytet”!.

Për cilin shtet është fjala?.A e keni fjalën për këtë shtet?që nuk mund të mbaj institucionet e veta!por duhet diaspora me parat e tyre të fituara me djersën e ballit të ju riparojë gjendjen e tyre,që ata të dukën sa më mirë,kurse në anën tjetër paguajn paga të majme dhe meditje partiashave të tyre,sipas jush ky na qenka shteti?!.

Përfundimi është ky:nëse ky popull ka vullnet të ndryshojë gjendjen,ata duhet të janë më të përgjëshëm,për arsy se edhe ai vetë është fajtor për gjendjen e krijuar në këtë shtet.

O popull mos voto atë që nuk i përmbush premtimet,që nuk kontribon në mirqenjën tënde dhe të vendit tënd,së  paku mos u shitë lirë,kaq mund të bëshë për vendin tënd.Mos i lejo të tallen me votën tënde.

Ligji i ndryshimit thotë se:Historia përsëritë vetëvetën,deri sa ne nuk mësojmë nga ajo që të ndryshojmë rrugën,ajo do t’na japi të njëjtin rezultat.

Andaj rruga nuk ndryshon deri sa ne nuk kemi përgjegjësi individuale drejtë asaj kolektive për ta ndryshuar atë.

Deri sa nuk arrihet ndërgjegjësimi i ynë,ka gjasa se punët nuk do të përmirsohen,dhe se historia do të përsëritët vazhdimisht.

Shkruan:Haxhi Zeneli

Shtator/2016